SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Edutek

WhatsApp këtë javë lansoi një shërbim të ri të quajtur “WhatsApp Web”, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, nga tani e tutje mund të përdorin aplikacionin edhe në kompjuter. WhatssApp në kompjuter aktualisht punon në platformat BlackBerry, Android, Symbian dhe Windows Phone, ndërsa nuk punon për ata që kanë pajisje nga Apple.

Si instalohet ky ueb aplikacion si dhe cilat platforma të sistemeve operative përkrah klikoni mbi linkun “Ja se si instalohet WhatssApp në kompjuter“.

WhatsApp

Ngjarja e javës

Padyshim, ngjarja e javës e cila pushtoi tërë boten ishte ngjara Windows 10, ku nikoqir ishte Microsoft. Në këtë ivent, Microsoft prezantoi versionin e ri të sistemit operativ Windows 10, veçorit të tij se dhe disa pajisje të reja. Për të kuptuar më hollësisht se çfarë ka sjell Microsfot në këtë ngjarje, mund të lexoni duke klikuar në këtë link Ja se çfarë solli Microsoft në ngjarjen “Microsoft Windows 10″.

windows-10-2

Pajisje të reja

HTC One M9. Një artikull nga Bloomberg zbuloi disa detaje për smartphonin One M9 të HTC-së që do të prezantohet në eventin e 1 Marsit. Së bashku me këtë smartphone mund të prezantohet dhe smartwatch i parë nga HTC. Në artikullin e Bloomberg flitet për një kamerë dhe eksperiencë audio të përmirësuar. Pajisja do të ketë një kamera 20MP si kamera kryesore, ndërsa kamera frontale do të ketë teknologjinë UltraPixel. Ky ndryshim i teknologjisë së kamerave ngjan me atë çfarë pamë në modelin Desire 826 të prezantuar në CES 2015.

Nvidia GTX 960. Nvidia këtë javë ka prezantuar një kartë të re grafike në linjën Maxwell Power. Karta grafike GTX 960 vjen me një çmim ekonomik. E dizenjuar për të ofruar një performancë të mirë me një çmim të arsyeshëm, Nvidia GTX 960 mund të jetë karta grafike perfekte nëse doni të ndërtoni një PC ekonomik ose nëse doni të ndërroni kartën grafike aktuale. Nvidia e quan kartën e re si “opsionin më të mirë në kategorinë e saj të çmimeve”.

Acer Chromebook C740 dhe C910. Dy ditë më parë, Acer prezantoi dy laptopë Chromebook të krijuar veçanërisht për studentët. Dy versionet e prezantuara janë C910 dhe C740 dhe të dy ofrohen me çmime ekonomike. Nga të dy laptopët, Acer C740 Chromebook është më i vogli dhe ka ekran 11.6 inç me rezolucion 1366×768. Ky laptop ka memorie të brendshme prej 16GB dhe bateria thuhet se zgjat 8.5 orë pune. Blerësve u ofrohet mundësia të zgjedhin mes procesorëve Intel Celeron ose Core i3 dhe mes 2 ose 4GB RAM.

Kompani, Kuriozitete dhe lajme të tjera

Google në bisedime për blerjen e shërbimit për pagesa Softcard. Kompania Google thuhet se është duke menduar në blerjen e një shërbimi për pagesa. Për ketë kompani kjo nuk është diçka e re, kur dihet se posedon një shërbim të tillë të ngjashëm, por duke e futur ofruesin e pagesave NFC të njohur si Softcard në listën e saj, mund të jetë diçka edhe me e dobishme për Google.

Ja çfarë ka mbi ekranin e smartphonit tuaj. Nuk është lajm që smartphonet tanë janë të pisët, por këto foto do t’ju bëjnë ta pastroni smartphonin tuaj sa më parë. Simon Park, një lektor i bakteriologjisë molekulare në Universitetin Surry në Mbretërinë e Bashkuar, u tha studentëve të tij të merrnin mostra nga ekrani i smartphoneve të tyre dhe t’i vendosnin në pjata Petri. Ky veprim kishte për qëllim të tregonte papastërtinë e madhe që ka në telefonin e secilit dhe rezulatatet e këtij eksperimenti ishin të pabesueshme. “Ky eksperiment kishte për qëllim t’u tregonte studentëve për mikrobiologjinë e jetës së përditshme” tha profesori Park për The Huffington Post. “Në lëkurën tonë ka baktere të shumta dhe prekja e ekranit me gishta e kontaminon smartphonin me patogjenë.”

Prezantohen TOP Fjalëkalimet për vitin 2014. SplashData ka vazhduar traditën me prezantimin e fjalëkalimeve më të përdorur për vitin paraprak. Edhe kësaj radhe vazhdon të jetë në vendin e parë fjalëkalimi i famshëm 123456.

Rritet vlera të “Shazam” edhe për 30 milionë $. Krijuesi i aplikacionit Shazam tani më globalisht i popullarizuar për identifikimin e këngëve, sot ka njoftuar se vlera e kompanisë është rritur për 30 milionë $ duke e çuar vlerësimin total të kompanisë për më shumë se 1 miliard $. Përveç identifikimit të këngëve muzikore, duke përfshirë edhe këngëtarët, emrin e këngëve, etj. Shazam është po ashtu i integruar edhe në iOS kështu që mund të identifikoj edhe shfaqje televizive, po ashtu ka një desktop aplikacion ekskluziv për Mac, si dhe është i integruar në shërbimin Spotify.

Shazam

LG mohon problemet me G Flex 2. Procesori i ri i Qualcomm Snapdragon 810, nuk ka dalë akoma në treg, por kjo nuk i ka penguar thashethemet dhe lajmet që tregojnë se chipi i ri nxehet më shumë se normalja. LG G Flex 2 do të jetë një nga smartphonet e parë me këtë chip dhe kjo ka bërë që thashethemet të përhapen për problemin e nxehjes që çon në një performancë të dobët. Problemi i sipërpërmendur nuk prek vetëm LG G Flex 2. Dje në disa artikuj online u raportua se Samsung pasi testoi chipin Snapdragon 810, vendosi të përdorë chipin Exynos, me qëllim që mos të përdorte chipin e Qualcomm që nxehet.

Twitter lanson shërbimin Bing për përkthime të tweets-ave. Që një kohë të gjatë Twitter ka qenë duke testuar shërbimin për përkthime Bing të Microsoft-it, funksion ky që gjithashtu ka qenë në dispozicion për disa përdorues të caktuar gjatë testimit. Tani rrjeti social Twitter ka njoftuar se Translation Bing është integruar në Twitter dhe cicërimat (tweets) që nuk i përkasin gjuhës tuaj amtare automatikisht do të përkthehet.

Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE