Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video Prezantime

Frigoriferi Samsung Side By Side (RSA1ZTSL1)–  Ameble në bashkëpunim me NEPTUN, ka prezantuar Frigoriferin Side by Side Modeli: RSA1ZTSL1 nga prodhuesi Samsung. Për më shumë detaje rreth specifikave dhe të mirave të këtij frigoriferi, ndiqeni video prezantimin. [youtube id=”qKQAYCn7_e8″ width=”580″ height=”300″]

Të rejat nga bota e Smartphone-ve dhe tabletëve

Samsung Galaxy MegaZbulohen specifika për Samsung Galaxy Mega 6.3 – Në mënyrë specifike në sammobile, kjo pajisje thuhet të vijë e pajisur me ekran PLS HD 6.3 inç, procesorin dy-berthamorë 1.7Ghz, kamerën e pasme 8 megapiksel dhe atë frontale 2 megapiksel, memoria 1.5 GB RAM, Bluetooth 4.0, Wi-Fi 802,11 a/b/g/n, A-GPS dhe baterinë 3200 mAh.

iPhone 5S me madhësi të ndryshme – Një raport i ri tregon se, Apple më në fund është duke u përgatitur që modeli i ardhshëm iPhone 5S të paraqitet me ekran në madhësi të ndryshme. Brian White nga Topeka Capital Markets beson se Apple është duke u përgatitur që gjatë kësaj verë të lansoi modelin iPhone 5S në “të paktën dy”, apo “ndoshta edhe tri”,  madhësi të ndryshme të ekranit.

S’ka Microsoft Office për Android dhe iOS deri në vitin 2014 –Ka një kohë që është përfolur se Microsoft do të përgatisë versionin e Office-it për pajisjet iOS dhe Android, edhe raportet e mëhershme qe thoshin se kjo do të përfundoj nga fillimi i vitit 2013 duket të kenë qenë të pa vërteta.

LuvPad-WN1100

Tableti i ri LuvPad WN1100 11.6 inç me Windows 8– Një tabletë të ri me Windows 8 është lansuar ketë javë nga kompania japonze Mouse Computer në formën LuvPad WN1100, i cili është i pajisur me ekran LED 11.6 inç duke ofruar rezolucion prej 1920X1080.

Microsoft raportohet se është duke punuar në një Surface 7 inç- Microsoft po mendon të zvogëloj madhësinë e tabletit të tyre Surface në 7 inç, nëse i besohet një raporti nga Wall Street Journal.
Surface i ri 7 inç pritet të lansohet ka fundi i këtij viti, por nuk janë dhënë detaje rreth pajisjes.

Informata, Biznese, Kuriozitete 

Facebook Home, tani në dispozicion për shkarkim-Në qoftë se keni një ndër smartphone-at që është kompatibil me aplikacionin e ndërfaqes (launcher) Facebook Home atëherë jeni me fat! E themi sepse kjo ndërfaqe e prezantuar disa javë me herët tani është publikuar dhe është në dispozicion për shkarkim nga Google Play plotësisht pa pagesë.

Windows 8 -amebleWindows 8 dhe Windows Phone 8 do të bashkohen në Windows Blue– Sipas një raporti të ri, Microsoft është duke punuar që të bashkojë sistemin operativ Windows dhe Windows Phone, nën një produkt të ri të quajtur Windows Blue.

U prezantua aparati për përzierjen e qumështit “Senseo Milk Twister” nga Philips– Pajisja 120 mili-litërshe “Senseo Milk Twister” nga Philips është një shkumues i ri qumështi perfekt që për 2 minuta përgatit qumështin e shijshëm me shkumë për ti mbuluar dhe japë shije Cappuccino-ve ose Latte Macchiato-ve.

Nokia mbyll shitoren e saj me të madhe të shitjes me pakicë – Nokia po vazhdon me uljen e shpenzimeve të tyre, duke mbyllur kështu shitoren të saj me të madhe të shitjes me pakicë në Shangai të Kinës. Ata kanë hapur ketë pikë shitje në vitin 2007 si shitoren me të madhe të saj në botë.

Microsoft Xbox 720 do të prezantohet me 21 Maj -Si duket, nuk do t’na bie të presim gjatë për të mësuar rreth konsolës së ardhshme nga Microsoft Xbox 720.

Google vs Bing– Një laborator gjerman për testime i quajtur “AV-Test” ka kryer një studim 18 mujor, duke mbledhur kështu 40 milion uebfaqe të internetit të ofruara nga shtatë motor të ndryshëm të kërkimit.

Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe si gjithmonë për çfarëdo komenti, sugjerimi apo edhe këshille ju lutem na shkruani pa hezitim.

Mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube|ameble