Permbledhja-javore-post

Përmbledhjen po e fillojmë me dhuratën e cila së shpejti do të përfundon tek njëri nga Ju. Për çfarë dhurate bëhet fjalë? Edhe një herë, bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze nga Prishtina, Mega-Electronics, ka rezultuar përsëri edhe me një dhuratë për lexuesit tanë. Njeri nga ju do të përfiton një tablet Android MAXTAB C8 nga Maxell.

Ka mbetur edhe një javë për tu regjistruar, andaj për ata që ende nuk janë regjistruar, klikoni mbi këtë link http://a.pgtb.me/VLBknt dhe përcilleni instruksionet.

Video Praktike

Edhe këtë javë kemi bërë një video praktike ku protagonist ishte smartphone-in HTC One, një pajisje me një dizajn nga alumini i bërë në mënyrë të përkryer dhe tejet tërheqës.

Për të parë se për çfarë pajisje bëhet fjalë, shikojeni videon e më poshtme.

[youtube id=”BLxnaZOHyV4″ width=”600″ height=”350″]

Lajmi i javës

Padyshim, edhe në këtë javë ishte domini i kompanisë Apple, e cila lansoji versionin e ri të sistemit operativ iOS7 i cili nga tani është i gatshëm për shkarkim për produktet të Apple-it duke përfshirë,  iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5C, iPhone 5S, iPod Touch (gjenerata 5-të), iPad 2, iPad (gjenerata e 3-të), iPad (gjenerata e 4-të) dhe iPad Mini.

Sipas ueb faqes franceze MacG, Apple do të organizoj një tjetër ngjarje më 15 Tetor me ç’ rast pritet të prezantohet një iMac i ri si dhe gjenerata e re e iPad-ve.

Smartphone

HTC. Fillojnë të shfaqen imazhe të para për HTC One Max i cili do vijë së shpejti dhe do të jetë me të vërtetë dimensione të mëdha.

BlackBerry. Smartphone-i BlackBerry Z30 është prezantuar zyrtarisht këtë javë dhe do të filloj me shitjen qysh nga java e ardhshme. Modeli i ri përmban ekranin 5 inç super Amoled me rezolucion 1280 X 720, procesorin Snapdragon S4 Pro 1.7Ghz, 2GB RAM, hapësira e brendshme për ruajtën e të dhënave  16GB, opsionin microSD, lidhjet NFC, 802,11 a/b/g/n, Wi-Fi dhe platformën me përditësim BlackBerry 10.2.

Sony. Sony kishte zyrtarizuar smartphone-in e ri Sony Xperia Z1 javë më pare dhe gjithçka në lidhje me këtë pajisje tani më është e njohur. Por tani si duket Sony do ti ndjek hapat e suksesshëm të rivalit Samsung, duke u koncentruar edhe në marketing. Pra, përveç ngjarjes së organizuar javë më parë, Sony ka bërë edhe një video duke prezantuar mundësit dhe disa nga funksione kyçe për pajisjen Xperia Z1.

Të tjera

AusDroid raporton se një burim i tyre ka informuar ata se versioni i iri i Android-it KitKat do të lansohet më datë 14 Tetor përkrah smartphone-it tash të shumë përfolur Nexus 5.

Grupi Jolla ka njoftuar se tani e tutje sistemi operativ i tyre Sailfish është i përshtatshëm (compatible) me harduer dhe aplikacione të Android-it duke u mundësuar përdoruesve të sistemit të tyre Sailfish të përdorin gjëra të bazuara në sistemin operativ Android.

Windows 8 PakotVetëm disa muaj pas prezantimit, Microsoft tani nxjerr të dhëna zyrtare për çmimin dhe pakon për versionin Windows 8.1 Versioni i ri i sistemit operativ Windows do të jetë në dispozicion për shkarkim pa pagesë për përdoruesit e Windows 8 duke filluar nga data 17 Tetor nga Windows Store. Përdoruesit e Windows-it të cilët nuk posedojnë aktualisht Windows 8 do të kenë mundësi për ta blerë përditësimin online. Windows 8.1 dhe 8.1 Pro do të kushtojë rreth 119.99 $ kurse pako shtesë Windows 8.1 Pro Pack e cila posedon karakteristika ekstra do të kushtojë 99.99 $.

Nga tani, test përditësimi “Internet Explorer 11″ për Windows 7 është në dispozicion dhe mund të shkarkohet. Versioni i fundit IE 11 premton të jetë 30 % më i shpejt se sa shfletuesit tjerë në Windows 7 dhe vjen vetëm dy muaj pas versionit për zhvillues nga Microsoft.

Kjo ishte e tëra dhe për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

Ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme.