Permbledhja-javore-post

Si zakonisht, fundjava është e rezervuar për më të rejat nga teknologjia, për ata të cilën nuk kanë pasur mundësi t’i përcjellin.

Këtë javë, si top lajm ishte ngjarja e organizuar nga Apple apo lansimi i pajisjeve të tyre, iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe Apple Watch. Pajisjet të cilat lansohen nga gjiganti Apple gjithmonë vijnë me plot spekulime, thashetheme, pritje dhe në fund paksa dëshpërohem. Pse?

Është spekuluar shumë që do të ketë risi të mëdha nga modelet që kompania pritet t’i lansoj ketë vit, është thënë të vijnë me karakteristika tejet të larta, me ndonjë tipar ndryshe nga të tjerët, dhe e vetmja çfarë ka bërë Apple është se ka lansuar iPhone me madhësi të ndryshme më të mëdha e që kjo nuk jap ndonjë rendësi të madhe, duke pasur parasysh se kemi pasur qysh që disa vite smartphone me ekran të mëdhenj. Gjithashtu vlen të përmendet që karakteristikat e këtyre modeleve që ka nxjerr Apple ketë javë, janë 100% të ngjashme p.sh. me modelin LG Nexus 4 i cili u lansua 2 vite më parë.

iPhone 6s

Mirëpo, ne nuk do të thotë që mund të bazohem në karakteristika që kanë këto modele. Këtu bie ndesh edhe ana softuerike e cila është e zhvilluar asisoj sa që iPhone-t e ri të Apple-it më këto karakteristika që kanë mund të jenë shumë me të përshtatshëm dhe stabil se sa disa modele të reja të vitit 2014. Sido që të jetë ta mbyllim ketë përshkrim duke përmendur edhe pajisjen Apple Watch (orën e mençur) të cilin kompania po ashtu e ka lansuar ketë javë mirëpo edhe kjo pajisje me plotë dëshpërime dhe pa risi të mëdha për fansat e vet.

Si gjithmonë, vetëm pak ditë pas lansimit të këtyre smartphone-ve kompania Apple ka konfirmuar se ka arritur me të vërtetë një numër rekord të para-porosive për iPhone 6, mirëpo është ende e paqartë deri më tani se cili model është më i suksesshëm.

Përveç të rejave nga Apple, gjatë javës edhe rrjetet sociale ishin aktive duke paralajmëruar disa të reja në shërbimet e tyre. Twitter është duke menduar për të futur shitblerje online nëpërmes rrjetit të tyre. Kompania të hënën ka thënë se me partnerët e saj është duke testuar një opsion të ri “Buy” (blej) që në fakt iu mundëson përdoruesve të blejnë direkt ndonjë produkt të caktuar përmes një cicërime (tweet). Nëse, për shembull, një kompani reklamon një veshje apo diçka të tillë, përdoruesit do të keni mundësi ta blejnë atë aty për aty. Për momentin, opsioni “Buy” është në dispozicion vetëm në një përqindje të vogël të përdoruesve të SHBA-ve.

Facebook ScheduleNdërsa në anë tjetër, Facebook është duke testuar një funksion të ri që mund të fshij statusin e postuar vetvetiu. Një pjesë e vogël e përdoruesve e kanë vënë re ketë opsion të ri, që iu mundëson të zgjidhin periudhën kohore të statusit për tu fshirë. Koha është e caktuar nga një orë deri në shtatë ditë. Nuk është ende e sigurt se çfarë është qëllimi i këtij funksioni tek përdoruesit e thjesht, por ky opsion duket shumë funksional për ato kompani që ofrojnë dhurata apo bëjnë lojëra.

Për deri sa u përmenden lojërat, duhet të cekim se loja Destiny është “loja më e suksesshme e re që është lansuar ndonjëherë”. Loja e re Destiny e zhvilluar nga Bungie dhe publikuar nga Activision ka kushtuar 500 milionë dollarë për tu dizajnuar, zhvilluar dhe shitur. Activision ka bërë të ditur se shitjet e lojës Destiny vetëm në ditën e parë kanë mbuluar shpenzimet e bëra. Ata kanë thënë se janë gjeneruar më shumë se 500 milionë $ të ardhura në mbarë botën.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble