SHPËRNDAJE

Po e përmbyllim edhe ketë javë me shumë ngjarje të ndryshme nga fusha e teknologjisë, video javore ishte ajo që e filloj javën me smartphone-in Galaxy Nexus, që prezanton një mënyrë të re për të zhbllokuar smartphone-in tuaj me anë të një buzëqeshje. Teknologjia e artit të fytyrës ju mundëson qasje në smartphone-in tuaj në bazë të regjistrimit te fytyrës suaj, këtu nuk keni nevojë te mbani mend fjalëkalim (password) apo ndonjë kod sigurie.

Me një video tjeter krejt ndryshe ka nisur dita e hënë e cila me anë të teknologjisë softuerike e përshkruan zhvillimin e tokës, natyrës dhe njerëzimit brenda 1 minuti, video kjo që për disa orë ka marr miliona klikime në portalin youtube.

Ngjarjet dhe të rejat me pastaj vazhdojnë nga kompanitë e mëdha, duke filluar nga Apple të cilës i doli në publik marrëveshja e bërë me kompaninë hekurudhore zvicerane, për nga u akuzua për vjedhje të dizajnit të orës, dhe që mos të përfundoj ne gjykatë u detyrua të bëjë marrëveshje dhe të paguaj rreth 20 milion dollar. Gjithashtu kompania Samsung gjatë kësaj jave ka detyruar në mënyrë efektive kompaninë Apple të paguaj 20% më shumë në procesor që prodhon për smartphone-et e tyre. Apple fillimisht nuk e pranoi atë ndryshim, por duke mos gjetur furnizues tjetër si zëvendësim, atyre i duhet pranojë rritjen.

Me pastaj të rejat vazhdojnë më kompaninë kanadeze RIM (Research In Motion) që merret me zhvillimin e platformës mobile për BlackBerry e qe po planifikon të nisë versionin e ri të platformës së saj BlackBerry 10, më datën 30 janar vitin e ardhshëm, e qe në të njëjtën datë pritet të publikohen edhe dy smartphone Blackberry me prekje (touch).

Microsoft dhe Google janë ato që vazhdimishtë po shfaqen me përditësime dhe të reja në teknologjitë e tyre, ketë javë një ngjarje jo e mirë ka ndodhur për kompaninë Microsoft. Një ndër personat kyç në ketë kompani Steven Sinofsky, i cili ka kontribuar për Microsoft prej vitit 1989 ka lënë kompaninë, ky vendim si duket është marrë për shkak të tensioneve në rritje nga Sinofsky me drejtuesit e tjerë të kompanisë Microsoft.

Pa u komentuar shumë kjo ngjarje nga Microsoft, ajo ka vazhduar me të rejat e saj, si lançimin e versionit preview të Internet Explorer 10 për sistemin operativ Windows 7 të cilin nga tani mund ta shkarkoni këtu, si dhe një shpresë tjetër u është dhënë atyre që ende përdorin pajisje më të vjetra të cilat janë me Windows Phone 7.5 e qe flitet se do të marrin një përditësim të ri Windows Phone 7.8 nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Google nga ana tjetër, ka përditësuar Google TV me disa karakteristika të rëndësishme, duke përfshirë mundësinë e kërkimit me zë (voice search) dhe një udhëzues të ri televiziv të quajtur PrimeTime. Në anën tjetër për shërbimin e email-it, Gmail ka shtuar një seri mundësish të dobishme për kërkim, tani përdoruesit e Gmail-it do të kenë mundësi për të kërkuar email-at e tyre sipas madhësisë dhe datës.

Pajisje të reja janë shfaqur apo prezantuar edhe ketë javë, dhe disa nga to janë: smartphone Google Nexus 4 dhe tabletin Nexus 10 të cilat gjatë kësaj jave filluan me shitjen e tyre, kurse HTC dhe Verizon kanë prezantuar smartphone-in e ri HTC Droid DNA me ekran 5 inç Full HD, dhe në dispozicion për shitje do të jetë nga Verizon për 199 $ me kontratë dy-vjeçare.

Mastercard gjithashtu ka lansuar një kartelë të re krediti në Singapor e cila është e pajisur me ekran LCD dhe tastierë me prekje të lehtë. Është dizajnuar për të krijuar një fjalëkalim pa pasur nevojë për ndonjë pajisje shtesë si Token që gjenëron fjalëkalimet për qasje në llogaritë online.

Kurse kompania Western Digital ka njoftuar për versione të reja të brendit të saj My Book Studio. USB 3.0 është zgjeruar tani në këtë familje të hardisqeve duke ofruar shpejtësinë e transferimit të të dhënave deri në tri herë më shpejt se USB 2.0.

Një nga teknologjitë e reja ka qenë Elliptic Labs e cila ka zhvilluar një sistem të kontrollit të ri e bazuar në lëvizje (touchless gesture), e dizajnuar për të mundësuar përdoruesve lundrimin me Windows 8 në mënyrë të natyrshme pa prekje, hollësi të plota nga ky sistem mund të shikoni në videon e paraqitur nga Elliptic Labs. Dhe se fundmi lajmi ynë ka qenë nga Samsung që ka njoftuar për çip memorie të reja 64GB të brendshme për smartphone dhe tableta, të cilat ajo thotë se janë 20% më të vogla dhe një e treta, më e shpejt se këto aktuale.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë, kurse për të qenë me afër nesh bëni Like dhe shpërndani faqën tonë në Facebook apo na përcjell në Twitter.  |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE