SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Edhe java që e lamë pas ishte një javë interesante me shumë risi nga teknologjia.

Fillimisht do ju njoftojmë për tabletin Maxell Maxtab C8, prezantimin e të cilit mundësoi Mega nga Prishtina. Për çfarë pajisje bëhet fjalë, shikojeni videon e më poshtme.

[youtube id=”RC6OUo6X3N0″ width=”600″ height=”350″]

Smartphone

Apple-iPhone-5SApple. Padyshim, ngjarja që e karakterizon këtë javë ishte prezantimi i dy modeleve të reja nga Apple, iPhone 5S dhe iPhone 5C. Vet fakti i prezantimin të modeleve të reja nga Apple, ka krijuar një interesim të madh botërorë për të parë se si do t’ia dal Apple në treg dhe a do të mund të përballoj konkurrencës aktuale. Përveç modeleve të reja, Apple po ashtu ka njoftuar se data e publikimit e versionit të ardhshëm të iOS 7 do të jetë 18 Shtatori që vjen me një varg veçorish të reja dhe dizajn plotësisht të ri.

LG. Edhe kompania LG tani më ka filluar me promocionin e smartohone-it të ri LG G2 i cili pritet të lansohet në treg me datën 26 Shtator 2013.

Sony. Para pak ditësh Sony ka prezantuar smartphone-in e tyre Xperia Z1 në IFA 2013 në Berlin, mirëpo tani, si duket kompania është duke ndjekur rrugët e njëjta si Samsung dhe HTC, duke punuar në modelin Xperia Z1 Mini të ardhshëm.

Nexus 5. Pas pamjeve që kanë rrjedhur për Google Nexus 5 në videon të cilën është paraqitur zyrtarizmi i Android-it 4.4 KitKat, sipas thashethemeve është çështje kohe kur Google pritet të lansoj smartphone-in e tyre të ri. Por, përderisa ne presim pajisjen e vërtetë, fillimisht në internet kanë filluar të rrjedhin thashetheme për imazhe të shumta të Nexus 5 duke përfshirë edhe koncepte të tij. Mirëpo, gjatë javës janë shfaqur pamjet origjinale të Nexus 5, me ç’ rast janë njoftuar për disa karakteristika harduerike të vërteta.

HTC. Janë shfaqur disa detaje rreth smartphone-it të ardhshëm të ri HTC Harmony që thuhet se do të vijë më platformën Windows Phone GDR3. HTC Harmony duket se do të shfaqet me ekran të plotë HD 4.7 inç Super LCD 3 dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë.

HP. Hewlett-Packard nuk ka pasur ndonjë sukses kur është fjala për pajisjet smartphone. Prodhuesi gjigant i kompjuterëve si duket ka vendosur të sfidoj suksesin edhe një herë. Sipas një raporti të fundit nga uebfaqja gjermane Mobile Geeks, thuhet se HP ka në plan të lansoj një smartphone të ri me Windows Phone 8 i cili pritet të lansohet në fund të vitit 2013.

Pajisjet e reja

LG. LG shfaq televizorin OLED 77 inç ultra HD të lakuar për të cilin karakteristikat ende po i mban në fshehtësi. E vetmja që dihet deri me tani është se TV-ja do të ketë kontrast dhe ngjyra mahnitëse, do të përkrah rezolucionin 4k ultra HD.

Segate. Seagate ka lansuar një disk të hollë 500GB i projektuar posaçërisht për përdorim në ultra- laptopë dhe tablet. Sipas Seagate, ky disk është 100 % në përputhje me pajisjet Ultrabook dhe standardet e rregullta të laptopëve.

Ramos. Kompania Ramos gjatë javës njoftoi për një seri të re të tableteve me platformën Android të cilit kanë të integruar procesorin Intel dhe pritet të lansohen në tregun e Kinës në këtë muaj me çmim prej 195 $.

Asus. PadFone Infinity nga Asus do të lansohet me 17 Shtator.

Microsoft. Gjenerata e re e Microsoft Surface-it vjen me 23 Shtator. Microsoft ka konfirmuar lajmin duke dërguar kështu ftesë për media për një ngjarje të posaçme për ketë model, më 23 Shtator qytetin e New York-ut.

Të tjera

Shërbimi Microsoft Xbox Music  nga tani është në dispozicion edhe si aplikacion për pajisjet iOS dhe Android. Aplikacioni ofron muzikë pa pagesë (me reklama), aftësinë për të shtuar këngë, albume dhe playlist-a të koleksioni i Xbox Music, e cila e ka mundësinë e sinkronizimit me pajisje tjera.

Së bashku me konsolen e SonyPlay Station 4 me 10 Tetor në Japoni do të lansohet edhe modeli i ri të PlayStation Vita i cili do të paraqitet me shumëllojshmëri të ngjyrave, duke përfshirë të zezë, kaltër, hiri, jeshile, rozë dhe të verdhë.

Vodafone LogoKompania e dytë mobile në Gjermani Vodafone Germany, ka lëshuar një deklaratë për media duke konfirmuar për një sulm masiv kibernetik në serverët e tyre që ka prekur së paku 2 milion konsumatorë. Hakerët, të cilët ende janë të panjohur, kanë arritur t’ju qasen emrave, adresave, detajeve të llogarive bankare dhe të dhënave shtesë nga llogaritë e tyre personale. Ai ose ajo nuk ka marrë ndonjë numër telefoni, kredit kartel ose numrat e bankomateve.

Po e përmbyllim edhe këtë përmbledhje javore duke iu dëshiruar një javë të mbarë. |ameble| 

SHPËRNDAJE