SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Pajisjet e reja

Huawei Honor 6 Plus. Kompania Kineze Huawei, lansoi smartphone-in e ri Huawei Honor 6 Plus, një pajisje me specifika harduerike shumë të larta. Huawei Honor 6 Plus është përkrahur nga procesori 8-bërthamor me shpejtësi 1.8GHz Kirin 925, 3GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 128GB të tjera nëpërmjet microSD kartelës.

Aplikacione dhe Softuer

iOS dhe Android gati drejt zëvendësimit të kuletës tuaj. iOS ose edhe Android mund të bëhen pjesa më e rëndësishme e jetës tonë në të ardhmen. Sipas një raporti të The Wall Street Journal përdoruesit e smartphone-ve se shpejti mund te ruajnë patentën e shoferit në një aplikacion special. Iowa është vendi i parë në Amerikë që po provon të fus patentën e shoferit për smartphone-t në Amerikë, e që do të funksionoj ngjashëm sikur me patentën tradicionale të plastikes.

Windows 10 shfaqet me integrimin e Cortana-s dhe aplikacionin e ri Xbox. Një tjetër paraqitje e Windows 10 është shfaqur duke zbuluar kështu një numër karakteristikash të reja, ku gjithashtu thuhet se për këto karakteristika Microsoft po planifikon të njoftoj në janar. Përveç integrimit të shumëpritur Cortana, gjithashtu do të jetë edhe një aplikacion i ri për Xbox. Ky version vjen me shifrën e zhvillimit 9901, dhe është vetëm si test nga përdoruesit e Windows 10, raporton The Verge. Rrjedhjet e fundit kanë konfirmuar tashmë se Cortana do të jenë e futur në Windows 10, por shfaqja e tanishme tregon se si pikërisht do të funksionoj ajo.

Ja se çfarë ofron Skype Translator. Microsoft ka qenë duke punuar në projektin “Skype Translator” i cili me shërbimet që ofron, do të mundëson përkthimet me zë në kohën reale. Ky program i ri i përkthimit është në dispozicion për testim për klientët që tani më janë regjistruar si dhe për ata që janë duke e përdorur versionin e sistemit operativ Windows 8.1. Microsoft kishte testuar programin e përkthimit me fëmijët në Shkollën Peterson në Meksikë dhe Shkollën Fillore Stafford në Tacoma, SHBA, i cili është paraqitur në videon e më poshtme.

Instagram sjellë pesë filtra të ri për imazhe në aplikacion. Instagram ka publikuar pesë filtra të ri në aplikacionin e tyre të fotove për platformat Android dhe iOS. Pesë filtrat e ri të lansuar nga Instagram janë quajtur Slumber, Crema, Ludwig, Aden dhe Perpetua. “Të frymëzuar nga përdoruesit e Instagramit nga fotografia, arti, moda dhe dizajni, ne kemi lansuar pesë filtra të ri që besojmë se janë në të mirën e përdoruesve”, kanë deklaruar ata në një blog post të tyre.

Lajme të tjera

Apple bllokon shitjet online në Rusi. Çmimet e produkteve të Apple-it në SHBA zakonisht janë fikse, por në vende tjera mund të kenë luhatje të vogla për shkak të kursit të valutës që thjeshtë e detyron Apple-in për të bërë përshtatjen në rast nevoje. Kësaj radhe në Rusi për shkak të luhatjes ekstreme e rublës (valutës ruse), Apple ka vendos të ndërpresë shitjet online në ketë vend.

Top 5 Smartphone-t Android më të mirë të vitit 2014

Tani që jemi në fund të vitit është koha për tu kthyer mbrapa dhe për të parë se çfarë kemi pasur ketë vit nga teknologjia mobile. Smartphone-t Android kanë bërë një rrugë të gjatë, gjatë këtij viti. Për të gjitha modelet e smartphone-ve që kemi parë, është koha t’i prezantojmë Top 5 smartphone-t Android më të mirë, që aktualisht janë në dispozicion.

 

Deri javën tjetër ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE