Sot është e diel dhe është dita e përmbledhjes së gjërave më interesante nga bota e teknologjisë të paraqitura gjatë kësaj jave nga portali jonë.

Java që e lamë pas ishte shume atraktive, me shumë të reja nga bota e teknologjisë. Një prej ngjarjeve që e veçon këtë javë është padyshim video vlerësimi për përditësimin e Jelly Bean në Sasmung Galaxy S3, i bërë nga ekipi i portalit tonë. Për më shumë se çfarë ka sjell përditësimi në fjalë, mund të informoheni nga kanali ynë në youtube.

Kompanitë gjigante të teknologjisë edhe këtë javë nuk kanë të ndalur në prezantimin e pajisjeve dhe softuerëve të ndryshëm. iPhone 5, iPad 4 dhe mini iPad nga dhjetori do të paraqiten edhe në tregun Kinez ndërsa iPhone 5 edhe në 50 vende të tjera, zgjerohet tregu për Acer C7 Chromebook, sipas Sammobile Samsung Galaxy S4 pritet të lansohet në prill të viti 2013 ekrani i të cilit duke u bazuar në thashetheme mund të jetë elastikSony njofton për “Sony Xperia E” me Android si dhe lanson dy mbushësa baterie, CP-F1L dhe CP-F2L, HTC prezanton HTC Butterfly versionin ndërkombëtar, smartphone-i Kinez Oppo Find 5 publikon çmimin e shitjes për 499 $, Mushkin shfaq diskun 480GB mSATA SSD, Office 2013 tani në dispozicion për konsumatorët e biznesit, Bing Maps përditësohet me 121TB imazhe satelitore, Google blen kompaninë kanadeze BufferBox si dhe publikon versionin Gmail 4.2 për AndroidAngry Birds përditësohet me sezona të dimrit, ndërsa Facebook është përfolur së është në fazën e bisedimeve për ta blerë aplikacionin Whatsapp.

Më 8 Dhjetor në Teatrin ODA në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, është mbajtur BarCamp-i nga ora 17.00h deri 19.30h. BarCamp është një konferencë informale që ka si qëllim krijimin e komuniteteve profesionale dhe krijuese lokale nëpërmjet rrjetëzimit social online, ashtu sikur se edhe offline.

Video e famshme “Charile bit my finger” shënon rekord në YouTube, mbi 500 milion klikime. Një lajmë po ashtu interesant që ka të bëj me një aeroplan i cili synon të fluturoj rreth botës pa karburant për më shumë se 24 orë dhe fotografia e parë e marr nga teleskopi i ri mund të shikoni duke klikuar mbi këtë link.

Për festat e fund vitit, Sprint vjen me oferta joshëse. Ajo çfarë përflitet është se operatori Sprint Nextel që nga datat 7-24 Dhjetor 2012 do të lansoj ofertën speciale për konsumatorët në SHBA, kjo ofertë do të quhet “Blej një dhe merr tjetrin falas” që nënkupton se kushdo që bën kontratë për t’u lidhur me Sprint dhe blen njërin nga telefonat e Samsung Galaxy (SIII, SII apo Galaxy Victory) mund të marr falas edhe një smartphone të tillë sikur ai të cilin do ta paguaj.

Rubrika edutek si çdo javë është pasuruar edhe me një udhëzim se si t’i ndaloni “ads” reklamat në Android.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]