SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Shumë shpejt shkoj edhe kjo javë dhe ja ku jemi prapë tek përmbledhja e më të rejave nga teknologjia. Edhe ketë javë ka pasur risi, thashetheme, pajisje të reja, ngjarje vendore si dhe paralajmërime.

Lokale

Business Tuesday #14 (1)Në zyret e ICK-së, është mbajtur “Business Tuesday” i katërmbëdhjetë me radhë, i cili është fokusuar në një diskutim mbi temën “Siguria e të dhënave | Rrjeteve | Web-it”. Siguria në internet është me rëndësi jetike për bizneset që ofrojnë shërbime dhe produkte në rrjet dhe për këtë arsye, ICK mblodhi mbi 70 profesionistë të Kosovës të sigurisë në internet dhe rrjet për të paraqitur opinionin e tyre për parandalimin e rreziqeve potenciale.

Kjo javë po ashtu karakterizohet edhe me shpalljen e fituesit të EYE Venture 2013. Ekipi i cili ka fituar çmimin e parë në EYE Venture 2013 në vlerë prej 12,000 € është Phronesis Technologies, me projektin sistemi i pagesave online. Përveç tjerash, në këtë ngjarje është zyrtarizuar edhe fillimi i EYE Venture 2014.

Lojëra 

Loja Flappy Bird hiqet nga Google Play dhe iOS App Store. Edhe pse kjo lojë vetëm sa ka arritur popullaritetin e saj duke u shkarkuar në më shumë se 50 milion herë në Android dhe iOS, duke siguruar të ardhura në vlerë prej 50.000 $ në ditë, zyrtarisht u hoq nga Google Play dhe iOS, dhe menjëherë pas këtij akti, krijuesi Dong Nguyen deklaroi në postimet e tij se arsyeja se pse vendosi të heq këtë lojë nga tregu ishte pikërisht fakti se të ardhurat e mëdha kishin filluar ti ndryshonin jetën, nga një jetë e thjeshtë në një jetë shkatërruese, dhe këtë ai tha “e urrej”.

Për ata që tani më e kanë të instaluar lojën Flappy Bird në pajisjet e tyre, kjo lojë do të funksionoj pa problem, por nuk do të përditësohet më.

[youtube id=”MBW7fIlsoy8″ width=”600″ height=”350″]

Publikohet një paraqitje e shkurtër e lojës me gara “World Of Speed”. Slightly Mad Studio ka zbuluar më shumë detaje rreth të rejave për lojën e tyre të ardhshme të quajtur World Of Speed​​, që do të jetë e pa pagesë për ta luajtur dhe në një mjedis tjetër ku lojtarët luajnë kundër njëri-tjetrit. World Of Speed ​​po dizajnohet nga ekipi Slightly Mad Studio më një përvojë mbi 10 vjet të cilët kanë ndërtuar lojëra të tilla si Need for Speed: Shift, Project Cars dhe GTR2. Më poshtë mund të shihni një paraqitje të shkurtër (Trailer) se çfarë mund të pritet nga loja e re World Of Speed që aktualisht është në fazën e zhvillimit.

Pajisje të reja

Oppo në një uebfaqe kineze Sina Weibo ka shpërndarë një informatë apo ftesë për smartphone-in e tyre të ardhshëm Find 7, duke zbuluar se smartphone i ri do të prezantohet zyrtarisht më 19 Mars në një ngjarje në Peking. Në ketë ftesë thuhet “Find 7 [Are] coming,” si fjali duket një gabim gramatikor, mirëpo kjo rezulton në atë se Oppo po planifikon të nis modele të shumta të kësaj forme.

LG G Pro 2 është prezantuar në uebfaqen e tyre koreane, duke u paraqitur kështu me një version më të madh se phablet-i Optimus G Pro i vitit të kaluar. Smartphone i ri përmban ekranin e madhësisë 5.9 inç dhe vjen më versionin e fundit të platformes Android 4.4 KitKat.

iPhone 6 pamjet e para (3)Pamjet e smartphone-it iPhone 6 që kanë dal nga Sonny Dikson janë pamjet e fundit që janë shfaqur në internet. Si duket këto pamje janë ndryshimet e fundit të finalizuara nga Apple për modelin smartphone-it të tyre të ardhshëm, ku disa raporte të pavarura pretendojnë se do të jenë jo një por dy modele të reja të iPhone-it që do të lansohen ketë vit. Njëri është thënë të jetë iPhone 6 me ekran të madh dhe përmasa rreth 4.7 inç diagonalja, kurse tjetri do të jetë një phablet iPhone me ekran 5.5-inç.

Nokia i parë me platformën Android do të ketë çmimin rreth 80€. Smartphone-i Nokia, modeli i parë me platformën Android është shfaqur pa dashje në një faqe të internetit nga një shitës vietnamez me pakicë me çmim rreth 110$ (80€). Kjo pastaj është hequr menjëherë. Sipas publikimit, emri zyrtar i këtij smartphone-1 është Nokia X A110. Nokia me Android është shkruar të shfaqet me kamerë 5 megapikselë dhe vjen me versionin Android 4.4.2.

Interesante 

Facebook njofton për opsione të reja të identitetit gjinor. Në shumicën e formave që mbushim gjatë regjistrimit, opsionet kur është fjala për gjininë zgjedhjen e kemi në mes mashkullit e femrës. Por çfarë do të caktoj një person transgjinor? Si do të plotësoj këtë fushë? Lajmi është se Facebook ka vendosur të përfshijë edhe shumë lloje të identiteteve gjinore që sipas raportuesve të ReadWrite, kanë arritur të identifikojë deri në 56 identitete të ndryshme gjinore që mund të ofrohen për të identifikuar personalitetin e tyre gjinor në Facebook.

Viber është shitur për 900 Milion $. Kompania japoneze Ratuken, ka njoftuar për blerjen e Viber në vlerë prej 900 milion $. Platforma Viber është bërë tejet e popullarizuar dhe tani ka më shumë se 300 milion përdorues anë e mbanë botës. Kryeshefi i kompanisë japoneze Rakuten, Hiroshi Mikitani, duke i lavdëruar shërbimet e ofruara nga Viber ka komentuar se është jashtëzakonisht i ngazëllyer për të mirëpritur Viber në familjen Rakuten.

Kjo ishte e tëra dhe në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE