SHPËRNDAJE

Permledhja javore banner 1

Është e Diele dhe është koha për përmbledhjen javore të gjërave më interesante nga teknologjia të prezantuara gjatë javës. Andaj, për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë ndani pak minuta kohë dhe informohuni, ndërsa për ata që vazhdimisht janë duke na përcjellë një rifreskim.

Lajmi i vitit

Kosova Prefiksi +384Padyshim, lajmi i javës do të jetë edhe lajmi i vitit për vendin tonë. Më në fund edhe shteti jonë nga tani do të identifikohet me kodin e ri telefonik +384. Zyra e Bashkimit Evropian si sponsor kryesor i bisedimeve që nga fillimi për ketë çështje, u ka dorëzuar autoriteteve tona raportin pozitivë i përbërë nga 17 faqe, i cili sqaron së është pranuar kodi telefonik për Kosovën. Në ketë raport i nënshkruar nga ITU, në faqen e parë ceket së prefiksi +384 është kodi i ri telefonik i Republikës se Kosovës. Ky raport është dorëzuar tek Qeveria e Kosovës me 1 Prill (ditën e gënjeshtrave). Pra, me qenë se ky lajm është publikuar në ditën e gënjeshtrave, le te mbetet si lajm i ditës së gënjeshtrave dhe vazhdojmë me përmbledhjen javore :).

Edutek

Rubrika Edutek, është pasuruar edhe me një material shumë interesant. A jeni të interesuar të mësoni të programoni? Nëse po, atëherë nëpërmjet këtij materiali “Mëso programimin falas nga këto 10 resurse online” ju mund të arrini një gjë të tillë.

Të rejat nga bota e smartphone-ve

Samsung Galaxy S4 MiniShtohen thashethemet e mëhershme në lidhje me përgatitjet e Samsung-ut për të nxjerrë versionin e vogël të smartphone-it Galaxy S4 të quajtur Galaxy S4 Mini. Ky smartphone pritet të shfaqet me ngjyrë të zezë dhe të bardhë si dhe në dy mundësi të përdorimit për kartelat SIM, atë me një SIM dhe Dual-SIM.

 

Bashkë më Facebook Home, HTC ka prezantuar smartphone-in e tyre të ri HTC First, një smartphone i krijuar posaçërisht për përdoruesit e Facebook-ut me ndërfaqen Facebook Home. Ai do të jetë në dispozicion nga data 12 Prill me çmim për 99 $ (me kontratë 2-vjeçare nga AT&T). Përveç HTC First, HTC në heshtje ka lansuar dy smartphone të ri të serisë Desire, dy prej të cilëve tani janë të listuar në faqen e internetit të kompanisë Taiwanese HTC dhe shumë shpejt pritet të prezantohet edhe në vendet tjera. Është fjala për HTC Desire P dhe Desire Q.

Nokia në serinë e saj të smartphone-ve Lumia ka vendosur ta shtoj edhe një model tjetër me Windows Phone 8, Nokia Lumia “Catwalk”, një smartphone i cili pritet të lansohet të mërkurën me datën 15 Maj në Londër.

Duke u bazuar në disa thashetheme, disa ditë më parë kemi thënë se iPhone 5S mund të lansohet me 20 Qershor, ndërsa tani janë shfaqur edhe disa fotografi interesante që tregojnë se si do të duket prototipi i këtij smartphone-i.

Informata, Biznese, Kuriozitete

Windows-Bluemun te thirret Windows-8_1Versioni i ardhshëm i sistemit operativ Windows nuk do të quhet Windows 9, siç ishte raportuar më herët. Sipas ZDNet, sistemit operativ, i cili aktualisht po thirret si Windows Blue, do të vijë në treg gjatë kësaj vere si përditësim Windows 8.1 dhe Windows RT 8.1.

Thashethemet e fundit thonë se Google është duke punuar në një laptop me platformën Android që pritet të dalë gjatë këtij viti. Nuk ka shumë informacione për sa i përket kësaj mirëpo kjo pajisje e veçantë është thënë të jetë truri i vogël i Sundar Pichai, i cili për një kohë të gjatë ka udhëhequr sektorin e Google Chrome.

Mozilla ka publikuar versionin e ri të serisë së shfletuesit ueb Firefox 20. Përveç përmirësimeve të privatësisë tek versioni Desktop, ata gjithashtu kanë futur një menaxher për shkarkime. Ky menaxher për shkarkime u mundëson përdoruesve për të monitoruar të gjitha shkarkimet pa pasur nevojë të kalohet në një dritare tjetër. Këto versione janë në dispozicion nga tani dhe mund të shkarkohen nga linkat e dhënë me poshtë.

SkypeSkype ka njoftuar se përdoruesit e tyre në bisedë me njëri-tjetrin kalojnë 2 miliard minuta brenda një ditë të plotë, që është e barabartë me mbi 33 milion orë ose 3805 vjet, cilado llogaritje e kohës duket të jetë marramendëse. Në këto 2 miliardë minuta brenda ditës nuk është vetëm llogaritja e thirrjeve telefonike nëpërmes internetit, këtu është kombinimi i thirrjeve me video, biseda grupore dhe mesazhe chat nëpërmes të gjitha versioneve të softuerëve të tyre duke përfshirë PC, smartphone, tablet dhe Smart TV.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë dhe qëndroni me ne. |ameble|

 

SHPËRNDAJE