SHPËRNDAJE

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Gjërat teknologjike nga Kosova

Neptun hap dyçanin më të madh të pajisjeve elektronike në qytetin e Prizrenit.  E percjell me një ceremoni solemne në të cilën ishin të ftuar shumë përsonalitete dhe banorë të Prizrenit, kjo ngjarje u vlersua si një investim shumë i rëndesishëm që bëhet në këtë qytet. Sponzor medial i kesaj ngjarje ishte Ameble nga ku edhe ka percjellur të tërë ngjarjen.

Innovation Centre Kosovo (ICK), 9 muaj pas hapjes solemne është pranuar si anëtare e asociuar në European Business Network (EBN). EBN është themeluar më 1984 si një iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, kompanive lidere të industrisë evropiane dhe të qendrave të para të inovacionit në Evropë.

Të rejat nga bota e Smartphone-ve 

Pa dyshim që tema më e perfolur e kesaj jave nga bota e smartphone-ve ishte pikerisht publikimi i Samsung Galaxy S4, karakteristikat, çmimi dhe krahasimet e ketij smartpone-i me iPhone5.

Kompaia Sony Mobile ka publikuar dy smartphone të “kalibrit të mesëm” siç i konsideron kjo kompani. Është fjala për: Xperia SP dhe Xperia L.

Microsoft-i ka raportuar se përditësimi i Windows Phone 7.8 është kthyer në rrugën e duhur dhe është i gatshëm për të vazhduar më tutje. Përditësimet e bëra më herët kanë ndikuar në zbrazjen e  shpejt të baterisë me ç’ rast kompania gjigante ka ndërprerë përditësimin e pajisjeve

Paralajmrohet Google Nexus 5– Në Google janë duke qarkulluar disa thashetheme për modelin e ri të smartphone-it Nexus 5, i cili pritet të projektohet përsëri në bashkëpunim me kompaninë LG. Smartphone-i i ri Nexus 5 i koduar me emrin “Megalodon” parashihet të lansohet në Tetor të këtij viti.

Galaxy S3 vs Lumia 920 (Microsoft sulmon Samsung)– Microsoft ka publikuar një video të re promovuese për smartphone-in Nokia Lumia 920 në konfrontim me kamerën e modelit të kaluar Samsung Galaxy S3.

Google Babble do të zbulohet në ngjarjen Google I/O – Kur jemi tek Google, Thashethemet po qarkullojnë se kjo kompani është duke u përgatitur të zbuloj një shërbim të ri të quajtur Google Babble që është dizajnuar si një Messenger i unifikuar, dhe që pritet të zbulohet në organizimin vjetor Google I/O.

Informata, Biznese, Kuriozitete 

Top Laptop-at për 2013 deri më tani– Shpesh na ndodh që të dëgjojmë pyetjen se çfarë laptopi mund ta blej, apo cilin e preferoni?Toshiba Satellite L855-148

Këtu kemi renditur disa prej tyre, që ndoshta nuk mund të gjinden në tregun tonë, mirëpo nëse keni ndonjë mundësi ta porosisni nga shtetet e jashtme atëherë sadopak e dini se çfarë të kërkoni. Ky artikull tregon disa nga laptopët më të mirë për këta muajt e fundit, duke mos kursyer parat.

18 Milion pajisje janë bërë “Jailbreak” nga momenti i lansimit të iOS 6–  Në vetëm 6 javë nga dita kur ueb faqja evasi0n.com u lansua, përmes kësaj të fundit u realizuan jo më pak se 18 milion “jailbreak”.

Edutek 

Telefononi falas duke perdorur Facebook-un ne iPhone– Kompania Facebook kohëve të fundit ka lansuar përditësimin për aplikacionin e tyre për iOS në versionin 5.5, në të cilin është përfshirë opsioni “free call”. Ameble ka pergatitur nje manual te shkurter me detajet se si mund te perdoret ky aplikacion.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë.  |ameble|

SHPËRNDAJE