Permbledhja javore post

Edhe pse jashtë po bën ftoftë, brenda me ngrohjet qe i kemi ndezur në maksimum, ne si çdo javë tjetër kemi përmbledhur gjërat më interesante nga bota e teknologjisë që kanë ndodhur gjatë kësaj jave.

Një prej publikimeve që e veçon këtë javë është vlerësimi i plotë me tekst i smartphone-it HTC One. HTC One që është prezantuar në muajin Shkurt të këtij viti, është një smartphone me platformën Android që pas tij si modele me dizajn të njëjtë janë prodhuar edhe dy smartphone, HTC One Mini dhe HTC One Max.

HTC One Pjesa e siperme 3

Disa nga karakteristikat kryesore të HTC One origjinal janë ekrani i plotë me definicion të lartë 1080p, 4.7 inç Super LCD3 i mbrojtur nga Corning Gorilla Glass 2, procesori i fuqishëm 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 600 1.7 GHz Krait 300, 2 GB RAM si dhe memoria e brendshme 32 ose  64 GB. Për detaje më shumë se çfarë posedon dhe si funksionon kjo pajisje, mund të lexoni artikullin e plotë si dhe mund të shihni videon në kanalin tonë në Youtube.

Përveç vlerësimit të HTC One ketë javë kemi publikuar edhe një video në të cilën kemi paraqitur evoluimin ndër vite të Sony PlayStation:

[youtube id=”xhfU3OoO1Lo” width=”600″ height=”350″]

Të reja

Shërbimi Instagram, u ka dërguar ftesë disa medieve të caktuara duke i ftuar ata për të përcjellë ngjarjen “share a moment” me themeluesin Kevin Systrom dhe ekipin e Instagram-it e cila është caktuar për datën 12 Dhjetor, dhe do të fillojë në ora 10 në Midtown Manhattan të New York-ut.

YotaPhone1 - amebleSmartphone-it YotaPhone, një pajisje që ofron dy ekrane, përpara me ekran normal kurse në anën e pasme e-Ink është lansuar gjatë kësaj jave dhe ka filluar të paraqitet në tregjet e disa vendeve të botës.

Ketë javë edhe kompania Acer ka prezantuar tabletin e ri masiv Acer Aspire Z3-600 me Windows 8 i ndërtuar me mbajtës (kickstand) dhe që mbanë çmimin 799 $.

Lajme

Smartphone-i Jolla me Sailfish OS i cili ka filluar shitjet nga muaji i kaluar, dhe është i përshtatshëm me aplikacione të Android-it ketë javë gjatë një interviste në një botim finlandez Talouselama, kryeshefi i Jolla-s, Tomi Pienimäki ka thënë se ka në plan t’u jap mundësinë përdoruesve që të instalojnë sistemin e tyre Sailfish edhe në pajisjet Android.

Grupi udhëheqës në FIFA është duke bërë përgatitjet për Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe kështu ka lansuar aplikacionin e ri për pajisjet iOS dhe Android. Fansat e futbollit do të kenë mundësi të shohin të rejat për 197 ligat e gjithë botes që mbulon qindra turne vendore dhe ndërkombëtare duke shfaqur orare, rezultate, lajme, udhëzime dhe profilet e ekipeve.

Topsy AppleKetë javë Apple ka bërë blerjen e shërbimit për kërkim Topsy, për mbi 200 milionë $, ka raportuar The Wall Street Journal, duke i dhënë të drejta në të dhënat e kompanisë që posedon statistika dhe analiza të rrjetit social Twitter.

Kompania Oppo ka dhënë datën zyrtare të lansimit dhe çmimet për smartphone-in N1, i cili vjen në dy modele njëri posedon sistemin Android me CyanogenMod kurse tjetri me sistemin e vet Color OS. Oppo N1 do të jenë në dispozicion duke filluar nga 10 Dhjetor në dy shtetet SHBA dhe Britani të Madhe për 599$ dhe 449 € të hapur (unlocked).

Google gjithashtu ka njoftuar se nga tani e tutje, përdoruesve ju mundësohet të shkarkojnë të dhënat e tyre nga shërbimi Gmail dhe Google Calendar. Secili përdorues do të ketë mundësinë për të shkarkuar të gjitha të dhënat ose të zgjedh për të shkarkuar pjesë të veçanta.

Bluetooth SIG kanë njoftuar për versionin e ri Bluetooth 4.1 i cili pritet të sjellë një sërë veçorish të reja. Ky version pritet të sjellë lidhje më të mirë, përmirësimin e transferimit të të dhënave dhe lidhjeve LTE.

Më ketë përmbledhje ju urojmë një vikend dhe javë të këndshme dhe si gjithmonë për çfarëdo komenti, sugjerimi apo edhe këshille ju lutem na shkruani pa hezitim.

Mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube|ameble|