SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Lajme Lokale 

Gjirafa.com mundëson orarin e filmave dhe pamjet drejtpërdrejt për DokuFest 2014. Gjirafa.com, makina e parë kërkimore shqip, për një javë me radhë, kishte ofruar orarin e filmave nëpërmjet gjirafa.com/doku, lajmet si dhe postimet nga mediat sociale që kanë të bëjnë me edicionin e XIII të Dokufest 2014, si dhe DokuKam, e cila ofronte pamjet live nga qendra e DokuFest në Prizren. Për më shumë rreth lajmeve rreth kësaj ngjarje të madhe të ofruara nga Gjirafa.com, informohuni nga vegza gjirafa.com/doku.

Gjirafa dokufest

Pajisje të reja

Sony Xperia M2 Aqua. Sony ka nisur një version të ri të Xperia M2 Aqua, i cili sipas kompanisë Sony, do të jetë pajisja e parë e tyre që i takon rangut të mesëm të pajisjeve i cili do të jetë rezistent ndaj ujit. Sony Xperia M2 Aqua është i pajisur me një ekran qHD 4.8 inç me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-berthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400 dhe 1GB RAM memorie.

Acer Chromebox CXI. Acer këtë javë njoftoi se në muajin e ardhshëm do të lanson pajisjen Chromebox CXI me çmim prej 180 $. Pajisja nga Acer, Chromebox CXI, është në fakt sistemi i parë në formën e një desktopi që do të vije me sistemin operativ nga Google, Chrome OS, i cili fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm në SHBA dhe Kanada. Chromebox CXI ka të integruar një procesor Intel Celeron Haswell 2957U, 2GB / 4GB RAM memorie dhe 16GB memorie të brendshme.

Oppo Neo 5. Oppo ka shtuar edhe një Android smartphone në vargun e pajisjeve të saja i cili që nga java e ardhshme do të lansohet në Malajzi me çmimi prej 190$. Oppo Neo 5 vjen me një ekran 4.5 inç me rezolucion prej 854 x 480 piksela me denstitet prej 218 PPI dhe është i përkrahur nga një procesor 4-berthamor Qualcomm Snapdragon 400 me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës, kamerën kryesore 5 megapiksel dhe një bateri 1,900 mAh.

Archos 80 Helium 4G. Në shkurt të këtij viti, Archos kishte prezantuar një tablet të ri i dedikuar për përdoruesit e rrjetit 4G i koduar me emrin Archos 80 Helium 4G. Archos 80 Helium 4G është një Android tablet me ekran IPS 8 inç me rezolucion prej 1024 x 768 pikseleve i përkrahur nga procesori 4-berthamor Qualcomm MSM8926 me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie dhe 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 64GB nëpërmjet microSD kartelës. Përveç tjerash duhet të thuhet se me këtë model i cili përkrah rrjetin 4G, mund të arrihet shpejtësia e shkarkimit deri në 150Mbps.

Sony kamera e dedikuar për Selfie. Pajisja e re nga Sony, për të cilën është përfolur se do të prezantohet gjatë javës, tani më është zyrtare, një pajisje e projektuar veçanërisht për Selfie dhe është quajtur Sony Cybershot DSC-KW11. Sony Cybershot DSC-KW11 vjen me një sensor 19.2 megapiksel Exmor RS, e cila mund të rrotullohet deri në 180 shkallë dhe përmban lente 21mm me kënd të gjerë.

Sony Cybershot DSC-KW11

BlackBerry me dizajn Porsche. Blackberry pritet të fillon me një dizajn të veçantë të model të ri të smartphone-it BlackBerry 10, me dizajn Porsche. Dizajni i ri nga Porsche nga BlackBerry, do të vijë me numrin e modelit P9883 i cili do të zëvendësojë modelin aktual P9882. Porsche BlackBerry P9883 do të vijë me një ekran me prekje 3.5 inç i përkrahur nga një procesor 2-berthamor me shpejetsi prej 1.7 GHz, 3GB RAM memorie, 64GB e haphapësirë të brendhme për ruajtje si dhe do të vije me tastierën e famshme QWERTY.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE