SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Lajme Lokale

Padyshim, lajmi i javës apo ndoshta edhe i vitit në Kosovë është lanismi i Gjirafës. Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe, e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë Interneti. Përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë më shumë se 15 milion ueb faqe Shqip nga i tërë Interneti, si dhe më shumë se 2000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip të informimit. Gjirafa.com ndër të tjera ofron edhe oraret e autobusëve ndërmjet vendeve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe parashikimin e motin për qytetet kryesore.

Gjirafa, Inc., është korporatë e themeluar në SHBA-së, nga Mergim Cahani, CEO dhe dy bashkëthemeluesit, Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani.

Gjirafa.com
Gjirafa.com

Edutek

Tourist Map of Laptops, mënyra me e lehtë për të zgjedhur një laptop. Sot, ka aq shumë modele të laptopve se që nganjëherë mund të jetë shumë e vështirë për të gjetur atë që ju nevojitet edhe pse ekzistojnë filtra që ofrohen, shembull nga Amazon, Newegg dhe ueb-faqe tjera online. Ueb-faqja e re “Tourist Map of Laptops” ka paraqitur një mundësi vërtetë të lehtë grafike, që ofron konfigurime dhe opsione të ndryshme për të zgjedhur një laptop. Ajo përveç laptopve të njëjtën mundësi e posedon edhe për USB flash drives, mp3 players dhe SSD drives.

Pajisjet e reja

Galaxy Core Prime. Samsung po bëhet gati për të nisur një version të ri të Galaxy Core dhe pajisja e re do të quhet Samsung Galaxy Core Prime. Samsung Galaxy Core Prime do të vijë me një ekran 4.5 inç që ka një rezolucion prej 800 x 480 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.3GHz. Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy Core Prime përfshijnë 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartels edhe për 128GB, 2 megapiksel kamera frontale, 5 megapiksel kamera e pasme që mund të incizoi video HD në formatin 1080p dhe përmban një bateri 2.000 mAh.

Google Nexus 9. Gjatë disa javëve të fundit, kemi dëgjuar shumë thashetheme për lansimin e mundshëm të tabletit Google Nexus 9 kurse tani si duket këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta sepse është paraqitur edhe fotoja e parë për pajisjen e përfolur. Google Nexus 9Në një foto të postuar në Twitter, ishte paraqitur pjesa e pasme e tabletit Google Nexus 9 së bashku me logon e HTC-së, që tregon se tableti Google Nexus 9 është i bërë nga HTC. Google Nexus 9 pritet të vijë me versionin e fundit të sistemit Android 5.0 L ose Android Lollipop, me ekran 8.9 inç dhe rezolucion HD prej 2560 x 1440 pikselë.

LG G Watch R. Kompania LG është duke u përgatitur për të lanusar orën e mençur javën e ardhshme, saktësisht të martën më 14 Tetor në Korenë e Jugut. Por si duket LG është po ashtu e gatshme që të lanson pajisjen në tregjet globale në të njëjtën datë. LG G Watch R vjen me një dizajn interesant, duke përfshi ekranin OLED 1.3 inç apo P-OLED, që ka një rezolucion prej 320 x 320 pikselë i përkrahur nga procesori 4-berthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400.

LG G Watch - R

Tableti Android HP 10 Plus. HP si kompani më shumë është e njohur për kompjuterë dhe printer, edhe pse kohët e fundit janë marr pak a shumë edhe me pajisje të lëvizshme si tablet. Ata tani kanë lansuar tabletin me platformën Android, “HP 10 Plus”. Tableti është me çmim prej 280$ dhe është në dispozicion për blerje nëpërmes ueb-faqes së HP-së ose Amazon-it. Ky tablet shfaqet me ekran 10.1-inç Full HD. Është i pajisur me procesor 4-bërthamor ARM Cortex-A7, 1GHz dhe shoqërohet me 2GB DDR3L RAM. Hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave e integruar vjen me 16GB, por në dispozicion e ka edhe portën microSD.

Tableti Tesco Hudl 2. Javën e kaluar kompania Tesco prezantoi tabletin e tyre të ri Hudl 2 i cili nga tani është në dispozicion për para porosi me çmim prej 129 £. Tesco Hudl 2 është i pajisur me një ekran 8.3 inç me rezolucion të plotë HD 1920 x 1200 piksela i përkrahur nga procesori 4-berthamor Intel Atom dhe 2 GB RAM memorie.

HTC Desire Eye. Gjiganti HTC ka zyrtarizuar pajisjen e re HTC Desire Eye me 13 megapikselë kamerë frontale e dedikuar ekskluzivisht për selfie. HTC Desire Eye vjen 5.2 inç me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 2.3 GHz Krait 400 Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 128GB nëpërmjet microSD kartelës, kamerën e pasme 13 megapikselë dhe po ashtu të integruar edhe një bateri të fuqisë 2,400 mAh.

iPad Mini 3. Ngjarja iPad 2014 nga Apple tani më është zyrtare, në të cilën kompania pritet të prezanton disa tablet të ri, duke përfshi iPad Air 2 dhe iPad Mini 3. Ajo çfarë dimë deri më tani është se iPad Mini 3 do të vije me ekranin Retina, procesorin 64-bit Apple A8, 2GB RAM memorie së bashku me platformën Apple iOS 8.1.

Lajme tjera

HP ndahet në dy kompani. HP ka njoftuar se biznesin e tyre do të ndaj në dy pjesë ose dy kompani, njëra pjesë do të fokusohet në ndërmarrje (Enterprise) që do të quhet Hewlett Packard Enterprise, dhe do të udhëhiqet nga Meg Whitman i cili do të jetë krye-shef i saj. Kurse biznesi tjetër do të fokusohet në kompjuter dhe printer, që do të quhet HP Inc dhe Dion Weisler do të jetë krye-shef i saj.

Apple dërgon ftesa për një ngjarje me 16 Tetor. Apple ka filluar të dërgoj ftesa për një ngjarje tjetër të tyre qysh nga dita e djeshme. Ngjarje e madhe e kësaj kompanie është caktuar të mbahet më 16 Tetor në kampin e kompanisë në Kaliforni. Ngjarja do të filloj në ora 10:00 PT e cila tek ne i bie 19:00. Në ftesë është e shkruar një porosi që thotë “It’s been way too long” (Ka qenë një rrugë shumë e gjatë)! Si zakonisht, kjo kompani gjithmonë mundohet ti mbaj gjërat në fshehtësi maksimale, edhe pse ne i kemi disa thashetheme që janë përfolur dhe mund t’i përmendim shkurtimisht.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE