SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video Praktike: Microsoft Surface

Tableti Microsoft Surface ka bërë debutimin i tij në Tetor të vitit 2012. Video dhe fotot që kemi paraqitur më poshtë janë pikërishtë për ketë model si dhe në pika të shkurtëra kemi folur për sistemin operativ që posedon.

Tableti Microsoft Surface përmbanë ekranin me prekje ClearType HD 10.6 inç, procesorin 4-bërthamor NVIDIA Tegra 3 dhe hapësirën e brendshme për të dhëna 32GB.

[youtube id=”AJ3Wzzeyxe0″ width=”600″ height=”350″]

Kur do të lansohet Moto X? – Smartphone-i me më se shumti spekulime Moto X, me në fund e ka një datë lansimi që është paralajmëruar të jetë 1 Gushti. Tanimë është konfirmuar kjo datë dhe Motorola ka dërguar ftesa për ketë ngjarje që mbahet në New York.

Google përgatitet të prezantoj gjeneratën e dytë të Nexus 7 – Bashkë me versionin Android 4.3 Jelly Bean thashethemet janë se edhe gjenerata e dytë e tabletit të suksesshëm Nexus 7 nga Google pritet të prezantohet në javën e ardhshëm në një ngjarje të organizuar në qytetin San Francisko.

Microsoft Surface më i mirë se iPad nga Apple– Për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve si dhe për të treguar realitetin e mangësive ose mundësive që posedojnë produktet nga Apple, në këtë rast produkti iPad, Micosoft ka lansuar një video duke bërë një krahasim të shkurt, por shumë informues në mes të iPad dhe Surface.

Apple porosit në sasi të madhe panele për ekrane– Pas lansimit të produktit të suksesshëm iPad Mini i cili për fat të keq nuk mbante ekranin me Retina Display (kualitet me i lartë i ekranit), tani më Apple ka vendosur ne mënyrë të menjëhershme që të  porosisë sasi të mëdha të ekraneve  për gjeneratën e ardhshme iPad Mini.

Procesori i ri Samsung “Exynos 5 Octa” vjen javën e ardhshme – Samsung ka shfaqur disa informata për versionin e ri të linjës së saj të procesorëve Exynos, Exynos 5 Octa. Kompania ka postuar një cicërimë me një foto nga llogaria zyrtare në Twitter, Samsung Exynos, duke thënë se një version i ri i çipit 8-bërthamor do të vijë javën e ardhshme.

Rrjedhin video pamjet e versionit Android 4.3– Përderisa Google pritet të nxjerrë versionin e ardhshëm të platformës së saj mobile, Android 4.3 gjatë javës së ardhshme, një video e tij ka rrjedhur nga një pajisje Nexus 4 që tashmë është shfaqur online.

Përdoruesit e Android-it paguajnë më pak në aplikacione – Një raport i ri tregon se përdoruesit në përgjithësi nuk janë të interesuar të paguajnë për aplikacione të pajisjeve mobile dhe me kalimin e kohës zhvilluesit e aplikacioneve janë detyruar të bëjnë aplikacionet e tyre pa pagesë.

VLC për iOS me përplot risi– VLC për iOS është rikthyer në dyqanin virtual të Apple “App Store” me përplot risi. Ky aplikacion pasi që ishte lansuar në herën e parë para disa muajve është dashur të hiqet nga ky dyqan për shkak të licencave dhe të drejtave autoriale GNU, por kjo e fundit tani më ka rregulluar çdo problem dhe është rikthyer aty ku e ka vendin.

Është zyrtarizuar HTC One Mini– HTC sot ka zyrtarizuar modelin e vogël Mini të smartphone-it HTC One dhe tani ne i kemi të gjitha detajet dhe specifikat e tij. Masat e smartphone-it janë 132mm X 63.2mm me trashësi 9.25mm.

Google ka caktuar një ngjarje me 24 Korrik– Google ka caktuar një ngjarje për të mërkurën me 24 Korrik, si duket ka në plan të nxjerrë në pah tiparet e reja të Android-it, së bashku me ndonjë pajisje të re të Nexus-it.

Samsung, një mbret i pamposhtur!– Statistikat e stoqeve të Samsung-ut nuk kanë pësuar shumë ndryshime muajin e fundit, por nuk ka dyshim që prodhuesi jugo-korean Samsung ka shënuar rritje të pa parë.

Publikohet versioni i ri i Google Maps– Google ka publikuar lajmin qe më nuk ka nevojë që të pritet për një ftese përmes postes elektronike (e-mail) për të ju qasur Google Maps (Hartave).

Raportohen probleme me Google “Play Store” në Kosovë – Njoftohen të gjithë përdoruesit të cilët shfrytëzojnë sistemin operativ Android përmes pajisjeve elektronike: telefon i mençur (smartphone), tabletë apo laptop se që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm dyqani virtual i Google “Play Store” nuk është duke funksionuar me asnjërin nga operatorët e telefonisë mobile në Kosovë.

Instagram pritet të bëhet gjëja më e madhe në botë– Sa e madhe mund të jetë shpërndarja e imazheve përmes rrjeteve sociale përmes Instagram-it? Duke u bazuar në atë çfarë deklaron shefi ekzekutiv i Instagram-it.

LG Optimus G2 me dizajn ndryshe nga të tjerët– LG po përgatitet të prezantoj smartphone-in e përfolur Optimus G2 në një ngjarje të veçantë në qytetin e New York-ut nga fillim të muajit të ardhshëm, dhe në një intervistë me Korea Herald, një zyrtar i paidentifikuar i kompanisë LG ka zbuluar se ky smartphone të gjithë butonat fizik do ti ketë të vendosur në pjesën e prapme të pajisjes.

Google Play Store në ueb, me dizajn të ri– Google kohën e fundit kishte bërë ri-dizajnimin e Google Play Store për versionin e pajisjeve mobile, kurse tani edhe versioni ueb ka pasuar të njëjtën.

Angry Birds Star Wars II, vjen me 19 Shtator– Edhe një tjetër lojë po vjen nga Angry Birds, por që me të vërtetë nuk është një surprizë e madhe! Angry Birds Star Wars II do të lansohet më 19 Shtator dhe si tipar i kësaj runde do jenë mbi 30 karaktere të reja, si dhe aftësia për të zgjedhur anën tuaj.

Shfaqen fotot e modelit origjinal të HTC One Mini– Pamjet origjinale të smartphone-it HTC One Mini janë shfaqur në një blog gjerman Androidnext.de. Ata kanë shfaqur një pajisje që duket pothuajse identike me madhësinë e HTC One.

Shfaqet edhe video reklama për Motorola Moto X– Në fundjavën që shkoj pamë disa imazhe nga Eric Schmidt për Motorola Moto X, kurse tani kemi edhe videon që është shfaqur si reklamë e këtij smartphone-i prej mediumit Rogers nga Kanada, të cilët na japin një vështrim më të mirë për ketë pajisje të re.   |ameble|

SHPËRNDAJE