Permbledhja-javore-post

Edhe kjo javë kaloj me lajme të ndryshme nga teknologjia. Si gjithmonë thashethemet nuk kanë të ndalur, me pastaj lansimi e pajisjeve të reja, ndryshimeve në kompani etj.

Fillimisht ju njoftojmë për videon praktike që kemi bërë për Smartphone-it Sony Xperia Z si dhe në modulin krahasime kemi paraqitur të gjitha karakteristikat harduerike dhe softuerike të tij. Ky smartphone përveç specifikave të larta është edhe rezistent ndaj ujit. Për më shumë shikone videon:

[youtube id=”k9AoP3Jtf9Q” width=”600″ height=”350″]

Të reja

Samsung Galaxy Round (2)Të rejat i fillojmë me një smartphone i cili ka debutuar këtë javë e që shfaqet për herë të parë në treg, fjala pra është për Samsung Galaxy Round i cili posedon ekranin e lakuar. Përveç kësaj ky model gjithashtu përmban karakteristika të larta.

Google gjithashtu ka njoftuar për serinë e tyre të re të laptopve Chromebook gjatë një ngjarje në Nju Jork, aty ka prezantuar modelin HP Chromebook 11, një pajisje me buxhet të mesëm me sistemin operativ Chrome duke filluar për vetëm 279 $.

Kurse kompania Toshiba ka nxjerr serinë e saj të re të disqeve të brendshme solide të njohur ndryshe si SSD, pra serinë Q Series Pro PC. Kjo seri premton të rris performancën e kompjuterëve, duke konsumuar më pak energji se disqet standarde, gjithashtu leximi/shkrimi është shumë më i shpejtë.

LaCie Porsche Design USB KeyPërderisa fjala është për pajisje ku ruhen të dhënat, atëherë edhe Lacie bashkë me Porsche Design kanë prezantuar flash drive-in e ri USB 3.0, të quajtur LaCie Porsche Design USB Key, e cili sipas tyre ky version është USB drive-i më i vogël në treg momentalisht. Është i përshtatshëm të bartet, posedon përqendrueshmëri, vjen me shpejtësi të transferimit deri në 95MB/s si dhe do të jetë në dispozicion me zgjedhje prej 16GB ose 32GB.

Nga fusha e lojërave ketë javë ka qenë kompania Archos ajo e cila ka njoftuar për modelin e ri pasues nga ai më i hershëm, të quajtur GamePad 2. Gamepad 2 vjen me disa përditësime dhe përmirësime të reja . Është plotësisht funksional sikur një Tablet Android dhe në treg do të paraqitet nga fundi i këtij muaji për rreth 250 $.

Thashetheme

Për sa i përket të rejave në ditët e ardhshme sipas thashethemeve dhe disa konfirmimeve, LG me herët kishte konfirmuar se është duke punuar në ekrane të lakuara për smartphone dhe se shumë do të fillojë prodhimin masiv të tyre gjatë këtij muaji. Reuters tani ka dëgjuar se nga muaji i ardhshëm edhe LG ka plan të nxjerr një smartphone të ri që përdor ekrane të tilla. Ekrani me madhësi 6 inç do të jetë lakues nga fundi në krye, ka thënë Reuters. Nga po e njëjta kompani në një ngjarje të organizuar që pritet të mbahet 14 Tetor do të bëhet lansimi i tabletit të ri LG G Pad 8.3.

Sipas disa burimeve të AllThingsD, edhe Apple është duke u përgatitur dhe është gati të mbajë një konferencë shtypi me datën 22 Tetor, por natyra e ngjarjes dhe vendi është ende i panjohur për momentin. Burimet thonë se kjo do të jetë për pajisjen “iPad centric”, e cila përshtatet me thashethemet e shumta që kanë rrjedhur që një kohë.

LG Nexus 5 AmebleKetë javë që shkoj gjithashtu kanë filluar të shpërndahen të dhëna rreth detajeve të shitjes së smartphone-it të shumë përfolur LG Nexus 5. Ku sipas këtyre të dhënave del se versioni i ri i smartphone-it Nexus 5 do të kushtojë 299 $ për modelin 16Gb ndërsa modeli 32GB do të përmbajë edhe baterinë më jetëgjatë dhe do të ketë çmimin prej 399 $.

Thashethemet tani kanë filluar edhe për modelin e ardhshëm të Samsung Galaxy S5 për të cilin, burimet nga mediet koreane citojnë për disa burime brenda kompanisë Samsung, se smartphone-i i ardhshëm Galaxy S5 do të prezantohet në Janar të vitit të ardhshëm. Prezantimi i tij pritet të bëhet më herët se sa ishte planifikuar për arsye të shitjeve zhgënjyese të Galaxy S4.

Kjo pra ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube. |ameble|