SHPËRNDAJE

PayPalNjë kërkesë e shumëpritur për shërbimin e pagesave PayPal nga kompanitë, sipërmarrësit dhe përkthyes të pavarur në Kosovë dhe Maqedoni, mund të realizohet në vitin 2014, të paktën kështu thonë burime nga PayPal të pranishëm në Kongresin Webit 2013.

Pagesat me PayPal në Kosovë dhe Maqedoni deri më tani janë realizuar nëpërmes fqinjëve mirëpo tani si duket kjo çështje e adresuar do të zgjidhet nga viti i ardhshëm. Përfaqësuesit e PayPal-it kanë thënë se për shkak të zgjerimit të tregut në Turqi, Rusi dhe disa vende tjera të mëdha në vitet e fundit, ka qenë një prej arsyeve pse nuk është marr një vendim për t’u zgjeruar në rajonin tonë, mirëpo gjërat janë gati për vitin e ardhshëm. “Ne e dimë se kjo është në tryezën e vendimmarrjes për vitin 2014”, ka konfirmuar një përfaqësues i shitjes për tregun turk për Digjitale.

Ndërsa për disa llogari të bllokuara të cilat për fat të keq kanë paratë e tyre në pozitë të vështirë për tu tërhequr, si duket kjo është një shans e mirë në kthimin e tyre, pasi që të ndodh prania apo zgjerimi në vitin 2014. Serbia dhe Shqipëria janë vendet fqinje të fundit ato në të cilat PayPal ishte zgjeruar. |ameble| |digjitale|

SHPËRNDAJE