SHPËRNDAJE

përdor laserin shpëto drunjëtHulumtimet e fundit që vijnë nga Universiteti i Kembrixh-it për të ashtuquajturit jo-printer laser-ik do të mundësojnë largimin ngjyrës nga letrat e përdorura më parë në mënyrë që ajo të përdorët përsëri.

Dr. Julian Allwood, Drejtues i grupit të materialeve të përpunimit me karbon të ulët në Universitetin e Kembrixh-it, dhe David Leal-Ayala, student PhD në këtë grup, testuan largimin e ngjyrës nga letra duke përdorur shumëllojshmëri të laserëve.

Rezultatet treguan se ngjyra mund të largohet në mënyrë efektive pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në letër, duke lejuar që letra të përdorët përsëri në vend që të hedhet, copëtuar ose dërguar në ndonjë fabrikë të riciklimit. Pas eksperimenteve të shumta ajo u gjet me pulset prej 4-ns me një gjatësi valore prej 532 nm, ku (drita e gjelbër) funksionoi më së miri. Implikimet e studimit përpos punës gjithashtu shtrihen edhe në ruajtjen e pyjeve. Tash është një mundësi reale për reduktimin e përdorimit të pemëve për procesin e krijimit të letrës ku ripërdorimi i letrës përveç kësaj mund te zvogëloj gjithashtu deri në 50-80 % lëshimin e karbonit gjatë procesit të riciklimit. |Elektor| |Cambridge University[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE