SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Përderisa po kënaqem me ndryshimet e kohës gjatë këtyre ditëve pranverore, ne ecim tutje më një përmbledhje tjetër javore rreth botës së Teknologjisë.

heartbleedKetë javë përveç borës që erdhi papritmas, papritmas erdhi edhe lajmi i madh për të metat e një Bug-i në internet për të cilin u kuptua shumë vonë, pra fjala është për emrin tani të shumë njohur Hearbleed. Ky Bug u zbulua nga hulumtuesit e kompanisë për siguri Codenomicon. Sa i përket kësaj, ketë javë ne kemi publikuar listën e fjalëkalimeve që duhet ndryshuar menjëherë si pasoj e Hartbleed-it.

Smartphone

Lajmet tjera më shumë kanë të bëjnë me smartphone, është publikuar një foto tjetër i iPhone-it të ardhshëm, në të është paneli frontal i iPhone 6 bashkë me një iPhone 5S duke krahasuar kështu madhësinë e këtij smartphone. Nga fotoja duket se telefoni i ri do të ketë pa dyshim një ekran më të madh.

Gjatë fundjavës së kaluar kompania Samsung ka bërë Tweet një ftesë për media në ditën e 29 Prillit në Singapor, duke nënvizuar kështu si ngacmim fjalinë “Kapture Moment,” (kape momentin), që jap sinjale se mund të shohim smartphone-in e përfolur Galaxy K Zoom ose S5 Zoom. Për smartphone-in e fundit Galaxy S5 të kësaj kompanie ketë javë nga IHS është nxjerr një raport ku kanë marrë për analizë këtë smartphone dhe ka dhënë një shifër të përafërt se sa mund të jetë kostoja e prodhimit të një njësie. Sipas IHS, Samsung Galaxy S5 kushton rreth 265$ për t’u prodhuar.

Prezantimi i smartphone-it të shumë lëvduar kinezë Oppo Find 7, ketë javë është bërë nëpërmes një video ku demonstrohet përformanca e mahnitshme e këtij smartphone-i.

LG G3, sipas një raporti të ri nga ZDNet Korea pasardhësi i modelit G2 do të prezantohet në muajin Qershor dhe lansimi mund për treg mund të ndodh në Korrik. Lajmi vjen nga burimet e faqes koreane, të cilët thonë se LG nuk mund të pres më gjatë për lançimin e këtij smartphone që mund të jetë konkurrent me Galaxy S5 dhe HTC One M8.

Amazon Smartphone-iNjë lajm tjetër kishte të bëj me një model smartphone që pretendohet të jetë nga kompania Amazon, imazhet e një smartphone-i kanë ardhur nga portali BGR të cilët çuditërisht nuk kanë përmendur burimin e këtij modeli, megjithatë ata thonë së kanë marrë plotë njohuri sa i përket këtij smartphone-i nga Amazon.

Sa i përket smartphone-ve në konferencën për zhvillues të Projektit Ara, Google ketë javë ka njoftuar se smartphone-i i tyre i parë modular do të dal në shitje nga muaji Janar 2015 me një çmim të ulët prej 50$. Më shumë rreth këtij projekti do të mësojmë në muajin Korrik, ku Google pritet të mbajë konferencën e ardhshëm për zhvillues të Projektit Ara kanë thënë ata.

Aplikacione dhe Softuer

Kompania celulare Sprint nga SHBA ka publikuar përmirësimin e rradhës të Android-it, i cili ka versionin 4.4.3 dhe është lëshuar posaçërisht për përdoruesit e smartphone-ve Nexus 5.

Në anën tjetër Google ka publikuar aplikacionin e pavarur të kamerës për pajisjet që posedojnë platformën Android me version 4.4 e më lart, duke sjellje kështu disa karakteristika të mira. Aplikacioni në vete përmban një pamje të hijshme, çdo gjë është shumë e thjeshtë dhe përshtatet me shumë pajisje Android.

Microsoft gjatë kësaj jave ka lëshuar versionin Windows Phone 8.1 Developer Preview (për zhvilluesit), ky është versioni i parë i Windows Phone-it që vjen me asistentin me zë Cortana të tyre, dhe menjëherë pas lansimit është publikuar një video krahasim për Cortana vs Siri vs Google Now. Kjo kompani gjithashtu ka sjellë në dispozicion online për të gjithë përdoruesit paketën Office, duke ju dhënë mundësi përdoruesve të krijojnë dokumente dhe spreadsheets në internet, të cilat pastaj ruhen në llogarinë OneDrive të përdoruesit.

Lajme tjera

Call Of Duty Snoop DoggLoja e fundit Call of Duty: Ghosts DLC ka zgjedhur zërin e reperit të shumë njohur Snoop Dogg. Është paksa e çuditshme dhe qesharake mirëpo reperi i njohur do të flas përderisa bëni vrasjet në lojë. DLC pritet të dal në treg më 22 Prill dhe do të mbërrijë fillimisht në Xbox Live, duke vazhduar pastaj edhe në platformat tjera.

Muajin e kaluar Toshiba ka prezantuar modelin e laptopit P55t, ku nga java e ardhshme pritet të dal në tregun e SHBA-së. Laptopi i ri Toshiba 4K nga data 22 Prill me pakicë do të shitet për 1500$.

Nokia ka pezulluar shitjet e tabletit Lumia 2520 në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Rusi dhe Zvicër pasi zbuloi një gabim me karikuesin e tabletit. Rreth 30 mijë përdorues rrezikohen dhe Nokia po i njofton se nëse ata përdorin këtë karikues AC-300, duhet të mos ta përdorin më. Sipas kompanisë Sony e cili ka publikuar shifrat ketë javë, thotë se deri më sot kanë shitur mbi 7 milionë konsola.

Shoqata Amerikane e Psikiatërve (APA) ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë njerëz e kanë menduar edhe vetë: t’i bësh foto vetes vazhdimisht është një çrregullim mendor. APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të bordit të drejtorëve të vet në Çikago.

EDUTEK

Si udhëzim për ata të cilët ende përdorin dhe do të vazhdojnë të përdorin sistemin operativ Windows XP, ketë javë kemi publikuar disa hapa së si të kalohet në një version më të ri të sistemit operativ ose çfarë rregullave duhet tu përmbani nëse dëshironi ende të mbani sistemin operativ Windows XP, për më shumë lexo artikullin e plotë.

Prezantim

Dje kemi prezantuar një pajisje e cila ju mundëson të komunikoni si dhe vëzhgoni vend-ndodhjen e fëmijës tuaj. Me vetëm 5 butona në dispozicion, kjo pajisje në formë lodre i posedon të gjitha tiparet thelbësore të një telefoni celular. Prandaj, shiko videon the kupto së sa ka vlerë ky produkt:

[youtube id=”zJYAwHk5aqA” width=”600″ height=”350″]

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE