SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Lajme Lokale

5 muaj nga StartupYard, Gjirafa.com rritet vrullshëm. Këtë javë ramë në kontakt me Mërgim Cahanin që të flasim në lidhje me lansimin beta të Gjirafa.com, makinës kërkimore në Gjuhën Shqipe si dhe grumbulluesin e lajmeve, që në Shqipëri dhe Kosovë është duke bërë emër. Cahani së bashku me disa pjesëtarë kryesorë të ekipit ishin pjesë e rundit paraprak në akceleratorin tonë, dhe kishin arritur të siguronin një investim të konsiderueshëm nga investitorët “angel” për biznesin e tyre i cili është hapur për publikun në Tetor të këtij viti me versionin beta. Për të kuptuar se çfarë ka arritur Gjirafa.com për këto pesë muaj, mund të lexoni artikullin e plotë në këtë link “5 muaj nga StartupYard, Gjirafa.com rritet vrullshëm”.

Gjirafa homepage

Video shpaketim

Orët e mençura (Smartwatches) sot thjesht po bëhen pajisje që medoemos na duhet t’i kemi në jetën tonë të përditshme, dhe LG është njëra prej kompanive që ofron orë të tilla dhe një nga ato është LG G Watch R. Në laboratorin tonë kjo orë ka arritur për testim ku fillimisht kemi bërë video shpaketimin e pajisjes dhe gjithashtu kemi shfaqur disa pamje se si duket:

LG G Watch R vjen me një dizajn interesant, duke përfshi ekranin OLED 1.3 inç apo P-OLED, që ka një rezolucion prej 320 x 320 pikselë i përkrahur nga procesori 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400. Karakteristikat e tjera të LG G Watch R përfshijnë 512MB RAM memorie dhe 4GB hapësirë të brendshme, Bluetooth 4.0, microUSB, një bateri 410 mAh, plus një sërë sensorësh. Posedon sensorin për monitorim të rrahjeve të zemrës, gjithashtu duhet të theksohet se ky model është i certifikuar me IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit.

Pajisjet e reja

Nokia N1. Pas disa muajsh nga shitja e linjës së smartphone-ve te Microsoft, Nokia kthehet me një pajisje tjetër. Kësaj rradhe bëhet fjalë për tabletin Nokia N1 me sistem operativ Android. Në konferencën Slush 2014 në Finlandë, Nokia sapo prezantoi tabletin N1, i cili ka sistem operativ Android 5.0. Pajisja ka trup alumini, një ekran 7.9 inç, procesor 64-bit Intel Atom Z358, 2 GB RAM, 32 GB memorje të brendshme, kamerë kryesore 8 MP dhe kamerë frontale 5 MP dhe bateri me kapacitet 5300 mAh. Gjithashtu duhen theksuar pwrmasat e tabletit, ku pwrmasa mw impresive wshtw trashwsia prej vetwm 6.9 mm.

Huawei Ascend P8Huawei Ascend P7 ka vetëm 6 muaj që ka dal në treg, por disa burime në Kinë po tregojnë se pasardhësi i Ascend P7 mund të prezantohet në Janar 2015, në CES 2015. Pajisja mesa duket ka nisur të testohet që në këto muaj. Ashtu si dhe P7, dhe Ascend P8 synon të konkurojë me smartphonet më të mirë të kohës. Thashethemet e para tregojnë se Ascend P8 do të ketë një ekran 5.2 inç 1080p dhe xham të ngjashëm me atë të Note 4. Huawei gjithashtu ka vendosur të ndjekë trendin e materialeve me të cilat ndërtohet paraqitja e jashtme e smartphone-ve sot. Ascend P8 mund të ketë trup prej metali dhe qeramike. Nga pamjet e ofruara, shikojmë se kemi të bëjmë me një skaner për shenjat e gishtave në pjesën e pasme të pajisjes.

Galaxy S5 Plus. Versioni i përditësuar i modelit Samsung Galaxy S5, Galaxy S5 Plus është prezantuar një muaj më parë, ndërsa nga tani kanë filluar edhe shitjet e tij në Evropë, respektivisht në Gjermani. Samsung Galaxy S5 Plus ka të integruar një procesor 4-bërthamor 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 805 i cili është më i shpejtë në krahasim me modelin aktual Galaxy S5. Samsung Galaxy S5 Plus ka ekranin Super AMOLED 5.1 inç i mbuluar me Corning Gorilla Glass 3 i cili ofron një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe është i përkrahur nga 2GB RAM memorie.

