Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Vlerësim: Samsung Galaxy S4

Nëse keni vendosur për të blerë smartphone-in më të ri Galaxy S4 nga Samsung, dhe jeni kureshtar ta dini se si duket dhe se çfarë janë karakteristikat dhe përformanca e tij, atëherë lexoni artikullin me vlerësimin e plotë që kemi përgatitur për ju.

Video Shpaketim: HTC Butterfly

Nëse jeni në mëdyshje se cilin nga smartphone-t të bleni atëherë shikojeni videon në vijim në të cilen kemi publikuar shpaketimin e smartphone-it HTC Butterfly.  Për më shumë shikoni videon që kemi përgatitur për ju:

Vlerësim: Laptopi HP 630

Laptop-HP-630-31-1024x768HP 630 është një laptop i dedikuar për persona që kanë një buxhet të mesëm dhe në pamje të parë duket së është i orientuar drejt përdoruesve që merren me biznes. Posedon ekranin 15.6 dhe është në dispozicion me procesorë të ndryshëm duke filluar nga Celeronet, Pentiumet dhe në fund me Core i3 dhe i5. Për më shumë lexoni artikullin me vlerësimin e plotë që kemi përgatitur për ju.

Google Nexus 5 të lansohet në Tetor me Android 5.0-  Sipas një raporti të fundit Google Nexus 5 mund të lansohet në muajin Tetor, smartphone-i është përfolur të vij me versionin e ri Android 5.0 Key Lime Pie dhe sipas androidguys mund të jetë i bazuar në modelin e ri nga LG, Optimus G2.

Raportohen probleme me MacBook Air të ri- Një temë e re në forumin zyrtar për përkrahje të Apple-it (Apple Support) është përhapur nga përdoruesit të cilët kanë shkruar se volumi i pajisjes së re MacBook Air po luhatet vetvetiu, veçanërisht duke shikuar videot.

Eric Schmidt shfaqet në publik me smartphone-in Moto X – Në një konferencë për biznes Allen&Co udhëheqësi i Google-it Eric Schmidt është shfaqur me Smartphone-in ende të pa publikuar Motorola Moto X dhe Corriera ka marr disa fotografi të cilat mund të shihni më poshtë.

ATM, një aplikacion më plotë vlerë për turizmin në Shqipëri“Albanian Tourism MAP (ATM)” është një aplikacion i ri i teknologjisë multimediale i projektuar dhe dizajnuar nga Applying Virtual Reality (AVR), ai është i programuar dhe përshtatur për të qenë i lehtë për tu përdorur me udhëzime të thjeshta përdorimi, i cili mund tëpërdoret nga cdo moshë.

Aplikacioni Vine për Windows Phone në zhvillim- Nokia ka njoftuar dje se aplikacioni zyrtar Vine shumë shpejt do të vij tek platforma Windows Phone. Shërbimi Vine për shpërndarjen e videove të shkurtëra nga Twitter, kohët e fundit ka pasur një sukses të madh në platformën Android dhe iOS.

Përditësimi i ri Chrome për Android përfshinë Google translate – Kompania Google ka lëshuar një përditësim të ri për aplikacionin Chrome në Android, duke shtuar kështu mundësitë automatike për përkthim që aktivizohet kur vizitoni ndonjë faqe interneti të huaj dhe gjithashtu ka futur opsionin me ekran të plotë (fullscreen) për tablet tek shfletuesit.

Kroacia prodhon Smartphone-in e parë- Edhe pse me karakteristika të ulëta kompania kroate HG Spot ka arritur të lansoj smartphone-in e parë vendor. Smartphone-i kroat i koduar si “Forcebook Ultraphone 40″ kushton vetëm 499 kuna kroate (ose 66 €) dhe ka shënuar kështu rritjen e prodhimit për smartphone të lirë.

Zyrtare: Nokia lanson smartphone-in Lumia 1020- Nokia tanimë zyrtarisht lansoj smartphone-in Lumia 1020 të koduar dhe përfolur më parë si Nokia EOS.Kemi parë tashmë disa nga fotot që janë publikuar online plus videot nga platforma mobile AT&T. Videot koleksion janë shfaqur gjithashtu online, të cilat më gjasë janë incizuar me Nokia-n e re Lumia 1020 dhe kamerën e saj 41 megapikselë.

Instagram shton opsionin embed për ueb- Instagram të mërkurën ka shtuar opsionin embedding për ueb. Duke filluar nga sot një buton i mrekullueshëm është futur në Instagram për shpërndarje (share) që u mundëson përdoruesve lehtë të bëjnë embed fotot dhe videot e tyre në blogun apo uebfaqen e tyre. Nuk janë vetëm fotot dhe videot që shpërndahen, aty shpërndahet gjithashtu edhe emri i personit.

Google Maps për Android tani me dizajn të ri dhe navigacion më të mirë – Google ka përditësuar aplikacionin Google Maps për Android, duke shtuar kështu disa karakteristika të reja dhe duke përfshirë një dizajn të ri për aplikacionin.

Video prezantimi i parë i lojës GTA V- Është publikuar video e parë e lojës Grand Theft Auto V që shfaq detajet e çdo karakteri qe luajnë një rol në ketë lojë dhe tregon se si mund të kaloni në mes roleve madje edhe gjatë disa misioneve për të arritur avantazhe.

Aplikacione pa pagesë për 5 vjetorin e AppStore-it- 5 vjet më parë Apple kishte filluar AppStore-in e tyre (dyqanin online të aplikacioneve) që vërtet ka qenë një sukses i madh për kompaninë. Tani në dispozicion janë më shumë se 900.000 aplikacione për shkarkim nga AppStore.

Jelly Bean bëhet versioni më i shfrytëzuar në Android – Jelly Bean është bërë versioni më i shfrytëzuar nga të gjitha versionet Android. Versionet Android 4.1 dhe 4.2 që zakonisht referohen si “Jelly Bean,” kohen e fundit kanë marr kryesimin në garën e versioneve tjera. Vetëm muajin e kaluar ka rënë për një kohë të shkurtër prej 30 %, por nga statistikat e fundit të marra për periudhën 14 ditore qe përfundoj më 8 Korrik kishte 40 % rritje në pajisjet Android.

Edhe Nikon hyn në tregun e Smartphone-ve- Nikon mund të jetë kompania e fundit që pritet të hyj në tregun e smartphone-ve, sipas një raporti nga nikonrumors nepërmes Bloomberg, kjo kompani është duke punuar në një kamerë-smartphone të ri.

Lansohet tableti Pipo Max M6- Pajisja ka të instaluar sistemin operativ Android 4.1, por kompania premton se do të kalon shumë shpejt në Android 4.2.2. Tableti përveç specifikave shumë të mira ai po ashtu ka edhe një çmim të mrekullueshëm, vetëm 269 $, ndërsa versioni me WiFi 308 $.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë dhe qëndroni me ne. |ameble|