Si gjithmonë përmbledhja e më të rejave nga teknologjia nga ne pason çdo fundjavë. Për ata që nuk kanë pasur mundësi ti përcjellin këto të reja, i kemi paraqitur në vijim.

airplaneEvropianët së shpejti do të jenë në gjendje të qasen në Facebook edhe gjatë fluturimeve me aeroplan.

Agjensioni për Siguri i Aviacionit të Evropës këtë javë njoftoi për planet për të lejuar përdorimin e pajisjeve personale elektronike gjatë të gjitha fazave të fluturimit. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka thënë se do të lejojë përdorimin e spektrit për 3G dhe 4G gjatë fluturimeve.

Sony njoftoi që nga dita e premte e deri më sot, kompania arriti të shesë mbi një milion njësi të Sony PlayStation 4 në SHBA dhe Kanada. Përgjigja nga të dy vendet dukej e madhe dhe si duket Sony ka përmbushur objektivin e pritur i cili më tutje është i përqendruar në numrin tre milion deri në fund të vitit 2013. Konsola e re pritet të godit raftet në Evropë dhe në Amerikën Latine më 29 Nëntor, dhe kompania pret një përgjigje të ngjashme edhe nga këto rajone.

Moto G 1Pak ditë më parë Motorola ka publikuar smartphone-in Moto G dhe u duk sikur një ëndërr që u bë realitet sidomos për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë në një smartphone. Nëpër internet kanë filluar të qarkullojnë fotografi dhe artikuj të ndryshëm me vlerësimin rreth kamerës së Motorola Moto G dhe siç duket përshtypjet e para për kamerën e këtij të fundit janë shumë të mira. Duke marre parasysh faktin që kjo kamerë është 5 megapikselë kualiteti i fotografive që kjo pajisje nxjerr është tepër i mirë në krahasim me pajisje të tjera që kanë kamere 5 megapikselë.

Nga tani keni mundësi të keni një smartphone me dy ekrane dhe këtë opsion e ofron YotaPhone . YotaPhone është brend i kompanisë Ruse YOTA për të cilin thuhet se në fund të muajit Nëntor pritet të lansohet në treg, ndërsa në tregun global pritet të jetë në dispozicion para Krishtlindjeve.

Për të kuptuar se për çfarë pajisje bëhet fjalë, shikojeni videon.

[youtube id=”CH6QmBDuXmA” width=”600″ height=”350″]

Si duket gjiganti Samsung është duke bërë një investim të madh edhe në kamera, duke futur edhe një pajisje të re në tregun Amerikan. Bëhet fjala për kamerën Samsung Galaxy NX me 4.8 inç HD LCD ekranin, 20.3 megapikëselë kamerën, 4-bërthamorë procesorin 1.6 GHz, 2 GB RAM, baterinë 4360mAh dhe operon nëpërmjet sistemit Android Jelly Bean 4.2.

Microsoft ka njoftuar se aplikacionet e tyre Windows Phone tani kanë arritur mbi 3 miliardë shkarkime që nuk është keq, por prapë se prapë është ende larg shkarkimeve që kanë iOS dhe Android.

Logitech zyrtarisht ka lansuar kontrolluesin e tyre për lojëra PowerShell Controller që është i përshtatshëm vetëm për iPhone 5S, iPhone 5 dhe gjeneratën e 5-të të iPod-it. Për shfrytëzuesit e pajisjeve Apple, ky kontrollues është ideal dhe për çfarë bëhet fjalë, video e më poshtme I tregon të gjitha.

[youtube id=”nVfeShqTx-Q” width=”600″ height=”350″]

Kompania AOL rreth 15 vjet pas lansimit të Winamp-it ka postuar një lajmërim në faqen e saj duke i njoftuar përdoruesit së do ta mbyll ketë shërbim deri më 20 Dhjetor. Njoftimi është i thjeshtë: Winamp dhe të shërbimet e saj nëpërmes internetit nuk do të jenë më në dispozicion pas datës 20 Dhjetor 2013. Përveç kësaj, gjithashtu programi Winamp Media Player nuk do të jetë më në dispozicion për shkarkim. Ju lutemi shkarkoni versionin më të fundit para kësaj date…Faleminderit për mbështetjen e stafit Winamp për mbi 15 vjet.

Innovation Centre Kosovo (ICK) gjatë javës globale të ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week 2013) ka përgatitur 23 aktivitete të organizuara bashkërisht me partnerët e saj, kurse fundjava e ardhshme e nëntorit i dedikohet edicionit të katërt të Prishtina Startup Weekend (PSW#4).

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes: