SHPËRNDAJE

Java që e lamë pas karakterizohet me shumë risi nga fusha të ndryshme të teknologjisë nga të cilat do të veçojmë gjërat më interesante. Kjo javë fillon me datëlindjen e kompakt diskut të parë komercial të publikuar 30 vite më parë nga Billy Joel’s “52nd Street”. Më pastaj veçohet gara në mes të Samsung Galaxy S3 dhe iPhone5 ku më në fund iPhone 5 del fitimtar. Është fjala për 3 teste të hedhjes: “Nxjerrja nga xhepi”, “Hedhja nga lartësia e gjoksit” dhe  “Hedhja duke folur nga lartësia e veshit”. Pas përfundimit të testit të hedhjes, iPhone 5 del fitimtar me disa gërvishtje të vogla kundrejt Galaxy S3 të cilit shtresa mbrojtëse e ekranit i pëlcet anash, por ekrani është ende funksional. Për derisa një pjesë e shfrytëzuesve mund të jenë të kënaqur me këtë test, në anën tjetër fillon përsëri një zemërim ndaj iPhone 5. Është fjala për kamerën digjitale me të cilën fotot që nxjerrën po marrin një nuancë të tepruar të ngjyrës vjollcë.

Në anën tjetër, kompania Microsoft ka deklaruar se nuk do të përfundojë mbështetja për Windows Server 2008 deri në vitin 2015.  Data e paraparë për përfundimin e mbështetjes për Windowds Server 2008 ishte planifikuar deri më 9 korrik 2013. Me këtë vendim për mbështetje, Microsoft mundëson klientëve edhe 2 vite shtesë për të planifikuar migrimin e tyre në sistemet e  reja të Windows Server. Microsoft po ashtu ka filluar parapërgatitjet për ngjarjet ku do të publikohen zyrtarisht Windows 8 dhe Windows Phone 8.

Një video reklamë tjetër interesante është publikuar nga rrjeti social Facebook ditën kur ka shënuar 1 miliard përdorues aktiv mujor, këtu pikërisht Facebook krahason veten me karrigë.

Panairi ITTF që organizohet dy hër në vit, është hapur nga data 03 – 05 tetor. Ky panairi është i  8-të me radhë i Teknologjisë Informative, Telekomunikacionit, Elektronikës dhe Grafikës i cili është mbajtur në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.  Përveç ekspozimeve të produkteve nga sektori të IT-së dhe Elektronikës, janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera duke përfshirë takime, seminare dhe prezantime. Ameble ka bërë një përmbledhje të shkurtër të përshtypjeve nga ky Panair.

Edhe kjo javë karakterizohet me publikimin e shumë pajisjeve të reja nga fushat e ndryshme të teknologjisë. HTC ka prezantuar smartphone-in e ri HTC One X+. Kompania Logitech të mërkurën ka lansuar Telepilotin e ri me prekje. Acer ka bërë një rifreskim në linjën e produkteve të tyre Aspire Ultrabooks (Laptop superior) për 3 modele të reja me Sistem Operativ Windows 8 dhe ekranin me prekje full HD. Panasonic është në përfundim e sipër të prodhimit masiv të video projektorit laserik profesional më të hollë në botë. Firma jo shumë e njohur për ne Adapteva prezantoj në XBIT LABS mostrën e çipit RISC 64 bërthamor SLP (Super Low-Power). Pa kaluar ende një muaj që nga prezentimi i iPhone 5 tani më kanë nisur thashethëmet tjera për produktin tjetër nga Apple. Këtë herë bëhet fjalë për iPad Mini. Google është duke përgaditur dy versione të reja të Nexus 7 qe pritet të jenë më të hollë dhe do të përdorin LCD panelet ku një nga modelet do të kushtoj 99.99 $.

Në rubrikën edutek që është dedikuar për edukim, është shpjeguar se si mund të krijohet një QR-Code nëpermes Smartphone-ve më sistem operativ Android.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE