SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato

Canon FtesëCanon prezanton produkte të reja në Prishtinë– Partneri i akredituar për ProVideo/Photo nga Canon për Kosovë “MEGA Electronics” ka lëshuar ftesë për partnerë të cilët janë të interesuar të jenë prezent në prezantimin e produkteve të reja për video incizim dhe fotografi nga Canon.

Prezantimi i delegacionit të ICK-së nga Kosovo në panairin CeBIT– Mbështetja e bizneseve të reja të bazuara në teknologji dhe inovacion përmes këshillëdhënies së ofruar nga inkubatori i Innovation Centre Kosovo, grantet e dhëna në bashkëpunim me partnerë janë disa nga informatat e prezantuara nga delegacioni i ICK-së që po qendron në CeBIT – panairin më të madh botëror të teknologjisë që mbahet në Hanover të Gjermanisë.

Platformë online për prodhuesit dhe dizajnerët nga Kosova– Një prej projekteve më të fundit të kompanisë norvegjeze Athene Project Management, përkatësisht degës së saj në Kosovë, Athene Kosovo është Balkanspring.com. Ky dyqan online i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, u mundëson prodhuesve dhe dizajnerëve kosovarë që produktet e tyre t’jua shesin online konsumatorëve global.

Mbushës baterieBE dëshiron një mbushës baterie të përbashkët për të gjitha pajisjet mobile– Në qoftë se përdorni dy pajisje Android dhe iOS atëherë me siguri se keni edhe dy apo me shumë mbushës për të dy llojet.

Samsung Galaxy Grand 2 LTE-A lansohet në Korenë e Jugut- Samsung tani ka nisur modelin Galaxy Grand 2 LTE-A në Korenë e Jugut. Si pajisje më avancuar që përkrahë teknologjinë LTE, Galaxy Grand 2 vjen me ekranin 5,25 inç me definicion të lartë me rezolucion prej 1280 x 720 pikësela

Xiaomi me smartphone të ri dhe çmime marramendëse– Vitin e kaluar, prodhuesi kinez Xiaomi tërhoqi vëmendjen e shume njerëzve nëpër botë duke lansuar ne treg telefona të mençur me procesorë katër-bërthamorë me çmime marramendëse duke filluar nga 130$.

Sony dhe Panasonic njoftojnë për formatin e ri të disqeve “Archival Disc”– Gjatë dekadës së kaluar apo edhe më herët, ne kemi parë të gjitha llojet e media formateve për ruajtjen e të dhënave. Për ruajtjen e të dhënave fillimisht janë përdorur Floppy disqe të mëdha, pastaj kemi pasur më të vogla, pastaj kemi pasur kaseta të cilat kanë ofruar ruajtjen e medieve më hapësirë më të madhe se sa disqet, pastaj kanë qenë CD-të, DVD-të dhe në fund Blu-ray.
10-Ferrari California T 1

12 veturat me mahnitëse të panairit “Geneva Motor Show”– Për fansat e veturave, panairi vjetor ndërkombëtar Geneva Motor Show që ishte javën e kaluar, është një nga ngjarjet më emocionuese dhe më të rëndësishme të vitit. Shumë prodhues të makinave përdorin ketë panair për të shfaqur apo prezantuar risitë më emocionuese për vetura që ata ofrojnë dhe përderisa paraqitja e veturave koncept nuk janë gjithmonë në dispozicion për publikun, kjo ngjarje ofron ketë mundësi të mirë për vizitorët.

Foxconn do të punësojë edhe 15.000 punonjës të rinj– Foxconn, kompani kjo e cila prodhon shumë produkte të Apple-it, ka njoftuar se në mënyrë drastike do të rrisë madhësinë e fuqisë punëtore të saj në bazën e tyre në Tajvan, në përpjekje për të rritur kapacitetet e saj afatgjatë.

iOS 7.1Lansohet për publikun versioni iOS 7.1 për iPhone dhe iPad-Janë bërë më shumë se një muaj që kur u lansua versioni Beta për iOS 7.1 dhe Apple tani ka lansuar ketë version të platformës së tyre edhe për publikun. Apple versionin e para-fundit Beta 5, e kishte lansuar më 4 Shkurt dhe siç kemi deklaruar edhe më parë ata në plan kishin që ky version të jetë versioni përfundimtar Beta për zhvilluesit para së të lansojn versionin iOS 7.1 Gold Master (GM).

Prezantohet Laptopi MSI GS60 Ghost Pro NVIDIA– Në ngjarjen CeBIT, e cila është aktualisht duke u mbajtur në Gjermani, MSI kishte prezantuar modelin e ri të Laptopit MSI GS60 Ghost Pro NVIDIA i dizajnuar për lojëra. CeBIT hap dyert për vizitorë- Ngjarja me e madhe për Teknologji në Europë CeBIT është hapur zyrtarisht në qytetin gjerman të Hanoverit. Kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën në mbrëmje ka marr pjesë në hapjen e kësaj ngjarje duke theksuar rëndësinë e realizimit dhe rregullave të përbashkëta evropiane për mbrojtjen e të dhënave.  /ameble

SHPËRNDAJE