Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Pajisje të reja

HTC Desire A55. Janë shfaqur disa informata për telefonin e ri nga HTC i koduar me emrin HTC Desire A55, dhe nëse specifikimet janë të sakta, atëherë kjo pajisje do jetë një pajisje shumë mbresëlënëse. Bazuar në informata aktuale, për HTC Desire A55 është thënë se ka një ekran 5.5 inç QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve i përkrahur nga procesori 8-bërthamor 64-bit nga Mediatek MT6795 me shpejtësi 2GHz dhe 3GB RAM memorie.

Raspberry Pi 2. Në vitin 2012 ishte lansuar modeli i parë i Raspberry Pi, një mini kompjuter me një kosto të ulët sot, pas 3 viteve, është lansuar edhe pasardhësi i tij Raspberry Pi 2 me çmim të njëjtë por me karakteristika harduerike më të mira. Raspberry Pi 2 ka të integruar një procesor me katër bërthama me shpejtësi prej 900 MHz, kartelën grafike me shpejtësi 250 MHz dhe 1 GB RAM memorie. Dallimi me modelin paraprak qëndron tek përmirësimi i harduerit duke u nisur nga procesori i cili ishte tek modeli i parë vetëm 700 MHZ. Kartela grafike te modeli i ri është më e mirë e cila mund të deshifrojë video të plota HD me shpejtësi 30 pamje në sekondë. Po ashtu është rritur edhe numri i USB portave nga dy në katër, ndërsa pjesët e tjera sikurse HDMI, porta microSD, porta Ethernet dhe porta për kufje janë mbet të njëjta.

Galaxy Note Edge me kristale Swarovski. Samsung ka lansuar modelin ekskluziv Samsung Galaxy Note Edge me kristale Swarovski i perbere nga rreth 1800 kristale Swarovski me shkëlqim në tërë pjesën e pasme të pajisjes. Krijimi i pajisjeve nga kristalet sikurse, kufjet, telefonat, laptopët, tabletet, orët madje edhe shishe shampanjë, është bërë një trend botëror të dezajnuar për grupit të caktuar të njerëzve të famshëm. Në video të më poshtme është prezantuar modeli i limituar i Galaxy Note Edge me kristale Swarovski.

Lava Iris X8. Vetëm një ditë pasi që u prezantua në faqen e internetit e-commerce Flipkart, Lava zyrtarisht njoftoi për lansimin e smartphone-it Iris  X8 me një çmim rreth 145$. Smartphone Iris X8 vjen me ekranin IPS 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori me 8 bërthama nga Mediatek me shpejtësi 1.4GHz dhe 2GB RAM memorie.

Ngjarje, Kompani dhe Kuriozite

Samsung dërgon ftesa për ngjarjen “ Samsung Galaxy Unpacked 2015″. Sipas thashethemeve, për Samsung është thënë se do të prezantoj modelin e smartphone-it të ardhshëm Galaxy S6 në ngjarjen MWC 2015. Sigurisht se këto thashetheme tani po dalin të janë të vërteta, për arsye se Samsung ka filluar të dërgoj ftesa për ngjarjen “ Samsung Galaxy Unpacked 2015″ që do të mbahet me 1 Mars në Barcelonë. Theksi i veçantë i është dhen dizajnit të ftesës e cila pak a shumë tregon se modeli i ri Galaxy S6 do të jetë i lakuar, ngjashëm me modelin Galaxy Edge. Sipas një raporti të fundit nga Business Insider, të publikuar më herët, është thënë se Samsung do të prezanton dy versione të modelit të ri të serisë Galaxy, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.

Samsung 2015 Invitation

Moto X (2014) merr 1 milionë para-porosi në Kinë. Javën e kaluar, Motorola zyrtarisht filloi të marrë para-porosi për modelin Moto X (2014) në Kinë, pasi që bëri një ri-lansim të këtij modeli në tregun e Kinës. Para-porosit të fundit të modelit Moto në Kinë ishin më 27 Janar, ndërsa pas 4 ditësh si duket ky model është bërë hit në Kinë, duke shtuar numrin e para-porosive në 1 milionë. Politika e para-porosive në Kinë dallon nga ajo e vendeve të tjera, për arsyeje  se në Kinë, blerësit potencial nuk kanë nevojë të bëjnë ndonjë pagesë për pajisje gjatë porosive, që është dallim i madh krahas vendeve të tjera. Pagesa bëhet vetëm atëherë kur pajisja arrin në stoqe.

Facebook, “Urime Ditëlindja e 11-të”. 11 vite më parë, me datën 4 Shkurt, ish-studenti i Universitetit Harvard, Mark Zuckenberg dhe katër shokët e tij, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, krijuan një rrjet i dedikuar për studentët e këtij Universiteti me qëllim të komunikimit dhe shkëmbimit të informatave. Anëtarësimi në këtë rrjet fillimisht ishte i kufizuar nga themeluesit, dhe shërbente vetëm për studentët e Harvardit, por më pastaj ai u zgjerua në kolegje të tjera në zonën e Bostonit dhe Universitetin e Stanfordit.

Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble