Permbledhja javore post

Të Fundit[display-posts display-posts wrapper=”div” posts_per_page=”6″]

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

WhatsApp deklaron 400 milionë përdorues aktivë– WhatsApp, i njohur për shërbimin e mesazheve ka deklaruar se nga tani ka 400 milionë përdorues aktiv mujor. Kryeshefi i kësaj kompanie, Jan Koum në një blog ka publikuar lajmin dhe gjithashtu ka shtuar dukë thënë se vetëm në katër muajt e fundit janë shtuar 100 milionë përdorues aktivë.

Moto G 1Moto G-së si surprizë i shfaqet përditësimi Android 4.4.2 Kitkat– Motorola ka njoftuar se smartphone-i Moto G ka filluar të pranoj versionin Android 4.4.2 Kitkat. Kjo kompani në lançimin e këtij modeli kishte garantuar se ky smartphone do të marrë përditësimin Android 4.4 Kitkat nga muaji Janar, por si duket ketë e kanë bërë si surprizë para festave të fundvitit për adhuruesit e Motorola-s.

Microsoft me udhëheqës të ri nga fillimi i vitit 2014– Udhëheqësit të tanishëm të Microsoft-it, Steve Ballmer, i kanë mbetur edhe nëntë muaj si udhëheqës i kësaj kompanie dhe sa i përket kësaj plotë spekulime dhe thashetheme kanë qarkulluar dhe po qarkullojnë se kush do ta zëvendësojë atë.

LG Chromebase lansohet në 2014- LG ka njoftuar për një pajisje të tyre të re LG Chromebase të cilën pretendon të prezanton në ngjarjen CES e cila do të mbahet në Janar 2014.

Facebook nis me funksionin “Donate Now”- Nga dita e djeshme Facebook ka nisur me një opsion të ri “Donate Now”, që ju mundëson përdoruesve për të kontribuar më të holla në ndonjë shoqëri jo-fitimprurëses.

Boston DynamicsGoogle blen prodhuesin e robotëve, kompaninë Boston Dynamics– Javën që shkoj Google ka blerë kompaninë e madhe inxhinierike që bën prodhimin e robotëve mobil të quajtur Boston Dynamics, e cila më parë ka punuar për së afërmi me Pentagonin.

Samsung ka prezantuar- edhe një smartphone të ri të serisë Galaxy, me ekran 4.7 inç që e ka emëruar Galaxy Core Advance.

Lansohet smartphone-i LG GX– LG ka njoftuar për smartphone-in GX, një smartphone i ri që në thelb është versioni i rifreskuar i modelit LG Optimus G Pro që ishte lansuar me herët gjatë këtij viti. |ameble|