SHPËRNDAJE

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Vlerësim

Këtë javë është bërë vlerësimi i SD kartelës 16 GB nga SanDisk Utra Class UHS 10 e vlerësuar shumë nga ne dhe e rekomandojmë blerjen e saj. Përveç vlerësimit kemi bërë edhe 2 video për SD kartelën, ku në njërën kemi prezantuar në rast të blerjes së saj se çfarë vjen me të, ndërsa në anën tjetër është bërë krahasimi i saj me një SD kartel të klasës 6 me ç’ rast janë treguar dallimet në mes tyre.

Edutek

Sot në treg kemi qindra mijëra prodhues të kartelave SD, të prodhuara sipas standardeve me tri madhësi të ndryshme fizike: SD, miniSD, dhe microSD. Kartelat e memories SD janë përdorur zakonisht në kompjuterët personal posaçërisht në laptop, video kamera, aparata digjital dhe pajisje tjera të mëdha të elektronikës. Për këtë arsye kemi bërë edutek-in se Si të zgjedhni kartelën e duhur SD?

Të rejat nga bota e Smartphone-ve 

Padyshim, lajmi i javës është zyrtarizimi i Samsung Galaxy S4, me që rast përfundojnë të gjitha thashethemet dhe spekulimet rreth tij. Për dallim nga S3, Galaxy S4 i ka dy ekstra sensorë Infra Red për kontrollimin e pajisjeve dhe për kontroll me lëvizje (Gesture controlling) si dhe sensorin për temperaturë dhe lagështi. Çfarë dallon Galaxy S4 nga Galaxy S3, mund të informoheni në këtë artikull.

Këtë javë ka filluar shitja e LG Optimus L7 II në Gjermani për 249 € si dhe LG Optimus L5 II me dual-SIM.

A keni pyetur veten ndonjëherë se si është bërë HTC One? Nëpërmjet këtij artikulli ju mund të gjeni përgjigjeje.

Kompania Sony si duket do të nxjerr një çift të ri të smartphone-ve me Androidështë njoftuar në një blog të tyre, me ç’ rast javën e ardhshme më datën 18 Mars do të organizojnë një konferencë për media në Rusi.

Informata, Biznese, Kuriozitete

Ndërmarrësi i suksesshëm nga Kosova, Kushtrim Xhakli që njihet për pasionin e tij me inovacionin dhe tregjet e reja, dhe si themelues iFast Europe Ventures (kompani në Lituani), anëtarë i bordit të IPKO Foundation, Referues pranë akesleratorit të mirënjohur evropian HackFWD, dhe bashkë-themelues i kompanisë Changers.com (kompani në Gjermani), ka shpërndarë me krenarin lajmin se kjo e fundit është shpallur fitues në garën e dytë vjetore të organizuar Code_n. Kushtrim Xhakli pavarësisht se aktiv me biznese të ndryshme në Evropë, ka qenë një prej shtyllave kryesore të projektit për Diplomaci Digjitale të Kosovës, të cilin e ka shpalosur Ministria e Punëve të Jashtme nën përkrahjen e partnerëve British Council, Ambasadës Norvegjeze dhe IPKO Foundation, dhe përmes të cilit kanë rezultuar ngjarje si AppCamp Kosovo, WikiAcademy Kosovo, etj.

A do të kemi një konkurrues të YouTube-it? Bashkë-themeluesi i YouTube-it Chris Hurley ka zbuluar se është duke bërë plane për fillimin një portali të ri për video streaming dhe shpërndarjen e shërbimeve që ndoshta mund të jetë konkurrues mëYouTube-in.

Google Shopping edhe për pajisjet mobile. Shumë shpejt Google do të fus shërbimin e tyre për shitjen e produkteve nëpërmes Google Shoppingmirëpo tani për pajisje mobile. Kjo është një përparësi e madhe për ata të cilët zakonisht përdorin Google Shopping.

Që nga themelimi në vitin 1979, Seagate ka prodhuar 2 miliard hard disqe në mbarë botën, kompani kjo e cila pretendon së është e para që ka arritur një sasi të tillë.

Philips ka lansuar një seri të re të televizioneve të quajtura DesignLine, që definitivisht ndryshojnë shumë nga shumica e televizioneve të tjera që gjenden në treg. Me qëllim për të krijuar një “pajisje për qejfi” dhe jo vetëm televizion, dizajnerët e kompanisë Philips kanë krijuar një dizajn që duket si një pllakë e hollë qelqi “pa damar” me një pjerrtësi mbështetëse të zezë.

Dropbox ka njoftuar për blerjen e aplikacionit për E-mail në iOS, Mailbox. Blerja e këtij aplikacioni është një lëvizje më tej shërbimit Cloud dhe drejt platformave mobile (në lëvizje).

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE