SHPËRNDAJE

Siç u vërtetua dhe nga fotoja më e famshme selfie, fotoja e Ellen DeGeneres, një faktor që të limiton gjatë pozimit për selfie është gjatësia e krahut.

Ky problem nuk ekziston në S.E.L.F.I.E. (Self Enhancing Live Feed Image Engine), një pasqyrë që ashtu siç edhe nga emri që ka do të thotë që është një pajisje që i fotografon dhe i rregullon fotot dhe më pas i poston në Twitter. Pajisja ka pasqyra nga të dyja anët dhe në të vërtetë mes këtyre pasqyrave ka një Mac Mini, një kamerë dhe drita LED.

Një program që njeh fytyrën e personit është instaluar në Mac dhe pasi programi njeh fytyrën, fillon procesi i fotografimit; dritat LED sinjalizojnë se kur është momenti i fotos.

Pasi bëhet fotoja, programi shton një logo dhe më pas e poston në Twitter. Edhe pse S.E.L.F.I.E. është një projekt eksperimental, nëpërmes iStrategyLabs mund të blini një pajisje të tillë. /ameble

[vimeo id=”90791484″ width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE