SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Si gjithnjë përmbledhja e të rejave nga teknologjia pason nga ana jonë çdo fundjavë. Për ata që nuk kanë pasur mundësi ti përcjellin, të gjitha janë paraqitur në vijim.

Përmbledhjen po e fillojmë me një video praktike të smartphone-it Samasung Galaxy S4 të realizuar gjatë javës, me ç’ rast kemi prezantuar disa mundësi dhe funksione që ofron ky smartphone.

[youtube id=”gXiSnBK-Tn0″ width=”600″ height=”350″]

Të kthehemi tek ngjarjet e kësaj jave rreth të rejave në teknologji.

Smartphone dhe Tablet

Samsung Galaxy MemoNë adresë të Sammobile kanë arritur disa foto bashkë me specifikat e një tjetër smartphone-i të ardhshëm Android nga Samsung, i koduar si Samsung Galaxy Memo, mirëpo që në dizajn duket krejt i ngjashëm sikur të gjitha modelet e serisë Galaxy. Samsung Galaxy Memo është përfolur të vijë me ekran të plotë HD 4.5 inç dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë, pajisja mund të shfaqet më procesorë 4-bërthamor 1.4GHz.

HP zbulon planet për një smartphone të ri. Në një intervistë të dhënë kohëve të fundit, Drejtor i lartë i HP-së për konsumin e PC-ve dhe tabletve ka thënë se kompania është duke punuar në një smartphone të ri dhe se ajo shpreson të ofrojë një “përvojë të diferencuar”, duke u përqendruar më shumë vëmendjen e saj në linjën e tabletve, laptopve dhe të kompjuterve“all in one”.

Motorola Mobility të martën ka publikuar një reklamë të re për smartphone-in e tyre të ardhshëm Moto X.

Aplikacione / Softuer

Facebook 5.0 Windows Phone 8Lansohet aplikacioni Facebook 5.0 për Windows Phone 8. Facebook ka lëshuar një version të ri të aplikacionit Facebook celular për platformën Microsoft Windows Phone 8, i cili vjen me një varg veçorish të reja. Ky përditësim i madh sjell shumë tipare të reja dhe përmirësime duke përfshirë një ri-dizajn të plotë të ndërfaqes së përdoruesit, navigacion të përmirësuar, mbështetje për foto, ndarjen e mesazheve,

Aplikacioni Mega tani në dispozicion për Android. Shërbimi Cloud (për ruajtjen e të dhënave në internet) Mega nga Kim Dotcom tani ka lansuar një version të ri për platformën mobile Android, ata gjithashtu kanë informuar se janë duke punuar edhe për platformën iOS dhe Windows Phone.

Informata, Biznese, Kuriozitete

Nga fillimi i Qershorit, Apple ndryshon prodhuesin e çipave, pasi që kompania ka nënshkruar një marrëveshje me TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing) që rezulton të marrë përsipër disa nga prodhimet e çipave për Apple nga viti 2014. Deri më tani Samsung kishte bërë prodhimin e çipave për Apple.

Kompania Zynga të hënën ka njoftuar për emërimin e Don Mattrick si Drejtor Ekzekutiv të saj të ri që pritet të filloj nga 8 Korriku, i cili më parë ka punuar si udhëheqës për Interactive Entertainment Business në kompaninë Microsoft.

Yahoo XobniSi duket kompania Yahoo është duke përgatitur ndonjë strategji pasi që gjatë javës ka blerë dy kompani, kompaninë Qwiki, e cila ofron shërbime të cilat iu mundësojnë përdoruesve të bëjnë video montazh dhe kompaninë Xobni që merret me menaxhimin e kontakteve.

Përveç Yahoo –së, edhe Samsung ka filluar të shpenzonte para në blerje të një kompanie. Është fjala për kompaninë Boxee e cila ka filluar si një kompani që ofronte shërbime softuerike, duke u ngritur më pastaj nga një kompani softuerike në atë harduerike nga koha kur filloi me shitjen e pajisjeve Boxee TV set-top box.

Apple feston 5 vjetorin e AppStore-it. Apple këto ditë ka publikuar një poster në formën e Timeline-it duke paraqitur historinë e dyqanit të tyre online AppStore dhe duke shënuar kështu 5 vjetorin e tij. Marketplace për iOS ka filluar në vitin 2007.

Lajme Lokale

Me datën 9 Korrik në zyrat e Innovation Centre Kosovo (ICK) do të mbahet një ligjëratë “Massive Open Online Courses (MOOCs)” nga Armend Tahirsylaj, i cili vjen tek ne nga SHBA-të.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë dhe qëndroni me ne. |ameble|

SHPËRNDAJE