Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Nga inovacioni me ekranin e dyfisht tё lakuar tё Samsung Galaxy S6 Edge dhe lajmet rreth shërbimeve Wireless tё Google, deri tek çanta që e mat peshën e vet, këto janë gjerat mё tё rëndësishme qё ndodhёn nё ngjarjen mё tё madhe botёrore tё teknologjisё mobile MWC 2015 nё Barcelonё nga data 02-05 Mars.

Ne nё Ameble, me kujdes kemi pёrcjell kёtё ngjarje, dhe jemi munduar sado pak qё tё sjellim tё dhёna qё mund tё jenё tё rёndёsishme pёr ju. Për tё gjitha këto lexoni mё shumё nё rubrikën Pajisjet e Reja

Vlerësime

LG G3 – Në shikimin e parë LG G3 është një bishë atraktive me disa kualitete që nuk mund t’i gjesh në tregun e telefonave të mençur. Ka dizajn të shkëlqyeshëm, ekran të mprehtë, kamerë shumë të mirë dhe përformancë të shkëlqyer.

LG G3 Set

A duhet ta konsideroni LG G3 si telefonin tuaj të mençur gjatë 2015? Ne e testuam se si qëndron puna me këtë të fundit, lexoni më shumë në vlerësimin LG G3.

Edutek

Nga kjo javё kemi nisur njё rubrikё tё veqant pёrmes sё cilës kemi pёr qellim qё njerzit tё familjarizohen mё shumё me boten e CISCO-s. Nё kanalin e Ameble nё Youtube mund tё gjeni videon e radhës nё tё cilën demonstrohet hapi fillestar rreth asaj qё duhet tё dimë rreth ruterave tё Cisco-s.

[youtube id=”1_fprPAiRc0″ width=”600″ height=”350″]

Pajisjet e reja

Samsung– Në Kongresin Botëror të Telefonave mobil 2015 i cili ka filluar të mbahet sot në Barcelonë, Samsung prezantoi dy modele të reja të gjeneratës Galaxy, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Modelet e reja Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, bazuar në dizajnin mbresëlënës dhe specifikave harduerike, padyshim do të jenë pajisjet më mira të gjeneratës Galaxy të krijuar deri më tani. Të dy modele janë krijuar me një kombinim të xhamit me metalin, duke sjellë një dizajn përkryer.

[youtube id=”raAoYFrIm0I” width=”600″ height=”350″]

Sony– Javën e kaluar kemi dëgjuar se smartphone-i i ri nga Sony, do të prezantohet në MWC 2015 dhe tani pikërisht Sony edhe e ka konfirmuar atë, duke e prezantuar modelin e ri Sony Xperia M4 Aqua. Sony Xperia M4 Aqua përmban një ekran HD 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselë dhe vjen me versionin e fundit, Android 5.0 Lollipop.

HTC– Siç është paralajmëruar edhe më herët, HTC sapo prezantoi modelin e ri HTC One M9 i cili bazuar në karakteristika harduerike si duket do të jetë një super pajisje e lansuar ndonjëherë nga kompania HTC. Modeli i ri nga HTC, HTC One M9 vjen me ekranin 5 inç Super LCD3 me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve i përkrahur nga procesori 8-bërthamor 64 Bit Qualcomm Snapdragon 810.dhe 3GB RAM memorie. Ekrani është i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 4.

BlackBerry-Në konferencën për shtyp në ngjarjen MWC 2015, BlackBerry prezantoi modelin e ri BlackBerry Leap, një pajisje e rangut të mesëm. BlackBerry Leap vjen me një dizajn të ekranit sportiv 5 inç HD i përkrahur nga procesori me dy bërthama Snapdragon S4 Plus me shpejtësi prej 1.5GHz dhe 2GB RAM memorie.

Lenovo– Në ngjarjen MWC 2015, e cila aktualisht është duke u mbajtur në Barcelonë, Lenovo ka prezantuar tabletin e ri Lenovo Miix 300 me platformën Windows 8.1. Lenovo Miix 300 vjen me ekranin IPS 8 inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga Intel Atom Bay Trail procesori dhe 2GB RAM memorie. Në pjesën frontale është integruar kamera frontale 2 megapikselë ndërsa në pjesën e prapme, kamera kryesore 7 megapikselë.

Kompani dhe Kuriozitet

Shikoni kanalet tuaja të preferuara të viteve ’70, ‘80 dhe ’90– Shpesh herë gjatë jetës, kemi nostalgji për gjërat e ndryshme, sikurse muzika, sporti, filmat, serialet, etj., çofshin ato të fëmijërisë apo të periudhave të tjera të jetës.

Një ueb faqe e lezetshme e quajtur TV i imi të viteve shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, ka bërë një punë të mrekullueshme duke ofruar një laramani të kanaleve nga përudha të lartpërmendura me përmbajtje të ndryshme. Në ballinën faqes shfaqet një televizor i kohës së vjetër, i cili në shikim të parë Ju kthen 20-30 vite mbrapa.

tv '80 1

Si funksionon kjo: Në anë e djathtë të televizorit janë të vendosura kategoritë e ndryshme,  sikurse, Filma vizatimorë, Filma, Muzika, Lajme, Speciale, Sporti, etj., ndërsa nën kategori është i vendosur telekomanda për ndërrimin e kanaleve, rritjen dhe zvogëlimit të zërit, etj. Tek televizori në pjesën e poshtme, janë të vendosura vitet, të cilat mund të përzgjedhin në mënyrë manuale.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: