SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Pajisjet e reja

LG G Flex 2. Jemi vetëm një muaj larg nga ngjarja Consumer Electronics Show 2015 që do të thotë se kanë filluar të dëgjohen thashethemet në lidhje me produktet që pritet të prezantohen në ketë ngjarje. Thashethemet e para janë se LG pritet të shfaq modelin e ardhshëm të smartphone-it të lakuar/fleksibil në Las Vegas. Fjala është për LG G Flex 2 i cili është gati për prezantim në ketë ngjarje.

HTC One M9. Përderisa po i afrohem fundvitit dhe ngjarjeve të rëndësishme për teknologji, thashethemet dhe spekulimet për pajisje të reja sa vijnë e shtohen. Disa prej këtyre pajisjeve janë paralajmëruar të prezantohen në javën e parë të janarit, në ngjarjen CES 2015. Një raport nga Kina ka shfaqur disa karakteristika për modelin e ardhshëm HTC One M9, një nga seritë e modeleve që është pëlqyer shumë nga përdoruesit. Sipas këtij raporti HTC One M9 vjen me ekran 5.5-inç dhe rezolucion 2560 × 1440 me procesorë Qualcomm Snapdragon 805 dhe 3GB RAM.

HTC-One-M9-Concept

Xbox One Smartwatch. Microsoft kohët e fundit ka lansuar pajisjen e re wearable, Microsoft Band, kurse tani thashethemet janë se kompania është duke punuar në një pajisje tjetër të ngjashme, Xbox One Smartwatch. Edhe kjo do të jetë e fokusuar në shëndetin dhe fitnesin, ky lajm vjen nga një furnizues aktual i Microsoft-it. Një udhëheqës i kompanisë Exertis (një nga furnizuesit e Microsoft-it) ka thënë se kompania ka në plan të nxjerr pajisje të tilla për vitin e ardhshëm.

Laptop HP Folio 1020. Edhe pse HP po mburret për përmasat e këtij laptopi, kjo nuk do të thotë që HP po konkuron drejtëpërdrejtë me Apple. Kompania tha se laptopi është i dizenjuar për t’u përdorur nga njerëzit e zyrave dhe biznesit. Laptopi ka një lexues për shenjat e gishtave dhe thuhet që ka kaluar me sukses testet e rënies në tokë nga lartësi mesatare. Laptopi ka specifika të pritshme për një laptop pune. Ka 8GB RAM, memorje të brendshme SSD 128 ose 256GB dhe një bateri që zgjat 9 orë. Procesori është Intel Core M, që do të thotë që laptopi nuk ka ventilatorë për ta mbajtur në temperaturë optimale. Kjo do të thotë që pajisja do të jetë më pak e zhurmshme dhe me temperaturë normale, por gjithashtu duhet provuar dhe performanca që do të sjellë ky procesor.

iPhone 6 4 inç. Siç është e njohur, Apple ka lansuar dy modele të reja të iPhone 6 me madhësi të ndryshme të ekranit, 4,7 inç dhe 5.5 inç. Bazuar në disa thashetheme, si duket kompania Apple është duke punuar edhe në një model të ri të modelit iPhone 6 por me ekran më të vogël, 4 inç, i cili pritet të lanoshet në 2015.

Lenovo Smartphone K3 Music Lemon.Lenovo ka lanusar një smartphone të ri në Kinë i quajtur Lenovo K3 Music Lemon. K3 Music Lemon nga Lenovo vjen me ekranin e plotë HD 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i  përkrahur nga procesori 4-bërthamor 64 BIT 1.2GHz nga Qualcomm Snapdragon 410, 1GB RAM memorie si dhe ka të integruar 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës.

Aplikacione dhe Softuer

Google publikon listën e aplikacioneve më të mira të 2014. Pas hyrjes në muajin e fundit të vitit 2014, shumë prej nesh po mendojnë për festat e fundvitit. Ne njerëzit e botës së teknologjisë mendojmë gjithashtu dhe për top listat e 2014. Google ka menduar të njëjtën gjë dhe ka prezantuar listën e aplikacioneve më të mira të 2014. Në Google Play Store ju mund të shikoni faqen Best Apps of 2014.

Untitled

Microsoft blen aplikacionin për email-a “Acompli”. Microsoft ka konfirmuar se ka blerë Acompli, një aplikacion tanimë i njohur i cili është dizajnuar për të mbështetur email-at e Outlook-ut si dhe shërbime tjera për Android dhe iOS. Nuk është dhënë asnjë informatë se sa ka paguar Microsoft për ketë aplikacion, mirëpo Re/code ka raportuar se mund të jetë më shumë se 200 milionë dollarë. Ky produkt i ri vetëm 18 muajsh, përshtatet mirë në strategjitë e Microsoft-it dhe në shërbimet e tyre që përdoren nga platformat tjera.

Gmail sjellë si opsion ndryshimin e dokumenteve të Office-it drejtpërdrejt nga shfletuesiGmail ka sjellë si opsion ndryshimin e dokumenteve të Microsoft Office-it, duke i dhënë përdoruesve të Gmail-it mundësi për të hapur dhe edituar file-at si Word, Excel dhe Powerpoint brenda shfletuesit të tyre Chrome me vetëm një klik. “Ne si përdorues të dokumenteve, e kuptojmë se nganjëherë vërtet është e nevojshme të punojnë drejtpërdrejt në file, kështu që për ketë arsye kemi bërë ketë përditësim për ju,” ka shpjeguar udhëheqësi i Google-it në një post të tij në Google+. “Tani është edhe më e lehtë për ju për të edituar file-a të Office-it ku shpesh ju vijnë të bashkangjitur në një email.”

Lajme të tjera

Ja si do të duket tregu i smartphone-ve në vitin 2018? Një raport i ri nga International Data Corporation (IDC) ka shpjeguar se si përfitimet e smartphone-ve mund të bijën gjatë katër viteve të ardhshme, madje edhe nëse shitjet vazhdojnë të rriten. Ky hulumtim i cili përpiqet të parashikoj atë se si do të duket tregu i smartphone-ve në vitin 2018, ofron një pasqyrë se si mund të ndryshojnë gjërat këto vite. Kur është fjala për luftën e vazhdueshme të sistemit operativ në mes Apple-it dhe Google-it, kjo nuk do të ndryshojë shumë, të paktën sipas IDC-së. Android deri në vitin 2018 pritet të dominojë në 80% të tregut dhe 60% të përfitimeve nga pajisjet mobile, ndërsa Apple do të mbetet në 13% të pajisjeve dhe 34% në përfitime. Raporti shton se është e pamundur që ndonjë sistem i ri operativ do të mund të konkurroj me këto të dyja, pa ofruar “ndonjë ndryshim radikal”, e që kjo nuk parashikohet nga platforma e Microsoft Windows-it, që posedon vetëm 2.7% të tregut të smartphone-ve, e që mund të rritet deri në 5.6% nga 2018-ta.

IDC Smartphone report  (2)Tommy Hilfiger lanson xhaketa me panele solare. Tommy Hilfiger është një markë e njohur për sa i përket rrobave, por kësaj radhe ata po përpiqen të bëjnë bashkë modën dhe teknologjinë. Kompania kohët e fundit është bashkuar me prodhuesin e paneleve solare Pvilion dhe kanë lansuar një xhaketë. Xhaketa është e prodhuar për të dy gjinitë, një model për meshkuj dhe një për femra. Xhaketat vijnë me panele solare të instaluara përbrenda, ku përdoruesve u mundësohet të mbushin pajisjet mobile të tyre më bateri.

Deri javën tjetër ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE