SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet të reja

LG G Watch. LG ka njoftuar se LG G Watch tani është në dispozicion në një gamë të gjerë të vendeve, të cilat përfshijnë SHBA-të, Evropën dhe Azinë. LG G Watch vjen me sistemin e ri të Google-it, Android Wear, i projektuar posaçërisht për Gadgets dhe përmban një ekran LCD 1.65 inç me rezolucion prej 280 x 280 pikseleve.

Sony Xperia C3Edhe pse Shoqata Amerikane e Psikiatërve (APA) i ka klasifikuar fotot selfie si një çrregullim mendor, si duket kompanitë nuk brengosen fare për këtë dhe janë përqendruar më shumë në prodhimin e pajisjeve të dedikuar ekskluzivisht për foto selfie. Pikërisht, kompania Sony ka njoftuar për smartphone-in e ri Xperia C3 të cilin e quan si “smartphone-i më i mirë në botë për selfie”. Pajisja në fjalë është prezantuar në videon e më poshtme. 

Nokia Lumia 530. Nokia është duke u përgatitur për lansimin edhe një smartphone-i me dy SIM kartela me platformën e saj Windows Phone. Modeli i ri me dy SIM kartela është koduar si Nokia Lumia 530. Pajisja është më e vogël në krahasim me modelin Lumia 630 dhe vjen me një ekran 4 inç. Deri më tani nuk ka shumë informata rreth specifikave të modelit Lumia 530, por ajo çfarë është zbuluar deri më tani është se modeli përkatës nuk do të ketë të integruar kamerën frontale.

LG G Vista. Smartphone-i LG G Vista pritet të lansohet në Verizon Wireless dhe tani më janë shfaqur disa nga specifikat kryesore për pajisjen. LG G Vista pritet të ketë ekranin HD 5.7 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikseleve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 400 SoC. Karakteristikat e tjera të LG G Vista do të përfshijë 1.5 GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme, kamerën frontale 1.3 megapilsel, kamerën kryesore 8 megapiksel dhe një bateri 3. 200 mAh.

Philips 65PUS9809. Philips ka njoftuar për serinë e tyre të re të televizioneve 4K ultra-HD 9000, të koduar si Philips 65PUS9809. Ky televizion me ekran 65-inç vjen me platformën Android të Google-it, duke ofruar qasje të plotë në Google Play Store, si dhe posedon platformën e vetë smart. Kombinimi i shërbimeve do të thotë që do të ketë qasje në aplikacione dhe lojëra të shumta, pa pasur nevojë për Set-Top Box të jashtëm.

Nokia Lumia 930. Nokia ka njoftuar se modeli i ri Nokia Lumia 930 do të lansohet këtë javë në një numër vendesh duke përfshi Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë, me përjashtim të SHBA-ve. Lumia 930 përmban ekranin 5 inç me definicion të plotë me rezolucion prej 1920 x 1080 pikseleve i mbrojtur me Corning Gorilla Glass 3  dhe vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft, Windows Phone 8.1.

Vertu for Bentley. Është njoftuar se prodhuesi i automobilave luksoz Bentley dhe prodhuesi i smartphone-ve luksoz Vertu janë bashkuar që për pesë vitet e ardhshme të prodhojnë një seri të smartphone-ve luksoz në formën “Vertu for Bentley”. Për momentin nuk ka shumë informacione rreth këtyre smartphone-ve, që tani për tani thuhet që janë në zhvillim e sipër, mirëpo pritet që pajisja e parë të prezantohet dhe të dal në shitje gjatë muajit Tetor të këtij viti.

Lajme botërore

iPhone 6 koncept (8)Porositë e para për iPhone 6 thuhet të jenë rreth 70 milionë. Smartphone iPhone 6 i ri pritet të hy në prodhim këtë muaj, Apple pritet të lansoj ketë model në Shtator, dhe si duket kompania ka porositur një numër të madh të tyre për prodhim. Sipas një raporti të fundit, Apple ka bërë porosinë tek furnizuesit e saj që përfshijnë Foxconn dhe Pegatron dhe numri që ka porositur thuhet të jetë rreth 68 milionë aparate vetëm për të serinë së parë të tyre. Apple do të lansojë dy versione të ndryshme të iPhone 6, një model 5.5 inç i cili thuhet të jetë iPhone Air, dhe një model më të vogël 4.7 inç dhe nga dita e djeshme edhe shfaqë lajmi së ekrani i tij do të jetë nga gjami safir. Kjo do të bëjë iPhone-in i ri më të qëndrueshëm se modelet e mëparshme, sepse ekrani do të jetë shumë më rezistent ndaj gërvishtjeve dhe më i fortë nga thyerjet.

Del versioni i ri testues, Apple iOS 8 Beta 3.Të hënën Apple ka lëshuar versionin Beta të tretin me radhë të iOS 8, duke e çuar atë më afër prezantimit përfundimtar që pritet të ndodh këtë vjeshtë. Versioni Beta i fundit ka dal në mes të Qershorit, kështu që kompania duket se ka krijuar një orar të rregullt në dy ose tre herë në javë. Shumë përdorues janë ankuar se iOS 8 Beta 2 ishte një nga versionet më me shumë gabime që ka lëshuar Apple ndonjëherë, kështu që shpresojmë se Beta 3 do t’i rregulloj këto ankesa.

Loja PES 2015 për PS4 dhe Xbox One vjenë në vjeshtë. Futbolli është në trend këto ditë për shkak të Kampionatit Botëror FIFA 2014 i cili po ndodhë në Brazil. Në lidhje më ketë Konami ka njoftuar zyrtarisht për lojën PES 2015 në pajisjet PS4 dhe Xbox One. Thuhet se ky version i lojës do të jetë në dispozicion edhe për formate tjera. Nuk ka datë konkrete se kur do të lansohet, por Konami thotë së loja do të jetë në dispozicion në mes të vjeshtës dhe dimrit të këtij viti.

PES 2015

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE