SHPËRNDAJE

Youtube perditsimiAdhuruesit e videove do të ndihen të lumtur pas njoftimit se një përditësim i ri i YouTube-it për Android ka filluar të shfaqet në Google Play Store. Nëse nuk u është paraqitur ende atëherë do të vijë së shpejti. Përditësimi i përmirëson disa gabime dhe gjithashtu janë bërë disa ndryshime në ndërfaqen e përdoruesit.

Tani posedon dritare e shumëfishtë që ju mundëson të shikoni një video në një dritare ndërsa në dritaren tjetër të kërkoni ose të kaloni nëpër pamje tjera. Një tjetër ndryshim vizual është ikona e re e aplikacionit.

Ekziston edhe një stil tjetër i menysë, ju shfaqen sugjerime të videove gjatë rishikimit dhe mund të hapni udhëzues për të kontrolluar abonimet tuaja kudo në meny. HD dhe CC opsionet janë bartur nga këndi i majtë i videos në meny. Pra, nga të gjitha këto duket të jetë një ndryshim i mirë. |ameble|

SHPËRNDAJE