SHPËRNDAJE

Përditësimi i shumë pritur Lumia Black ka filluar të shpërndahet në tërë botën. Smartphone-t e parë të Nokias që do të marrin këtë përditësim janë Lumia 1020 dhe Lumia 925. Modelet e tjera të Nokias do të pranojnë përditësimin në javët e ardhshme.

Përditësimi i Nokia Lumia Black sjell një mori të përparësive të pa-para më parë në pajisjet Nokia, duke ofruar mundësinë për organizimin e aplikacioneve nëpër folderë, përmjesimin e pamjes së ekranit, mbështetjen për Bluetooth 4.0, Nokia Beamer, mundësinë që të bëhen fotot “preview” para se të nxirren, e shumë gjëra të tjera. Për pajisjet me më së paku 1GB RAM, mundësohet shpërndarja e dokumenteve dhe llojeve të ndryshme të fajllave me përmbajtje multimediale.

Për më shumë, ky përditësim pritet që të përmjesojë edhe kualitetin e imazheve të kamerës, sidomos në pajisjen Nokia Lumia 1020. Për më shumë shikoni videon zyrtare të Nokia-s ku është publikuar përditësimi Lumia Black.

[youtube id=”JzxSo-pI-YE” width=”600″ height=”350″]

\ameble