SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

 

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Smartphone

HTC Desire 310HTCHTC Desire 310 është lansuar në Kinë. HTC Desire 310 ka ekranin 3.5 inç i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.3 GHz dhe vetëm 512 MB RAM memorie.

Përveç lansimit të modelit Desire 310, HTC ka postuar edhe një foto ngacmuese në Twitter duke përkujtuar kështu ngjarjen e tyre të paralajmëruar për shtyp e cila to të  mbahet me 25 Mars në New York të Amerikës. Kjo është data kur HTC ka premtuar se do të njoftojë për pasardhësin e smartphone-it të tyre HTC One, që besohet të jetë HTC One+ ose “All New One.”

Oppo. Smartphone-i Oppo Find 7 po përgatitet të prezantohet në një ngjarje për shtyp që do të mbahet me datën 19 Mars në Pekin dhe paraprakisht në internet është shfaqur një foto e cila si duket është kapur me kamerën e këtij smartphone-i. Sipas të dhënave EXIF që shoqërohen me detajet e fotos, Oppo Find 7 do të vijë me kamerë masive 50 megapikselë, sigurisht se kjo ende nuk është konfirmuar nga Oppo.

Samsung. Samsung kishte publikuar një video zyrtare për modelin e ri Galaxy S5 me ç’ rast është bërë edhe njoftimin për mundësit dhe funksionet e modelit të ri.

[youtube id=”-XseHZyvGtg” width=”600″ height=”350″]

LGLG G Flex shpallet telefoni më dizajnin më të mirë në botë. Që nga viti 1954 organizata iF “Product Design Award” për çdo vit ndan çmimet për produktet me dizajnin dhe përformancen më të mirë. Këtë vit smartphone LG G Flex ka arritur që të rrëmbej këtë çmim, duke konkurruar në mesin e shumë produkteve të njohura.

Lajme të tjera

Mbrojtësi Wello për iPhone që kujdeset për shëndetin tuaj. Një mbrojtës i ri për iPhone jo vetëm që kujdeset për mbrojtën e telefonit tuaj por edhe për shëndetin tuaj. I prodhuar nga kompania Azoi dhe i quajtur “Wello” ky mbrojtës ka të integruar senzorët për të regjistruar shtypjen e gjakut, pulsin e zemrës, temperaturën e trupit, nivelin e oksigjenit në gjak dhe mund të pranojë ECG valët impulsive.

Sony ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4.  Sony ka njoftuar se deri me datën 2 Mars, ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4. Prej ditës së lansimit 15 Nëntor 2013 kjo pajisje tani është në dispozicion në 57 vende të botës. Kjo shifër përfshinë edhe 370.000 njësi që janë shitur vetëm në vendin e tyre ku edhe janë prodhuar, në Japoni.

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]

Apple CarPlay së shpejti në automjete. Apple zyrtarisht ka njoftuar për Apple CarPlay, të cilët bashkë me prodhuesit kryesorë të automjeteve që përfshinë Ford, Ferrari dhe Mercedes-Benz, do të bëjnë më të lehtë dhe shumë më intuitive përdorimin e iPhone-ve në automjete.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE