SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisje të reja

Lenovo Miix 3. Një tablet i ri me platformën Windows 8 është prezantuar nga Lenovo i koduar me emrin Lenovo Miix 3, i cili fillimisht do të lansohet në Kinë, ndërsa në mbarë botën gjatë muajve të ardhshëm. Lenovo Miix 3 karakterizohet me një ekran IPS 7.85 inç duke ofruar përdoruesve një rezolucion prej 1024 x 768 pikselëve, me një procesor 4-bërthamor Intel Atom Z3735F Bay Trail, 32GB hapësirë të brendshme dhe është i përkrahur nga 2GB RAM memorie.

HTC One (M8) Champions League. HTC ka njoftuar për një seri të kufizuar të smartphone-it HTC One M8 me një dizajn të Ligës së Kampioneve (Champions League). Kjo seri është lansuar dje pasi që kanë filluar edhe garat grupore për titullin më prestigjiozë të futbollit, ai të Ligës së Kampionëve. Seria e këtij modeli nga HTC One (M8), përmban logon e UEFA Champions League e gdhendur në anën e pasme së bashku me trofeun e Ligës së Kampionëve, që në fakt e dallon atë nga versioni origjinal. Modeli HTC One (M8) Champions League vjen me versionin Android KitKat dhe Sense 6 dhe ka karakteristikat të njëjta sikurse modeli HTC One M8.

HTC One (M8) Champions League

Aplikacione dhe Softuer

iOS 8 i gatshëm për shkarkim. Disa javë më parë kemi publikuar një Edutek se si të përgatitni iPhone-in / iPad-in për versionin e ri iOS 8. Që nga sot, ky version është i gatshëm për shkarkim si dhe instalim dhe para se të filloni me këtë proces, paraprakisht ju duhet të dini se a e përkrahë pajisja juaj sistemin iOS 8. Çfarë duhet të bëhet para se të instalohet versioni i ri, rekomandojmë këtë material se si të përgatitni iPhone-in / iPad-in për versionin e ri iOS 8. Si të filloni me instalimin e iOS 8, klikoni tek opsioni Settings, duke vazhduar më tutje tek Opsioni General dhe në fund klikoni tek Software Update.

Microsoft Windows 9 prezantohet me 30 Shtator. Kemi dëgjuar shumë thashetheme për Microsoft-in i cili do të organizoi një ngjarje për shtyp për të prezantuar versionin e ardhshëm të sistemit operativ Windows 9 dhe tani më Microsoft ka konfirmuar ketë, duke dërguar ftesa për ngjarjen e tyre “ Prezantimi i Windows 9” e cila do të mbahet më 30 shtator në San Francisko. Windows 9 pritet të vijë me një të dizajn të ri të Start Menu, me disa funksione të reja virtuale të Desktopit, si dhe disa funksione të reja do të shfaqën gjithashtu edhe në qendrën e notifikimeve si dhe në ndërfaqen e përdoruesve.

Windows 9 koncept

Të tjera

Apple pranon 16 milionë para-porosi për iPhone 6. Në fundjavë kemi dëgjuar se Apple ka njoftuar për arritjen e një rekordi të ri me para-porosit e bëra për modelet iPhone 6, kështu duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar kur kompania kishte shitur 9 milionë iPhone 5S dhe iPhone 5C nga para-porosit. Sipas një raporti të fundit thuhet se në 24 orët e para pas prezantimit të iPhone 6, janë bërë mbi 16 milionë para-porosi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE