Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Ndër publikimet më me rendesi të kësaj jave kanë qenë edhe vlerësimi për smartphone Sony X peria Z dhe video shpaketimi i telefonit ekskluziv LG G2. Për më shumë lexoni artikujt në vijim:

Sony Xperia Z ballinaVlerësim: Sony Xperia Z – Që kur është folur së pari për Xperia Z dhe për ekranin e vetë 5 inç, shumë njerëz kanë shprehur brengat e tyre se do të jetë shumë e vështirë të punohet me këtë smartphone, këtë madje ende pa e parë atë.

Video shpaketim: LG G2– Nëse ju kujtohet LG G2 është prezantuar vitin e kaluar në muajin Gusht. Është një model i smartphone-it nga LG që vjen me platformën Android versionin 4.2.2, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 800 2.3 GHz, 2 GB RAM, ekranin 5.2-inç me 1080p, kamerën e pasme 13 megapikselë kurse atë frontale 2.1 megapikselë dhe baterinë 3000 mAh. [youtube id=”oNyeQjGNySM” width=”600″ height=”350″]

Lajme

Nokia Here Maps së shpejti në të gjitha pajisjet me Windows 8.1– Nokia ka deklaruar se shërbimi i tyre i hartave “Here”, së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjitha pajisjet e Windows-it me version 8.1. Ky shërbim aktualisht është në dispozicion vetëm për Lumia 2520, edhe pse ekskluzivitetit për ketë pajisje është vendosur t’i jepet fund, gjithashtu çdo pajisje Windows RT dhe Pro do të kenë mundësinë të shkarkoj hartat drejtpërdrejtë nga Windows Store.
Google IO2014Konferenca Google I/O mbahet me 25-26 Qershor– Konferenca vjetore për zhvillues Google I/O është caktuar të mbahet nga 25-26 Qershori në qendrën Moscone të San Franciskos. Vitin e kaluar, kjo ngjarja u fokusua me shumë në harduer, edhe pse Google kishte përdorur skenë për të njoftuar për disa shërbime të mëdha të reja, duke përfshirë Google Play Music All Access dhe aplikacionin Hangout.
WhatsApp nga viti 2015 do të kushtoj 99 cent për vit– Dje kemi publikuar lajmin se Facebook ka blerë aplikacionin WhatsApp. Që në momentin kur WhatsApp u shit, përdoruesit e këtij aplikacioni kanë filluar të diskutojnë rreth mënyrës se si do të duket ky aplikacion, çfarë do të ndryshojë në të, etj.

Pritjet nga Mobile World Congress (MWC) 2014– Kongresi botëror për teknologji mobile MWC, është ngjarja më e madhe e 2014 për veglat mobile. Kjo ngjarje do të mbahet nga 24-27 Shkurt në Barcelonë. Gjatë këtij kongresi prezantohen të gjitha pajisjet më të reja të kompanive gjigante siç janë Samsung, Apple, Microsoft, HTC, Nokia, Motorola, Sony, etj..

Whatsapp-FacebookFacebook blen aplikacionin WhatsApp për 16+3 miliardë $– Kur aplikacioni WhatsApp ishte lansuar në vitin 2009, askush nuk e kishte menduar se do të rritet dhe të bëhet një kompani miliardere. Megjithatë, Facebook të mërkurën ka deklaruar se ka blerë aplikacionin jashtëzakonisht të popullarizuar për mesazhe të çastit WhatsApp në një shumë prej 16 miliardë $

HTC vjen me tre produkte të reja– Kompania taivaneze HTC gjatë vitit që lamë pas nuk është se ka shënuar ndonjë sukses të madh, madje ajo ka qenë në një llojë ngërçi ngase nuk ka ofruar shumë për tregun botërorë.
HTC M8 lansohet me 25 Mars– Siç është menduar si dhe pritur më herët, modeli i ri M8 nga HTC është dashur të lansohet në ngjarjen e Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë i cili do të mbahet së shpejti. Mirëpo, si duket kompania gjigante HTC ende nuk është përgatitur dhe kështu ka vendosur të shtyj datën e lansimit e cila është caktuar për 25 Mars.

Zyrtarizohet lista e pajisjeve nga Samsung për përditësimin në Android Kitkat– Disa javë më parë kemi prezantuar listën e pajisjeve të brendeve të ndryshme që janë përditësuar si dhe të cilat do të përditësohen në versionin e ri të sistemit operativ Android Kitkat. Ndërsa sot, është zyrtarizuar lista përfundimtarë e pajisjeve nga Samsung të cilat do të marrin përditësimin e fundit Kitkat.

Kampioni Gjerman në Ping Pong do të sfidohet nga Roboti– Edhe 20 ditë na ndajnë nga një duel i paparë deri më tani i cili do të zhvillohet në lojën Ping Pong në mes të kampionit Gjerman Timo Boll dhe robotit të super fuqishëm Kuka.

Shfaqet video për lojën “The Order 1886″ për PlayStation 4– Krijuesit e lojërave e kanë prezantuar videon për nisjen e lojës “The Order 1886” e cila tregon pak më shumë për lojën që është aktualisht në zhvillim e sipër nga Ready at Dawn and Sony Santa Monica e cila do të lansohet ekskluzivisht vetëm për Sony PlayStation 4 në çerekun e tretë të 2014.

LG-L-Series-IIILG prezanton tri modele të reja të serisë L– Javën e kalur, LG kishte bërë prezantimin e smartphone-it LG G Pro 2, ndërsa sot, kompania gjigante ka prezantuar tri modele të reja të serisë L, L40, L70 dhe L90 të cilit kanë pothuajse specifika dhe dizajn të njëjte, ndërsa dallimi në mes tyre kryesisht qëndron tek madhësia e ekranit të tyre.
Shiten 5.3 milion konsola të Sony PlayStation 4– Pasi që arriti një rekord marramendës të shitjeve prej 1 milion konsola të Sony PlayStation 4 brenda 24 orëve, si duket interesimi për modelin e ri nuk ka të ndalur.

HTC Desire 8 lansohet me 24 Shkurt– Një smartphone i ri nga brendi HTC pritet të lansohet javën e ardhshme, transmeton Engadget. Bëhet fjala për modelin HTC Desire 8. Deri më tani nuk janë paraqitur specifika të plota për pajisjen e re, por vetëm disa prej tyre.

Lansohet Samsung Galaxy Core LTE– Samsung ka njoftuar për lançimin e një smartphone të ri Android, Galaxy Core LTE, me të cilin pritet të konkurron në tregun e Evropës dhe tregun e Azisë. \ameble