SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Video Praktike dhe Shpaketim

Nokia X2 Dual SIM. Microsoft smartphone-in Nokia X2 Dual SIM e kishte lansuar vitin e kaluar, në kohën kur ende ishte bashkë me kompaninë Nokia. Arsyeja pse kemi zgjedhur ta prezantojmë ketë smartphone është sepse posedon platformën Android, gjithashtu vjen me një pamje të bukur dhe shitet me çmim të ulët. Si duket kjo pajisje, mund të shikoni në videon e më poshtë.

Nokia X2 Dual SIM posedon ekranin WVGA 4.3-inç, është i pajisur me procesorin 2-bërthamor Snapdragon 200 1.2 GHz dhe vjen me ndërfaqen Nokia X software 2.0 i bazuar në platformën Android 4.3 (Jelly Bean). Ky smartphone përmban kamerën e pasme 5-megapikselë me LED flash dhe incizon me kualitet 720p si dhe kamerën frontale 0.3-megapikselë për selfie.

Pajisje të reja

LG Watch Urbane. Përveç Moto 360 dhe LG G Watch R, shumica e orëve të mençura Android kanë një dizajn jo edhe aq të pashëm, LG tanimë ka njoftuar për një smartwatch më një dizajn të mrekullueshëm, dhe e ka emëruar LG Watch Urbane. LG Watch Urbane është dizajnuar duke kombinuar dizajnin klasik të orëve me teknologjinë moderne të sotme ku sipas fotove të shfaqura kjo orë duket mbresëlënëse. LG Watch Urbane i ri përmban të njëjtin ekran P-OLED 1.3 inç që gjithashtu ishte në orën G Watch R. Kjo orë e re nga LG është në dispozicion në dy ngjyra të ndryshme, çelik inox i lëmuar dhe ngjyrë ari. Të dy modelet vijnë me rrip të thurur nga lëkura që është dizajnuar për t’i dhënë orës një pamje klasike.

HTC One M9. Edhe më herët është thënë se modeli HTC One M9 do të prezantohet në Kongresin Botërore të celulareve muajin e ardhshëm, dhe tani HTC ka konfirmuar datën e konferencës së tyre që do të mbahet me 1 Mars, në të cilën edhe zyrtarisht do të prezantohet modeli HTC One M9. HTC ka postuar një foto në Twitter, duke konfirmuar se modeli i ri HTC M9 do të prezantohet në këtë ngjarje. Ajo çfarë është thënë deri më tani për HTC One M9, është se do të vijë me versionin e fundit të sistemit Android Lollipop, me një ekran 5 inç me një rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve i përkrahur nga procesori 64-bit 8-bërthamor Qualcomm Snapdragon 810 dhe 3GB RAM memorie.

HTC One M9 Ftesa

Ngjarje, Biznese, Kuriozitete

DotA 2 ka kaluar numrin 1 milionë të lojtarëve në kohë të njëjtëSipas raporteve të fundit, DotA 2 gjatë kësaj fundjave ka arritur të thyejë rekordin 1 milionë të përdoruesve. Për ata që nuk e kuptojnë, i bie që në të njëjtën kohë ka pasur 1 milionë lojtarë që kanë luajtur DotA 2. Në të vërtetë ky është një numër mjaft mbresëlënës, mirëpo duhet theksuar se është ende shumë larg prej lojës League of Legends. E fundit që ishte raportuar, League of Legends maksimumin që ka pas është në mes 5 – 7.5 milionë lojtarë në të njëjtën kohë, edhe pse këto shifra janë të vjetra. DotA 2 është mjaft mirë sepse ka arritur të mundë lojën Counter-Strike: Global Offensive e cila ka shënuar të ketë rreth 420.000 lojtarë në kohë të njëjtë.

Apple ndertesaApple renditet kompania e dytë më inovative në botë. Nuk ka rendësi a pajtoheni apo jo me renditjen. Fjala “inovativ” është një fjalë që shumë shpesh po përdoret kur përshkruhet kompania Apple, dhe si duket ketë vit portali Fast Company në përzgjedhjen e 50 kompanive më inovative në botë, kompaninë Apple e ka vendosur në pozitën e dytë, më të cilën nuk është keq, duke marrë parasysh se vitin e kaluar kjo kompani ishte në vendin e 14-të. Pra, pse Fast Company konsideron se Apple duhet të jetë në vendin e dytë si kompania me inovative në botë? Si duket përmirësimet që Apple ka bërë në versionin e platformës së saj iOS 8, ishte arsye që i ndihmoi kompanisë për të arritur ketë pozitë. Fast Company kanë përmendur se si Apple ka përfshirë karakteristika të reja në iOS 8, e që e kanë bërë më të lehtë dhe më të mirë platformën për zhvilluesit e palës së tretë për të krijuar aplikacione interesante dhe të dobishme për përdoruesit.

Samsung blen kompaninë LoopPay. Samsung ka njoftuar zyrtarisht se ka blerë kompaninë LoopPay, një ofrues portofoli për pajisje mobile që transformon lexuesin ekzistues të shiritit magnetik në shpërndarës të pagesave pa tela (wireless). Krye-shefi i Samsung-ut, JK Shin, tha se kjo blerje përshpejton vizionin e kompanisë për “për të ecur dhe lëvizur inovacionet në botën e tregtisë për pajisje mobile”, duke shtuar se kompania ka qenë gjithmonë e interesuar në ndërtimin e një portofoli digjital. Udhëheqësit e LoopPay do t’i bashkohen departamentit për pajisje mobile në Samsung, me planet për integrimin e teknologjisë LoopPay-së në pajisjet e Samsung-ut.

LoopPay Samsung

Shiten më shumë se 5 milionë Raspberry Pi. Raspberry PI në treg kishte dal në vitin 2012, dhe që nga lansimi i këtij mini kompjuteri e deri më tani është bërë shumë i popullarizuar. Ekipi i kësaj pajisje ka njoftuar nëpërmes Twitter-it se deri tani kanë shitur më shumë se 5 milionë pajisje që nga lansimi i modelit origjinal. Fondacioni Raspberry Pi ka prezantuar ketë muaj modelin më të ri Raspberry Pi 2, i cili në mënyrë të konsiderueshme është më i fuqishëm se sa modelet e mëparshme. Gjenerata e dytë e Raspberry Pi-së vjen gjashtë herë më i shpejt në precesim se sa ai origjinali, dhe përmban procesorin 4-bërthamor ARM Cortex A7 me 1GB RAM. Ky model është kompatibil me harduerin e modelit  të parë origjinal

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE