Permbledhja javore post

Edhe kjo javë karakterizohet me plotë të reja nga fusha e teknologjisë si nga ato vendore gjithashtu edhe ato ndërkombëtare. Pra, shkurtimisht ju paraqesim të gjitha ato që nuk keni arritur ti ndiqni gjatë kësaj jave që shkoj.

Lokale

Alfabeti ShqipNëse keni një iPad apo iPhone atëherë fëmijët tuaj nga kjo javë do të kenë rastin të mësojnë alfabetin në një mënyrë të re dhe interaktive me ndihmën e ilustrimeve dhe narracionit atraktiv, falë aplikacionit më të ri “Alfabeti shqip” nga Trigonom. 36 shkronjat e Gjuhës Shqipe vijnë në jetë në këtë aplikacion në katër forma të ndryshme të lojërave, ku e para fillon me hapat gradual të mësimit të alfabetit duke dëgjuar zërin, ilustrimin dhe shkronjën përkatëse, kurse çdo gjë paralelisht përcillet me muzikë dhe efekte argëtuese.

Fondacioni Ipko ka lansuar konkursin për edicionin e dytë të projektit “Wiki Academy Kosovo” i cili ka për qëllim përmirësimin e imazhit të Kosovës në internet. Ndryshe nga edicioni i parë, kësaj here fokusi kryesor i projektit do të jetë shtimi i përmbajtjes për qytetet e Kosovës në Wikipedia.

Aktivitete të ndryshme gjatë kësaj jave ka pasur edhe nga Inkubatori i ICK-së, të cilët ditën e Martë kanë mbajtur ngjarjen e 13 të radhës me temë Trendët në fushën e Teknologjisë për vitin 2014 (Technology Trends 2014). Prezantuesit në Business Tuesday #13 thanë se trendet e fushës së teknologjisë do vazhdojnë të jenë aplikacionet për pajisje mobile të mençura dhe për ueb.

Nga ICK po ashtu është bërë thirrja e shtatë për aplikim me ide biznesi për në inkubatorin e ICK-së, që ka filluar më 15 janar 2014 dhe do të qëndroj e hapur deri më 4 shkurt 2014. Për një vend në inkubatorin e Innovation Centre Kosovo (ICK) mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit  që kanë ide inovative të bazuara në teknologji informative.

Microsoft

Microsoft BUILDPër ata që nuk janë të informuar gjiganti Microsoft çdo vit mban konferencën Microsoft Build Developer e cila mbledh shumë zhvillues apo programer nga e gjithë bota, për të prezantuar aplikacione apo softuer të ndryshëm, gjithashtu prezantohen të arriturat dhe planet për të ardhmen e kësaj kompanie. Gjatë kësaj javë kjo kompani ka nxjerr në shitje biletat për ketë ngjarje të cilat kompania ka arritur t’i shes të gjitha brenda ditës së parë. Microsoft Build Developer 2014 zhvillohet në mes të datave 2 dhe 4 Prill në San Francisko.

Po në ketë datë është përfolur së kompania pritet të bëj prezantimin si dhe lançimin e shumë produkteve. Në ketë ngjarje pritet të prezantohen planet për sistemin e ardhshëm operativ Windows 9 si dhe lansimi i asistentit me zë që pritet të jetë rival i Siri nga Apple dhe Google Now nga Google.

Facebook

Facebook është në përgatitje që të filloj me një shërbim të ri për leximin e lajmeve (news reader) në pajisjet mobile smartphone dhe tablet, ky shërbimi është emëruar Paper. Sipas një raporti të fundit, Paper do të jetë i ngjashëm me aplikacionin e shumë popullarizuar Flipboard, dhe do të lansohet si një aplikacion i ndarë ose si ueb aplikacion për pajisje mobile.

Sipas një mesazhi nga kryeshefi i kësaj kompanie Josh Miller, Facebook ka blerë Branch Media. Branch Media me bazë gjendet në qytetin e Nju Jorkut dhe zotëron dy shërbime softuerike, njërën në të njëjtin emër dhe tjetrën të quajtur Potluck.

Apple

Apple Mac ProRreth një viti më parë, Apple kishte hequr modelin Mac Pro nga shitja në Evropë, për arsye të disa rregulloreve të reja evropiane që ishin hyr në fuqi. Tani, Apple Mac Pro i ri me sa duket është në përputhje me rregullat e reja evropiane, dhe sipas MacGeneration, Mac Pro do të kthehet përsëri për shitje në Evropë.

Shumë fansa të modelit iPhone nga Apple me plotë dëshirë po presin ndryshime në dizajn të iPhone-it, i cili që nga dita e lansimit të parë të iPhone-it nuk kanë bërë ndryshime të mëdha sa i përket pamjes së jashtme. Ketë javë nuk ka mundur ti ik pyetjes kryeshefi i kësaj kompanie Tim Cook i cili është pyetur se çfarë pritet nga modeli i ardhshëm iPhone 6. Ai nuk u është përgjigjur pyetjes mirëpo ka lenë të kuptohet se gjatë këtij viti mund të priten ndryshime.

Samsung

Thashethemet asnjëherë nuk kanë të ndalur, ketë javë është përfolur edhe për modelin e ardhshëm të Samsung Galaxy S5. Sipas disa informatave proklamohet se Galaxy S5 do të vijë në versionin me mbështjelljes plastike dhe versionin me mbështjelljes metali.

Kjo kompani gjatë kësaj jave ka lansuar edhe aplikacionin për lojërat Olimpike dimërore Sochi 2014 WOW, për pajisje Android Samsung, aplikacion ky i cili shfaq të gjitha ngjarjet e kësaj Olimpiade.

             Tjera

HP Slate7 VoicetabHP ka njoftuar për dy pajisje të reja Android. HP Slate6 VoiceTab dhe Slate7 VoiceTab që pritet të të fillojnë lançimin në Indi gjatë këtij viti me opsionin 3G dhe me çmim të arsyeshëm.

Kurse Sony ka prezantuar një phablet të ri që i bashkohet serisë së tyre Xperia, Xperia T2. I pajisur me ekran 6 inç 720p, T2 Ultra posedon fuqinë e baterisë 3000mAh, procesorin 4-bërthamor 1.4 GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë e brendshme për ruajtje dhe kamerën Exmor RS 13 megapikselë, Sony shpreson se do të kënaqë nevojat e secilit përdorues.

Zyrtari i Lartë Operativ në Yahoo, Henrique De Castro, lë kompaninë pas vetëm me pak se një vit që kishte filluar në ketë pozitë. Si zyrtari i lartë operativ De Castro ishte përgjegjës për të kthyer shitjet zhgënjyese të reklamave në Yahoo. Henrique De Castro pritet të lë kompaninë me datën 16 Janar.

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube. Një nga këto video është edhe prezantimi i shkurt i Sony Play Station 4 të cilën shumë shpejt mund t’a gjeni tek shitoret MEGA. /ameble

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]