SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet e reja

Google Nexus 6. Siç është edhe planifikuar, Google ka prezantuar modelin e ri të smartphone-it Nexus 6 i cili vjen me versionin më të ri Android 5.0 Lollipop. Pajisja përmban një ekran 6 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve  e cila i jep një dendësi prej 496ppi për pikselë. Nexus 6 është i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 805 me shpejtësi prej 2.65GHz, 3GB RAM memorie dhe ka të integruar kamerën frontale 2 megapiksel, kamerën kryesore 13 megapiksel  me blic të dyfishtë LED dhe një bateri të fuqisë prej 3,220mAh.

Google Nexus 9. Google ka prezantuar tabletin e ri Nexus 9 i krijuar nga HTC i cili vjen me versionin e ri Android 5.0. Tableti Nexus 9 vjen me ekranin LCD IPS 9 inç me rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve i përkrahur nga procesori Nvidia Tegra K1 me shpejtësi prej 2.3GHz, 2GB RAM memorie dhe një bateri të fuqisë prej 6,700 mAh. Nexus 9 ka të integruar kamerën frontale 1.6 megapikselë dhe atë kryesoren 8 megapikselë dhe vjen ne dy versione 16GB dhe 32GB.

Apple iPad Air 2. Në ngjarjen e organizuar nga Apple është prezantuar tableti iPad Air 2 i cili me sa duket është tableti më i hollë në botë i përkrahur nga procesori Apple A8X i projektuar posaçërisht për iPad Air 2i i cili është po ashtu edhe 40 për qind më i shpejt se sa procesori i tabletit iPad Air. IPad Air 2 vjen me një kamerë 8 megapikselë e cila mund të incizoj video të plotë HD 1080p si dhe ka të integruar TouchID Apple e cila lejon aktivizimin e pajisjes duke përdorur gjurmët e gishrinjëve sikurse tek modelet iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe iPhone 5s.

Apple iPad Mini 3Në ngjarjen e organizuar nga Apple , është prezantuar edhe tableti Apple iPad Mini 3, një tablet me Retina ekran 7.9 inç. Apple iPad Mini 3 vjen me kamerën kryesore 5 megapikselë, kamerën frontale 1.2 megapikselë i përkrahur nga procesori 2-bërthamor A7 1.3GHz dhe 1GB RAM memorie. Apple iPad Mini 3 vjen me tri versione të hapësirës së brendshme 16GB, 64GB dhe 128GB, dhe varësisht prej modelit janë dhënë edhe çmimet, modeli 16GB do të kushton 399$, modeli 64GB do të kushton 499$ dhe modeli 128GB 599$.

Apple iPad Mini 3

Apple iMac Retina. Në ngjarjen e organizuar nga Apple , përveç tabletit Apple iPad Mini 3, Apple iPad Air 2 është prezantuar edhe pajisja iMac me ekranin Retina. Apple iMac me Retina ekranin vjen me një rezolucion masiv 5K, pikërisht me rezolucion prej 5120 x 2880 pikselëve i përkrahur nga procesorët Intel Core i5 ose Intel Core i7 deri në 4GHz si dhe ka të integruar kartelën grafike Radeon R9.

Lajme tjera

Motorola njofton për pajisjet që do të përditësohen në Android 5.0Nexus 6 do të jetë produkt i parë nga Motorola që vjen me versionin më të ri të sistemit operativ Android 5.0i koduar me emrin 5.0 Lollipop.

Përveç modelit Nexus 6, Motorola ka njoftuar për listën e pajisjeve të saja që do të përditësohen në versionin Android 5.0 dhe ato janë:

  • Moto X (gjenerata e parë dhe gjenerata e dytë)
  • Moto G (gjenerata e parë dhe gjenerata e dytë)
  • Moto G me 4G LTE,
  • Moto E,
  • Droid Ultra,
  • Droid Maxx dhe
  • Droid Mini.

Samsung njofton për teknologjinë e ardhshme super të shpejt të rrjetit WiFi. Samsung Electronics deri më tani ka qenë në heshtje duke punuar në gjeneratën e ardhshme të rrjetit Wi-Fi standard, kurse tani ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ketë teknologji të tyre 60GHz Wi-Fi. Kompania pretendon se kjo teknologji e re do të sjellë një “rritje pesë-fish” nga 866 Mbps ose 108 MB për sekondë që është shpejtësia maksimale ekzistuese. Pretendimi i kompanisë për teknologjinë 60GHz Wi-Fi është se do të sjellë shpejtësi të transmetimit të të dhënave deri në 4.6 Gbps e cila i bie 575 MB për sekondë, pra rritje pesë-fish. Kjo do të thotë se një film 1GB mund të shkarkohet për më pak se tre sekonda.

Anonabox, një router WiFi i vogël që kodon gjithçka që bëni në internet. Përdoruesit e kompjuterëve sot po kërkojnë opsione që të fshehin çdo gjë që ata bëjnë në internet për të mbrojtur jetën private. Ata të cilët nuk duan të ndryshojnë konfigurimet e tyre në shfletues të internetit apo të përdorin ndonjë softuer nga tani e kanë mundësinë të blejnë një pajisje të vogël të quajtur Anonabox, një router WiFi që mbron çdo gjë që ju bëni në internet, jo vetëm aktivitetin tuaj nga shfletuesi. Anonabox me donacion paraprak nëpërmes Kickstarter ka filluar me 7500$, aktualisht ka arritur 203.000$. Kjo pajisje pritet të kushtoj 45$ në Kickstarter dhe del në treg nga muaji Janar, pasi që raundi i parë i prodhimit është bërë.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE