Permbledhja javore post

Të nderuar miq të Ameble.com, me shpresën që keni kaluar një javë të mirë, duam të sjellim për ju ngjarjet kryesore që karakterizuan këto ditë. Përmbledhja Javore për këtë jave përfshinë shumë lajme, shërbime dhe produktet të reja, që janë rezultat i panairit më të madh të pajisjeve elektronike në botë CES2014 i cili u mbajt në Las Vegas të SHBA-ve, nga data 06 – 09 Janar.

Si gjithmonë edhe këtë herë Ameble ka përcjellë dhe transmetuar para jush këtë ngjarje madhështore, andaj ndani pak minuta të kohës suaj për të parë se cilat janë risitë e prezantuara në CES 2014.

Corsair prezanton Raptor M45 Miun për lojëra– Miu Raptor M45 nga Corsair, tashmë është rrugës për të futur në dyqane. Corsair kishte prezantuar në CES modelin e ri të miut i dedikuar për lojëra me kompjuter.
Lumia_1020_Lumia_Black-Ameble

Përditësimi Nokia Lumia Black “vërshon” botën– Përditësimi i shumë pritur Lumia Black ka filluar të shpërndahet në tërë botën. Smartphone-t e parë të Nokias që do të marrin këtë përditësim janë Lumia 1020 dhe Lumia 925. Modelet e tjera të Nokias do të pranojnë përditësimin në javët e ardhshme.

Magellan prezanton orën e parë sportive “smart”– Kompania që merret me prodhimin e pajisjeve për navigacion GPS, Magellan proklamon se ka prodhuar “orën e parë sportive që mundëson të shohim lëvizjet, shpejtësinë e vrapimit, pulsin e zemrës, etj. përmes lidhjes pa tela duke mbajtur orën në dorë”.

Audi prezanton tabletin Android të dizajnuar për makinat e saj– Prodhuesi gjerman i automjeteve Audi ka prezantuar tabletin Audi Smart Display në ngjarjen CES 2014. Audi Smart Display është një tablet Android 10.2 inc që është dizajnuar për t’u përdorur brenda në makinë gjatë gjithë kohës.
Samsung Galaxy S5

Samsung Galaxy S5 lansohet në Prill?– Janë duke qarkulluar disa thashetheme se Samsung Galaxy S5 ka shumë gjasa të prezantohet në Shkurt apo në fillim të muajit Mars, ndërsa sipas një raporti të fundit nga Bloomberg, Galaxy S5 pritet të lansohet në Prill.

Zbulohen të dhëna rreth Samsung Galaxy Note 3 Neo– Nëpër faqe të ndryshme në internet kanë filluar të qarkullojnë foto me të dhënat e pajisjes së shumë pritur Samsung Note 3 Neo.

Lansohet Monitori Dell 28 inç 4K– Në ngjarjen CES, Dell prezantoi Monitorin P2815Q 28 inç 4K, me rezolucion 3850 x 2160 piksela i cili do të lansohet në treg në fund të këtij muaji.

Prezantohet ZTE Bluewatch në CES 2014– Google sot në mëngjes në një blog të tyre ka shpalosur planet e saj për platformën e tyre Android që pritet të integrohet në automjete, pas njoftimeve javën e kaluar se kompania është duke punuar ngushtë me Audi-në, në një sistem të ri infotainment. Sot, u njoftua zyrtarisht sa është formuar grupi Open Aleanca Automotive (OAA) në mes të Google, Audi, GM, Honda, Hyundai dhe Nvidia.

moto-x- AmebleMotorola Moto X nga 14 Janari në Evropë?– Pas suksesit me shitjen marramendëse të Moto G-së, Motorola është duke planifikuar që të shtoj edhe një smartphone tjetër në listën e produkteve për shitje në tregun Evropian.
Apple fitoi 10 miliard $ nga Aplikacionet gjatë 2013– Industria e aplikacioneve pa dyshim që është ndër më profitabilet viteve të fundit, këtë gjë më së miri e dëshmon edhe historia e suksesit e kompanisë Apple.

