SHPËRNDAJE

Një opsion i ri në Instagram ka shtuar mundësinë për importimin e video klipeve e incizuara më parë nga pajisja juaj. Në një postim në blogun e kompanisë, Instagram ka detajuar ketë opsioni të ri, bashkë me mënyrën e manipulimit për iOS si dhe mbështetjen e videove për pajisje Android që posedojnë versionin Ice Cream Sandwich.

Instagram 4.1 perditesimi

Importimi i videove funksionon siç është pritur, çfarëdo klipi që posedoni në pajisjen tuaj mund të përdoret për ngarkim (upload) në Instagram. Pasi të zgjidhni videon nga pajisja juaj, atëherë mund të përdorni mjetet e Instagram-it për ta shkurtuar pjesën e videos që dëshironi. Përveç kësaj, përditësimi i ri ju ofron edhe mundësi tjera.

Instagram thotë se nëse dëshironi ti keni këto përditësime atëherë kontrolloni dyqanet online përkatëse (Google Play, Appstore) për të parë nëse është në dispozicion për ju apo jo. |ameble|

SHPËRNDAJE