Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Ngjarja e javës padyshim ishte CES 2015, në të cilën u prezantuan shumë pajisje të reja të brendeve të ndryshme.

CES 2015

Lenovo në CES 2015

Gjiganti Lenovo kishte prezantuar disa pajisje të reja sikurse:

  • Smartphone Vibe X2 Pro dhe P90. Lenovo Vibe X2 Pro në pamje dhe dizajn duket të jetë më i bukur se sa modeli X2 Vibe që ishte lansuar në IFA vitin e kaluar. Smartphone është mundësuar nga procesori 8-bërthamor Cortex-A53 64-bit Snapdragon 615 dhe përmban ekranin IPS LCD 5.3 inç 1080p. Kurse sa i përket modelit tjetër Lenovo P90 është i mundësuar nga procesori Intel Atom Z3560, 4-bërthamor. Posedon ekranin pak më të madh IPS LCD 5.5 inç. Edhe ky model vjen me 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme për ruajte me mundësi zgjerimi nëpërmes kartelave microSD, por bateria e tij është 4000 mAh. Për dallim nga modeli tjetër ky posedon vetëm një portë SIM
  • Smartphone Android A6000. Lenovo A6000 karakterizohet me një ekran HD 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 410 me shpejtësi prej 1.2GHz dhe 1GB RAM memorie. Karakteristika të tjera të Lenovo A6000 janë; kamera frontale 2 megapikselë, kamera e pasme 8 megapikselë, hapësira e brendshme 8GB, përkrahja e 2 SIM kartelave, bateria e fuqisë 2300 mAh dhe përkrahë teknologjitë WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE.

ASUS në CES 2015

ASUS po ashtu prezantoi pajisje të reja, nga të cilat kemi veçuar:

  • ASUS Zenfone Zoom. Ky është një smartphone i pajisur me 10 elemente të lenteve, zoom-in optik 3X, stabilizimin e imazhit optik, kontrollet profesionale për balancim të dritës, vlerën e ekspozimit, ISO, shpejtësinë e shkrepjes dhe pikën qendrore të imazhit. Zenfone Zoom është i pajisur me kamerën 13-megapikselë që posedon laserin auto-fokus kurse atë frontale 5-megapikselë. Përveç të gjitha këtyre karakteristikave të kamerës si smartphone përmban ekranin 5.5-inç 1080p, versionin Android 5.0 Lollipop si të gjitha të tjerat ngjashëm me Zenfone 2.
  • ASUS Zenfone 2. Zenfone 2 posedon hapësirën e ekranit 72% në raport me trupin e tij në total. Risia tjetër e tij është që përmban 4GB RAM, e që e bën atë si smartphone-i i parë në dispozicion që posedon kaq RAM. Karakteristikat e plota të tij janë: përmban procesorin 64-bit “super” 4-bërthamor Intel Atom, 2 ose 4GB RAM, ekranin 5.5-inç me 1080p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, vjen direkt me versionin Android 5.0 Lollipop dhe përkrah lidhjen 4G LTE Cat. 6.

Pajisje tjera në CES 2015

  • LG G Flex 2. Ky është smartphone-i i dytë që lakohet nga kjo kompani dhe ofron shumë përmirësime krahasuar me modelin e vitit të kaluar, duke përfshirë edhe karakteristika harduerike që e bëjnë pajisjen të përsosur. G Flex 2 si smartphone është më i vogël se ai origjinali, vjen me ekran 5-inç të mprehtë dhe rezolucion 1080p. Gjithashtu vjen me dy versione 2GB ose 3GB RAM në varësi se ku shitet, 16GB ose 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, kamera kryesore 13-megapikselë e përmirësuar si nga ana harduerike ashtu edhe ajo softuerike, më shumë rezistent ndaj gërvishtjeve, portën microSD që përkrah kartela deri 2TB dhe krejt në fund procesorin 8-bërthamor 64-bit Snapdragon 810.
  • Flash memoria SanDisk USB 3.0 për smartphone. Pronarëve të smartphone-ve Android që posedojnë  OTG (On-The-Go) të aktivizuar, ndoshta mund t’ju interesoj për Flash memorien e re Ultra Dual USB Drive 3.0 për smartphone, të prodhuar nga SanDisk. Flash memoria e re SanDisk USB 3.0 posedon aftësinë e transferimit te të dhënave deri në 130 MB për sekondë dhe është e pajisur me një jack mikro USB në njërën anë kurse në anën tjetër USB 3.0. Fillimisht SanDisk për ketë pajisje të vogël do të ofroj USB me kapacitet prej 16 GB deri në 64 GB, kurse çmimet fillojnë nga 23 $ për 16GB dhe rritet në 65 $ për versionin 64GB.
  • Smartwatch i ri Alcatel lidhet me Android dhe iOS. Alcatel prezantoi ditë më parë specifikat e smartwatch më të ri nga kompania, dhe sot kjo pajisje është prezantuar në CES 2015. Opsioni që e dallon këtë smartwatch nga të tjerat është se do të lidhjet me pajisjet Android dhe iOS. Si çdo smartwatch tjetër, Alcatel Watch kontrollohet nëpërmjet një aplikacioni shoqërues për iOS dhe Android. Aty mund të zgjidhni se cilët aplikacione mund t’ju shfaqin njoftime në orë, mund të shikoni të gjitha të dhënat për shëndetin që janë regjistruar nga pajisja dhe mund të rregulloni mënyrat se si ora lidhet me smartphonin tuaj. Megjithëse kjo orë punon me të dyja platformat e sistemeve operative, Android të jep më shumë mundësi përdorimi, ndërsa me iOS opsionet duken të limituara.

Lajme të tjera

635483734550697403-HTC-Re-colorsHTC RE Camera lejon live stream në YouTube. HTC RE Camera u prezantua në Shtator 2014 së bashku me Desire Eye dhe ishte tentativa e HTC në kategorinë e kamerave në aksion. RE Camera duket si një periskop i vogël, por mos e ngatërroni për lodër: pajisja ka lente me kënd të gjerë, sensor 16MP dhe është e papërshkueshme nga uji. Të gjitha këto e bëjnë pajisjen një konkurent të fortë në kategorinë e saj. Tani HTC ka vendosur të përmirësojë kamerën në software. Duke filluar nga nesër, një përditësim do të dalë për aplikacionin RE që do të mundësojë transmetimin e drejtëpërdrejtë në YouTube. Ju mund të zgjidhni nëse ky transmetim do të jetë privat apo publik dhe videoja do të mund të shikohet dhe pas mbarimin të transmetimit të drejtëpërdrejtë.

Saygus V2 suporton zgjerim memorje deri në 320GB. Ndoshta kjo është hera e parë që dëgjoni për kompaninë Saygus, kjo për shkak se pajisjet e prodhuara nga kjo kompani nuk janë të shumta. Por duke filluar që tani, ju mund ta ngulitni në mendje emrin e kësaj kompanie nga smartphone më i ri Saygus V2, i cili suporton zgjerim memorje deri në 320GB. Saygus ka shfaqur smartphone V2 në CES 2015. Pajisja ka ekran 5 inç 1080p, procesor Snapdragon 801 2.5 GHz quad-core, 3GB RAM dhe ka sistem operativ Android 4.4.4 KitKat. Sensorët e kamerave janë 21MP dhe 13MP për kamerën ballore.

Microsoft lanson modelet Lumia 930 dhe Lumia 830 nga ari. Microsoft ka njoftuar për lansimin e dy versioneve të veçanta nga ari të modeleve të saja ekzistuese, Lumia 930 dhe Lumia 830. Këto versione të reja të serisë Lumia do të vijnë të mbuluar me kornizë nga ari me mundësi të përzgjedhjes së dy ngjyrave, të zezë ose e bardhë. Versioni i zi Lumia 930 nga ari, tani më është lansuar në disa vende, duke përfshi Evropën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ndërsa versioni i bardhë nga ari do të lansohet në fund të janarit.

whatsapp1WhatsApp then edhe një rekord, tani me 700 milionë përdorues. WhatsApp është një nga aplikacionet më të popullarizuara për mesazhe e cila është në dispozicion për të gjitha platformat mobile. Ky shërbim ishte blerë nga kompania Facebook për një shumë prej 19 miliardë dollarësh dhe eshte aplikacioni i cila ka qindra miliona përdorues mujor aktiv. Së fundmi, Jan Koum i WhatsApp-it nëpërmes rrjetit social Facebook ka ndarë disa informacione në lidhje me ketë aplikacion. Ai ka njoftur se shërbimi i tyre WhatsApp tani ka mbi 700 milionë përdorues aktiv mujor, një rritje prej mbi 100 milionë që kishte disa muaj më parë. Koum më tej ka theksuar se përdoruesit tani dërgojnë mbi 30 miliardë mesazhe në ditë.

Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble