SHPËRNDAJE

Permbledhja javore post

Fundjava tek ne gjithmonë është e rezervuar për përmbledhjen e gjërave me interesante rreth fushës se teknologjisë, prandaj ndani 5 minuta kohë për t’parë se çfarë ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodh ditët apo javët e ardhme në teknologji. Lajmet dhe të rejat viteve të fundit janë fokusuar më shumë tek pajisjet smartphone, tablet, aplikacione, internet e kështu më radhë.

Lajme

htc-one-ameble mainPo fillojmë me kompaninë HTC e cila po rritet falë suksesit të smartphone-it HTC One, kompani kjo e cila kohët e fundit humbi pak a shumë epitetin e saj, mirëpo me lançimin e modeli të fundit gjithçka ka filluar të ndryshoj, sepse që nga muaji Mars dhe Prill i këtij viti shitjet e HTC-së janë rritur për 26 % duke iu falënderuar HTC One.

Microsoft arrin shitjen e 100 milionë licensave për Windows 8, këto arritje përfshin përmirësimet (upgrades), si dhe shitjet e reja të Windows 8 për tablet dhe PC. Tami Reller, Kryeshef për Marketing dhe Zyrtari Kryesor Financiar i Windows-it ka shpjeguar gjithashtu se ka pasur një rritje të konsiderueshme në pajisje të certifikuara për Windows 8 dhe Windows RT, nga 1700 pajisje siç është raportuar në Janar tani janë 2400

Samsung, sikur edhe me herët, ketë javë prapë ka provokuar përdoruesit e iPhone-it duke shfaqur dy video reklama ku promovon produktet e saj, në të njejtën duke shfrytëzuar rastin që të krahasoj smartphone-at e saj me ato të të tjerëve. Kjo gjë me të vërtet po provokon përdoruesit e pajisjeve tjera që nuk janë Samsung.

Një lajm tjetër interesant ka të bëjë me produktet Adobe të cilët kanë lajmëruar se do të bartin produktet e tyre në sistemin Cloud, qe i bie se versionet e reja për pakot e saj të softuerëve, të cilat përbëhet nga Photoshop, Illustrator, InDesign dhe të tjera, nuk do të jetë më në dispozicion si në të kaluarën, nëpërmjet pakove fizike (CD/DVD), ato do të jenë ne dispozicion me abonim mujor apo vjetor.

Viber Desktop AppShërbimi i njohur Viber, që shërben për mesazhe dhe thirrje të menjëhershme nëpërmes VOIP (Voice over IP) për smartphone, tani ka lansuar një aplikacion edhe për Desktop. Mirëpo ky aplikacion nuk mund të instalohet pa pasur një numër aktiv.

Google Earth ka publikuar disa pamje satelitore të botës online nëpërmes viteve 1984-2012, të cilat tani janë ne dispozicion për tu parë në faqen e internetit Google TimeLapse. Sipas kompanisë Google, këtu është përdorur makina Google Earth duke analizuar rreth 2068467 imazhe, që i bie 909 terabyte të dhëna.

Me pastaj kemi paraqitur kualitetin e fotografisë në mes gjeneratës së iPhone-ve në mes modeleve të ardhshme si iPhone, iPhone 3G, iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, dhe iPhone 5

Lokale

Nga lajmet lokale kemi paraqitur portalin e ri në gjuhën shqipe, Femra.net, i zhvilluar dhe fuqizuar nga Public Communication, femra.net është një portal që është lansuar së fundi në Kosovë, me qëllimin që të sjellë informata mbi modën, shëndetin, familjen dhe argëtimin, drejt gjinisë femërore, duke trajtuar tema të ndryshme nga këto kategori, por edhe duke sjell edhe shumë informata tjera edukative dhe argëtuese.

Të reja

Kompania Acer ka lansuar disa pajisje në një ngjarje të organizuar në Nju Jork. Ajo ka lansuar laptop dhe tablet duke përfshirë modelet, Acer Iconia A1, Acer Aspire R7, Aspire V5 dhe V7 si dhe tabletin e transformuar Acer Aspire P3.

Thashetheme

Huawei P6-U06-2Thashethemet si gjithmonë përfolën nëpër mediumet qe kanë të bëjnë me teknologjinë, disa tituj se çfarë është përfolur ketë javë kemi renditur me poshtë:

Më ketë përmbledhje ju urojmë një vikend dhe javë të këndshme dhe si gjithmonë për çfarëdo komenti, sugjerimi apo edhe këshille ju lutem na shkruani pa hezitim.

Mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube|ameble|

SHPËRNDAJE