Asus ZenWatch. Para disa ditësh, Asus ZenWatch doli në Google Play me çmimin 199 dollarë dhe me njoftimin që do të vinte së shpejti. Tani kjo smartwatch mund të blihet nga Google Play dhe Best Buy, ku thuhet se pakoja niset brenda 1-2 ditësh. ZenWatch është një pajisje interesante që bën pjesë në “klubin e AW” (smartwatch Android Wear). Megjithëse nuk ka ekran rrethor si Moto 360, dizajni i saj të tërheq vëmendjen më shumë sesa orët e tjera Android Wear që janë edhe më të shtrenjta se ZenWatch si për shembull Sony Smartwatch 3, LG G Watch dhe Samsung Gear Live. ZenWatch ka disa opsione më shumë se këto orë, duke përfshirë një aplikacion Find My Phone dhe disa opsione për monitorimin e shëndetit që ofrohen vetëm nga Asus.

Softuer dhe Aplikacione

Windows 10 do të vijë në të gjitha pajisjet Lumia që posedojnë Windows Phone 8. Microsoft Lumia në llogarinë e tyre të Twitter-it ka konfirmuar se të gjitha pajisjet e tanishme me Windows Phone 8, duke përfshirë edhe Nokia edhe Microsoft Lumia do të përditësohen në të ardhmen me versionin Windows 10. “Ne planifikojmë në të ardhmen të përditësojmë të gjitha pajisjet Windows Phone 8 me Windows 10,” ka shkruar kompania në një cicërimë, duke u përgjigjur në një pyetje nëse modelet e tanishme Nokia Lumia do të marrin versionin e ri Windows 10.

windows-10-2

Facebook Groups tani si aplikacion i ndarë në iOS dhe Android. Facebook të martën ka njoftuar për aplikacionin e tyre tani të ndarë “Facebook Groups” që mundëson bisedat në grupe pa pasur nevojë të përdoret aplikacioni i Facebook-ut nga smartphone-i. Ky aplikacion i ri tani është në dispozicion për të dy platformat Android dhe iOS. Facebook ka thënë se ideja dhe arsyeja e krijimit të Facebook Groups është se dëshirojmë që bisedat në grupe të jenë të ndara nga ato individuale.

Të tjera

Intel do të bashkoj biznesin e çipave për PC dhe pajisje mobile. Intel ka konfirmuar se do të bashkoj biznesin e çipave për PC dhe pajisje mobile, kjo është konfirmuar nga ekzekutivi i kompanisë në një e-mail dërguar për The Wall Street Journal. Ky hap është bërë veçanërisht në kohën kur pajisjet mobile po bëhen më të përdorshme dhe se Intel po zgjeron shtrirjen e tyre në hapësirën e pajisjeve mobile. Disa smartphone dhe tablet tanimë gjenden në treg me procesorë e tyre Atom, të cilët më parë ishin përdorur në kompjuter tradicional.

Qualcomm dhe Ericsson testojnë shpejtësinë LTE Cat10Qualcomm dhe Ericsson kanë lajmëruar së bashku se kanë testuar me sukses shpejtësinë LTE Cat10 450 Mbps në pajisjet më të fundit. Kjo shpejtësi e jashtëzakonshme u arrit duke përdorur teknologjinë LTE e gjeneratës së pestë të Qualcomm me një modem Qualcomm Gobi 9×45 dhe teknologjinë Envelope Tracker të gjeneratës së dytë. Ky kombinim suportoi një lidhje Interneti me shpejtësi shkarkimi 450 Mbps dhe shpejtësi ngarkimi prej 100 Mbps. Modemi i ri funksionon me sinjale të ndryshme në frekuenca të ndryshme për të rritur shpejtësinë e lidhjes së Internetit. Ky modem gjithashtu është 30% më i vogël se gjenerata e kaluar. Në këtë testim, Ericsson siguroi sistemet dhe rrjetin e testimit. Ky rrjet ishte i vogël dhe kryesisht lokal, që do të thotë se testi u krye në distanca të shkurtra dhe nuk tregon se sa e suksesshme do të jetë kjo teknologji në jetën e përditshme.

Deri javën tjetër ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE