Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, këtu kemi bërë një përmbledhje të gjërave më interesante andaj, ndani 7 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të rejat e javës.

Edutek

Edhe këtë javë rubrika edutek është pasuruar me një material shumë interesant në të cilin shkurtimisht kemi prezantuar  dallimet në mes të Palmtop, Netbook, Ultrabook, Notebook dhe Laptop që kur ju hasni në këto emërtime, të keni të qartë se për çfarë pajisje bëhet fjalë si dhe t’i mësoni dallimet në mes të tyre.

Lajmet nga vendi

Nga tani, frutat e Kosovës mund të blihen online në ueb faqen Kosovafrut.com. Kjo faqe paraqet një platformë elektronike ku gjenden në shitje pemë dhe perime nga tregu i Kosovës, ku klientët mund të blejnë në bazë të ofertave ditore apo të zakonshme.

Facebook falas në telefonin tënd mobil! Për shfrytëzuesit e telefonisë IPKO, nga tani mund ta mbani Facebook-un me vete në çdo kohë, t’i qaseni nga telefoni juaj mobil, nëpërmjet Facebook Zero.

Të rejat nga bota e smartphone-ve gjatë kësaj jave?

Kompania HTC është duke i përgatitur edhe 2 modele të reja, HTC M4 dhe HTC G2. Përveç këtyre modeleve, gjatë kësaj jave janë publikuar edhe çmimet për HTC M7 për Evropë.

Samsung sot lansoi 2 smartphone të ri, Samsung Galaxy Fame dhe Samsung Galaxy Young. Për veç këtyre modeleve, Samsung po ashtu lanson edhe Samsung Galaxy Note II me ngjyrë rozë.

Thashetheme për pasardhësit e iPhone 5, ai 5S dhe iPhone 6 nuk ka të ndalur. Sipas një faqe të interneti në Kinë,  iPhone 5S dhe iPhone 6 janë parë te një furnizues i Apple-it në Kinë, dhe në bazë të një postimi në Sina Tech, këto modele të iPhone -ve mund të nxirren sivjet në treg.

Gjatë javës kemi bërë njoftimin për 5 Smartphone të fundit të lansuar në treg duke përfshirë disa prej karakteristikave kryesore të tyre.

Të rejat nga bota e tableteve gjatë kësaj jave?

Fujitsu lanson tabletin Android Stylistic M532 i cili do të kushton 349 $.

Siç është paralajmëruar javën e kaluar, Apple ka mbajtur premtimin e vërtet të tyre dhe nga tani Ju mund të bëni porosinë për produkte të gjeneratës së katërt me hapësirë të brendshme prej 128 GB.

Ekrani i Kindle Fire HD i barabartë me ekranin e iPad? Ky barazim është demonstruar në një video komerciale të shkurtë, ku është bërë krahasimi i ekraneve në mes të Kindle Fire HD i barabartë me iPad, në të cilin realisht nuk vërehen fare dallime sa i përket cilësisë se ekranit.

Rrjetet Sociale

Facebook feston datëlindjen e 9-të. Facebook është po ashtu duke e zhvilluar një aplikacion për të ndihmuar përdoruesit për të gjetur miqtë e tyre në jetën reale.

Informata, Biznese, Kuriozitete gjatë kësaj jave?

Super-kompjuteri për të simuluar trurin e njeriut? Një grup i studiuesve ndërkombëtarë janë të vendosur për të krijuar një Super-kompjuter i cili do të simulon trurin e njeriut. Projekti “Human Brain” (HBP) do të financohet nga Komisioni Evropian me shumë prej 16 miliard $ për dhjetë vite të ardhshme.

Samsung-u merr vendin e parë për besnikëri ndaj blerësit. Gjiganti korean po fiton epërsi edhe përtej sferës së dominimit të vet në aksionet tregtare dhe po krijon besueshmëri më të fuqishme ndaj markës në këtë fushë duke e tejkaluar Apple-in.

Vodafone paralajmëron përdoruesit iPhone 4S të mos pranojnë përditësimin iOS 6.1. Pse nuk duhet bërë përditësimi i ri, vjen për arsye se janë shfaqur disa probleme me sistemin e ri iOS 6.1 me të cilin disa iPhone 4S nuk mund të lidhen ne internet, si dhe dërgimi dhe pranimi i teksteve është po ashtu parandaluar tek përdoruesit.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]