SHPËRNDAJE

Nga tani e tutje, çdo të diele ameble do ta bëj një përmbledhje javore ku do veçojmë gjërat më interesante, informata më të rëndësishme nga teknologjia të shfaqura në këtë javë.

Një prej ngjarjeve që e veçon këtë javë është padyshim iPhone 5. Ne jemi munduar të informojmë opinionin Kosovar se a e vlen blerja e një iPhone 5? Pikërisht në lidhje me këtë kemi bërë një krahasim të specifikave harduerike në mes të iPhone 4S dhe iPhone 5. Edhe pse është pritur më shumë nga ky produkt i Apple, si do që të jetë, iPhone 5 ka thyer rekorde këtë javë në krahasim me gjeneratat e produkteve më të hershme nga iPhone. Një video reklamë e realizuar kundër iPhone 5, është sponzoruar nga Samsung  që pretendon të informoj shfrytëzuesit indirekt për mangësitë e iPhone 5. Në drejtim të Iphone 5 është drejtuar gjithashtu një akuzë, për arsye se Apple ka bërë kopjimin e dizajnit të orës Federale Zvicerane të shërbimit hekurudhor që është shfaqur në aplikacionin iPad e cila është bërë si pjesë e sistemit iOS 6. Kur flasim për sistemin iOS6 duhet theksuar se pas datës së lansëimit , 15 % të pajisjeve nga Apple kanë pranuar jashtëzakonisht shpejtë këtë përditësim (update).

Kjo javë karakterizohet me publikimin e pajisjeve të reja nga LG dhe HTC si dhe paralajmërime nga kompania Acer. LG ka prezantuar dy pajise smartphone LG Optimus 4 G dhe LG foto printer që është momentalisht foto printeri më i vogël në botë, ndërsa HTC ka prezantuar dy smartphone të bazuar në Windows Phone 8, HTC 8X dhe HTC 8S. Kur është fjala për smartphone  me platformën Windows Phone 8, ne kemi bërë një krahasim në mes të tre lojtarëve kyq të kësaj skuadre HTC 8X, Nokia Lumnia 920 dhe Samsung ATIV S, duke përfshirë specifikat harduerike, përparësitë e tyre si dhe çmimin. Në anën tjetër, Kompania Acer ka paralajmëruar se është duke u përgatitur për lirimin e gjeneratës së dytë të Chromebook nga mesi i tetorit.

Në rubrikën edutek që është dedikuar për edukim, jemi munduar ti këshillojmë prindërit se si mund ti mbrojnë dhe parandalojnë fëmijët e tyre nga shërbimet dhe fushat jo edukative të mundësuar nga interneti. Kësaj rubrike i bashkangjitet edhe një udhëzues se si ta shndërroni smartphone-in tuaj Android në një Wi-Fi shpërndarës. Duke u bazuar në përvojën që kemi, sugjerojmë shfrytëzimin maksimal të çdo pajisje pa marr parasysh vjetërsinë e saj, e sidomos kjo ka të bëjë me shfrytëzimin e kompjuterëve duke ju dhuruar një jetë të re.

Për fund. Gjatë kësaj jave është përmbyllur sondazhi i paraqitur nga ameble me pyetjen cilin ISP (shërbim për Internet) preferoni? Në bazë të 150 përgjigjjeve të bëra, Kujtesa del te jetë njëra nga ma të mirat si ofrues i shërbimeve të internetit.  Pas përmbylljes këtij sondazhi, është paraqitur sondazhi i radhës, me pyetjen: A me ble? iPhone 5, Samsung Galaxy SIII, HTC One X, Nokia Lumia 920, LG Optimus G)

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • Elsa

    Shume ide e qellume…:)