SHPËRNDAJE

Permbledhja javore post

Javën që shkoj e kemi nisur me ketë video prezantim të lavatriçes Samsung EcoBubble ku janë shpjeguar funksionet dhe puna e saj në tersi. [youtube id=”Jntm_Ohy6GY” width=”600″ height=”350″]

Gjithashtu, edhe një video tjetër është prezantuar dhe publikuar në kanalin tonë zyrtar në Youtube, është incizuar shpaketimi i tabletit Samsung Galaxy Note 10.1, se çfarë vjen në pakon e kësaj pajisje shikojeni videon. Si zakonisht ka pasur edhe lajme, pajisje të reja, thashetheme etj.

Lajme

Një marrëveshje është arritur nga SHBA-të dhe Kina që të punojnë së bashku për sigurinë kibernetike, kjo ndodhi pas disa akuzave të një pas njëshme, për sulme me prejardhje nga njëra anë në tjetrën, qe tani kanë rënë dakord të punojnë të dyja se bashku për ketë çështje.

Google-Glasses1Me pas kompanitë tjera të mëdha, kanë zhvilluar aktivitetet e tyre, Mozilla ka raportuar se sistemi operativ Firefox OS nga muaji Qershor do të filloj debutimin për pesë vende tjera si në Brazil, Spanjë, Portugali, Poloni dhe Venezuela, një lajm tjetër i shumë pritur ishte ai që ka të bëj me syzet Google Glass, të cilët pas shumë pritjeve kanë publikuar specifikat e plota të këtyre pajisjeve.

Aplikacioni për zë Evi i ngjashëm me Apple Siri është blerë nga kompania Amazon në një marrëveshje me vlerë prej 26 milion dollarësh amerikanë. Evi ( në të kaluarën True Knowledge) është një kompani e teknologjisë në Cambridge të Anglisë, e themeluar për testime nga William Tunstall-Pedoe në vitin 2007, ndërsa Evi si aplikacion ka filluar nga viti 2012.

Të reja

Mënyra e publikimit nga kompania franceze Archos gjithmonë është krejt ndryshe nga tjerat kompani, sepse kjo çdo herë kur nxjerr diçka të re shkon me seri të pajisjeve, kësaj radhe ata kanë njoftuar për katër smartphone të ri me platformën Android, që pritet të dalin në treg nga muaji Qershor. Shikoni artikullin ku janë të paraqitura edhe detajet e plota të këtyre smartphone-ve.

Toshiba KIRABookVazhdojmë me Toshiba e cila jo me smartphone por ka nxjerur linjën e kompjuterëve të hollë Ultrabook, të emëruar KIRAbook, dhe pritet të ofrohen në tri versione të ndryshme mirëpo që ndajnë të njëjtat karakteristika.

Një shërbim tjetër për muzikë qe është përfolur me herët, ketë javë është lansuar përfundimisht dhe fjala është për Twitter #Music, një mënyrë e re për të kërkuar apo dëgjuar muzikë.

Edhe Nokia ka publikuar një raport për disa rezultate të saj të shitjes ku ka theksuar se modeli i smartpone-ve të tyre Lumia ka arritur një rekord shitje për çerekun e parë të këtij viti, në anën tjetër kjo kompani shkurtimisht ka shfaqur një video si ngacmim në Youtube që menjëherë është hequr, fjala është për një ngjarje që pritet të mbahet javën e ardhshme në Malajzi. Nuk janë dhënë detaje se për çfarë është fjala.

Ndërsa kompania tjetër LG ka lajmëruar se janë duke punuar në një makinë larëse për rroba mirëpo pa përdorur ujin, diçka që nuk e ka bërë asnjë kompani deri me tani, ata kanë thënë se kjo është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe se nuk dëshirojnë të japin sekretet e tyre për funksionimin e kësaj pajisje.

Thashetheme

Thashethemet si gjithmonë janë prezentë edhe në fushën e teknologjisë, që shumë herë dalin të jenë të vërteta.

Gjatë kësaj javë është përfolur se phablet-i Samsung Galaxy Note 3 do të prodhohet me dizajn të ri dhe ndoshta nga alumini, ketë e kanë raportuar sammobile. Kurse për modelin iPhone 5S të ardhshëm është raportuar se do të paraqitet me kamerë 12 megapikselë e cila do të ketë të integruar sistemin e përmirësuar të ndriçimit që mundëson marrjen e fotove të një kualiteti superior.

Microsoft smartwatchPër kompaninë Microsoft ketë javë është thënë se, do tu bashkëngjitet kompanive tjera si Google, Samsung, Apple dhe LG me pajisje Smartwatch, ata thuhet se kanë bërë disa porosi për ekran 1.5 inç.

Dhe se fundmi janë shfaqur detaje dhe fotografi për një smartphone-i të ri të koduar HTC 606W që thuhet se është një smartphone i rangut te mesëm dhe do të dal në treg shumë shpejt.

Kjo pra ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar me mirë se si funksionojnë disa pajisje qe i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube. |ameble|

SHPËRNDAJE