Lansohet Toshiba Chromebook me ekran 13.3 inç për 279 $– Toshiba gjatë ngjarjes Consumer Electronics Show (CES 2014) në Las Vegas ka njoftuar për laptopin e tyre të parë Chromebook me ekran 13.3 inc.

Zyrtarizohet Huawei Ascend Mate 2 -Huawei Ascend Mate 2 është pajisja e re e prodhuar dhe dizajnuar nga Huawei me ekran të plotë 6.1 inç dhe rezolucion 1280 x 720 pikesla.

Disku i ri Seagate “Backup Plus Fast” ofron transfer prej 220MB/s– Seagate ka lansuar për treg një pajisje të re levizëse për ruajtjen e të dhënave që ofron transfer të shpejtë të të dhënave nëpërmes portës USB 3.0.

Parrot prezanton Fluturaken MiniDrone dhe Transportuesin Jumping Sumo– Nëse jeni lodhur aq shumë saqë nuk jeni në gjendje të lëvizni nga zyra për të shkuar në kuzhinë, atëherë mos u brengosni sepse tani ka zgjidhje për ju.

Prezantohet Smartphone Alcatel POP C9– Kompania Alcatel sapo ka zbuluar për publikun smartphone-in e saj POP C9 të bazuar në Android. Seria POP e telefonave Alcatel varion në madhësi nga 3.5 inç që është modeli C1 deri në 5.5 inç që është modeli C9.

Njoftohet për procesorin “Qualcomm Snapdragon 802″ për TV– Para dy muajsh kompania Qualcomm ka njoftuar për procesorin e tyre Snapdragon 805 për smartphone dhe tablet, kurse tani njofton për një tjetër procesor të ri për TV, Qualcomm Snapdragon 802.
Lenovo Y40

Lenovo lanson serinë e laptopave Y40, Y50, Z40 dhe Z50– Lenovo pas prezantimit të tabletit Thinkpad 8 në CES 2014 ata kanë njoftuar edhe për serinë e laptopve të ri Z40, Z50, Y40 dhe Y50 që duken të jenë nga ata me performancë, multimedia si dhe për biznes.

DSLR Nikon D4 mund të prezantohet në CES 2014– CES 2014 hapet nga dita e nesërme dhe aty pritet të shohim shumë pajisje të reja që do të debutojnë në këtë ngjarje. Ne presim që prodhuesit të prezantojnë risitë e reja teknologjike të tyre.

Lansohet tableti Lenovo ThinkPad 8– Si duket viti 2014 për kompaninë Lenovo do të jetë një vit i mbarë, pasi që nga fillimi i vitit ka filluar të njoftoj për produktet të ndryshme, të cilat në fakt do të jenë edhe konkurrent të mëdhenj ndaj produkteve Apple dhe Samsung.

Lenovo njofton për kompjuterin Android– Lenovo ka njoftuar se në ngjarjen CES 2014, do të prezantoj modelin Lenovo N308, i cili njëkohësisht është edhe kompjuteri i parë me platformën Android i prodhuar nga kompania Lenovo.

Prezantohet Laptopi me dy sisteme Asus Transformer Book Duo– Asus në ngjarjen CES 2014 që po mbahet në Las Vegas ka njoftuar për laptopin e ri me dy sisteme operative, Asus Transformer Book Duo, i cili vjen me Windows 8.1 dhe Android 4.2.2 Jelly Bean.

Lokale

Izisurvey.com, platforma me e re për sondazhe– Sondazhet kanë një rendësi të madhe në aspektin e hulumtimeve. Në botën digjitale profesionistët në shumicën e rasteve përdorin softuer të ndryshëm si SurveyMonkey, SurveyGizmo, Qualtrics, QuestionPro, Confirmit.com, supersimplesurvey.com, etj.  \ameble