SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato

Instagram blen LumaInstagram bënë blerjen e saj të parë, aplikacionin Luma – Instagram ka bërë blerjen e saj të parë duke blerë kështu aplikacionin për shpërndarjen e videove, Luma. Fillimisht është raportuar nga TechCrunch, me pastaj lajmi është konfirmuar nga Facebook të cilët zotërojnë Instagram-in që kishin blerë vitin e kaluar.

Steve Ballmer lë Microsoft-in brenda 12 muajve– Microsoft ka lëshuar ​​një deklaratë për shtyp të premten duke vënë në dukje se udhëheqësi ekzekutiv i tyre Steve Ballmer ka në plan të dalë në pension brenda vitit të ardhshëm. Bill Gates do të jetë pjesë e ekipit që do të ndihmojë në përzgjedhjen e pasardhësit të Ballmer, para se ai të ikë.

VivoBook-X102BALansohet ASUS VivoBook X102BA– ASUS i ri VivoBook X102BA është një netbook me përmasa të mesme sasa një laptop  i cili ka të integruar ekranin 10.1 inç me rezolucion prej 1366 x 768 pikësela si dhe procesorin 2-berthamor nga AMD Mobility Elite (Temash) A4-1200 i mbështetur me 4GB RAM.

Edhe një video reklamë për Lumia 1020 kundrejt iPhone-it dhe Galaxy-së – Në heshtje por me plotë kujdes, Microsoft ka publikuar edhe një tjetër reklamë të shkëlqyer për smartphone-in e tyre të ri Lumia, përderisa me guxim zbavitet më pajisjet e saja kundërshtare iPhone dhe Samsung Galaxy.

Sony Xperia ZR lansohet në SHBA– Sony Xperia ZR nga tani është në dispozicion direkt nga Sony në SHBA me çmim prej 499,99 $ dhe vjen në një varg të ngjyrave duke përfshi atë të bardhë, të zezë dhe të kuqe.

Windows Phone shënon ngritje në Amerikën Latine– Duket sikur Windows Phone ka gjetur vendin ku mund të kaloj më mirë gjatë këtij viti. Pas rangimit në vendit e katërt në çerekun e parë të këtij viti, duket se Windows Phone ka shënuar një ngritje serioze prej 12% në Amerikën Latine duke u bazuar në të dhënat e IDC  Technologies.

iCloud, iMessage dhe iTunes Store me probleme?– Apple iCloud ka probleme dhe nuk është në funksion që disa orë për rreth 3 milionë përdorues ka raportuar CNET. Në uebfaqen e Apple-it për shërbime shkruan se Photo Stream, Documents, Backup dhe iPhoto të cilat funksionojnë me iCloud dhe aktualisht janë disa probleme që lidhen me mirëmbajtjen, përveç kësaj ata kanë shkruar se edhe uebfaqja iMessage dhe iTunes Store kanë po të njëjtin problem.

LG logoLG për Smartwatch, Phablet, Tablet dhe një pajisje Firefox– Duket se modeli G2 ishte vetëm fillimi për LG-në. Ajo është duke u përgatitur për lançimin e disa pajisjeve të quajtur G-pajisje, sipas menaxherit për komunikim të LG-së nga Bullgaria Dimitar Valev, i cili në një intervistë për gazetën lokale Dvenik ka ofruar një listë të pajisjeve të ardhshme Gadget të kësaj kompanie.

A është duke testuar Microsoft versionin 8.1 të Windows Phone ?– Një zhvillues softuerësh nga Kina me emrin Tom Myles ka gjetur diçka interesant në smartphone-in e tij. Përderisa ka qenë duke instaluar një aplikacion në të ai ka vërejtur se në telefonin e tij të mençur është instaluar përditësimi i fundit i sistemit operativ Windows Phone OS versioni 8.10.12166.

Publikohet Samsung Galaxy Golden– Është shumë e qartë që Samsung i sheh gjërat më ndryshe nga prodhuesit e tjerë të telefonave. Sot kjo kompani ka lansuar për shitje telefonin e mençur Galaxy Golden që ngjason shumë në dizajnin e jashtëm me Samsung Galaxy Folder i cili u publikua para ca kohe.

Internet për të gjithë– Pronari i kompanisë facebook dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë Mark Zuckerberg ka mbledhur shefat e kompanive më të mëdha të globit te cilat merren me prodhimin e telefonave, kompjuterëve, shpërndarjen e internetit etj.

iPhone-t e ri pritet të publikohen me 20 Shtator në Japoni dhe Greqi– Sot, në shume media elektronike kanë filluar të shpërndahen informata në lidhje me datën dhe vendin e publikimit të gjeneratës së ardhshme të iPhone. Sipas Nikkei dhe Techmaniacs data zyrtare kur do të publikohet iPhone 5S dhe 5C do të jetë 20 Shtator 2013. Sipas tyre vendet ku do të publikohen këto pajisje do të jenë Japonia dhe Greqia.

Zyrtare: Sony PlayStation 4 vjen me 15 Nëntor– Sony Playstation përfundimisht është ngritur për ti bërë ballë konkurrentit të tij Microsoft XBOX. Pak orë më parë kompania japoneze Sony zyrtarisht ka publikuar datën dhe çmimin e pajisjes së shumë pritur PlayStation 4.

LG lanson ekranin Quad HD për smartphone– LG sot ka njoftuar për ekranin e ri Quad HD i dedikuar për smartphone-a, i cili vjen me një rezolucion që është katër herë më i mirë se ekranet aktuale HD tek smartphone-t

Hakohet llogaria e Mark Zuckerberg në Facebook– Khalil Shreateh nga Palestina, një haker i cili konsideron vetën “white hat hacker”(analist i sigurisë në IT i cili zbulon mangësitë dhe raporton ato), ka arritur që të futet në llogarinë e facebook të vet themeluesit të kompanisë facebook, Mark Zuckerberg.

HTC Zara me çmim dhe karakteristika modeste– Kohëve të fundit kemi parë që kompania taivaneze HTC ka lansuar një seri të smartphone-ve të rangut të mesëm në specifika harduerike dhe çmim me produktet siç janë HTC Desire 600 dual SIM. Siç duket edhe këtë herë HTC ka vendosur që të vazhdoj me prodhimin e pajisjeve të rangut të tillë.

Waze integrohen në Google Maps– Përdoruesit e Google Maps tani mund të marrin ndihmë duke ju shmangur bllokimit të trafikut dhe aksidenteve  nëpërmes përditësimeve të Waze-s.

Përditësimi i ri i Youtube-it për Android me plotë ndryshime– Adhuruesit e videove do të ndihen të lumtur pas njoftimit se një përditësim i ri i YouTube-it për Android ka filluar të shfaqet në Google Play Store. Nëse nuk u është paraqitur ende atëherë do të vijë së shpejti. Përditësimi i përmirëson disa gabime dhe gjithashtu janë bërë disa ndryshime në ndërfaqen e përdoruesit.  |ameble|

SHPËRNDAJE