SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet e reja

SanDisk Optimus MAX SSDSanDisk. SanDisk ka njoftuar për diskun e parë në botë 2.5-inç Serial Attached SCSI (SAS) solid state disk (SSD) me hapësirë 4TB, në formën e re si SanDisk Optimus MAX SSD. Optimus MAX SSD i ri është projektuar posaçërisht për tregun e kompanive dhe si zëvendësim për ruajtjen e dhënave në raste kritike nëpër DataCenter-s.  SanDisk shpjegon se Optimus MAX SSD i ri aftësinë e leximit/shkrimit e ka në shpejtësi deri në 400/400 MB/s.

Lenovo. Lenovo ka prezantuar dy laptop të ri Chromebook që pritet të fillojnë shitjen nga muaji i ardhshëm, duke përfshirë modelet N20 dhe N20p, dy prej të cilëve do të vijnë me procesor Intel Celeron. Modeli N20 posedon formë klasike kurse N20p përmban formën “multimode” që mund të mbështetet dhe qëndroj normal si të gjithë laptopat tjerë.

HTC . Siç kemi parë edhe me modelin e më hershem HTC One M7 ku janë prodhuar modele me ngjyrë ari (gold) me saktësisht kanë qenë vetëm katër, tani si duket kompania është duke bërë të njëjtën gjë edhe me modelin e fundit HTC One M8, mirëpo që ende nuk dihet a do te jenë vetëm katër të tilla apo me shumë? Ky smartphone është në shitje dhe kushton 2560 $, 2700$ do te jetë me ngjyrë Pink-Gold (ari me ngjyrë rozë), kurse 2830$ do te jetë nga platini.

Seagate. Seagate ka lansuar serinë e re të disqeve të jashtme (external) në formën “Seagate Wireless Plus” me sinkronizim edhe për pajisjet mobile. Seria Seagate Wireless Plus përfshin tri modele me kapacitetete të ndryshme ku përdoruesit mund të zgjedhin, duke filluar nga 500 GB për 149.99$ ose 1 TB për 179.99$ deri 2 TB për 199.99$.

Microsoft.  Microsoft ka lëshuar ftesa për datën 20 Maj, duke i ftuar gazetarët në një “mbledhje të vogël” për të festuar tabletin e tyre Microsoft Surface. Ngjarja pritet të mbahet në New York dhe spekulohet së kjo mund të jetë paraqitje e parë e një tableti më të vogël se Microsoft Surface standard që kemi parë deri më tani.

ZTE. Modeli Blade L2 nga tani është në dispozicion edhe në Evropë, pikërisht në Spanjë dhe Greqi, ndërsa në vende të tjera të Evropës do të jetë në dispozicion më vonë gjatë vitit. ZTE Blade L2 ka ekranin 5 inç FWVGA me rezolucion prej 480 x 854 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.3GHz.

Huawei. Huawei Ascend P7 është pajisja e re e prodhuar dhe dizajnuar nga Huawei me ekran të plotë 5 inç dhe rezolucion 1920 x 1080 pikesla. Huawei Ascend P7 është i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.8 GHz dhe vjen me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD kartelës deri në 32 GB.

Galaxy S5 PrimeSamsung. Janë duke qarkulluar disa thashetheme se Samsung është duke planifikuar të lansoi smartphone-in Galaxy S5 Prime në fund të Qershorit. Për modelin e ri nga Samsung, Galaxy S5 Prime, thuhet se do të ketë ekranin 5.1 inç QHD Super AMOLED me rezolucion 2560 x 1440 pikselë, procesorin e ri nga Qualcomm Snapdragon 805 2.4 GHz, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet portës microSD.

Cougar.  Këtë javë brendi Cougar ka prezantuar mausin (miun kompjuterik) e ri të përshtatshëm posaçërisht për lojëra, dhe e kanë emëruar si Cougar 700M Gaming Mouse.

Të tjera

Beats by Dr.DreApple në bisedime për blerjen e Beats. Beats, të gjithë e dimë se prodhojnë kufje (dëgjojse për vesh), por se fundmi ata kanë nisur edhe shërbimin për muzikë streaming që mund të shihet si një konkurrent i fortë për Apple iTunes Radio. Një raport i ri nga Financial Times thotë se Apple po përgatitet për të blerë kompaninë Beats. Nëse është e vërtetë, atëherë kjo për arsye se ata nuk duan konkurrencë.

Apple punëson krijuesin e kamerës PureView të Nokia Lumia. Apple ka marr në punë një figurë të rëndësishme nga skuadra që krijon kamerat për smartphone-t Nokia. Shefi i kësaj skuadre Ari Partinen, i cili ka që në vitin 2007 që punon për kamerat Nokia, shpalli në Twitter se ai ishte punësuar nga Apple dhe do të fillonte punë në Qershor. Partinen është bashkëautor i një shkrimi rreth teknologjisë PureView që kanë disa smartphone Nokia. Këtë libër Ari Partinen e ka shkruar së bashku me Juha Alakarhu, Tero Vuori dhe Eero Salmelin, të cilët tani punojnë për Microsoft pas blerjes së Nokias nga Microsoft.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE