SHPËRNDAJE

Për Ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë javës që e lamë pas, ne kemi bërë një përmbledhje të gjërave më interesante. Po ashtu rubrika edutek , që është dedikuar vetëm për Ju, është pasuruar edhe me një material interesant. Për më shumë, ndaheni 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të rejat e javës.

Edutek

Siç është përmend më lartë rubrika edutek  është pasuruar edhe me një material. Nëpërmjet këtij materiali “WiFi vetëm i juaji, apo edhe i të tjerëve?” jemi munduar t’iu informojmë se si mund të kontrolloni rrjetin tuaj WiFi, pikërisht të jeni të informuar se a është dikush duke e keqpërdorur sinjalin tuaj të internetit pa autorizimin tuaj. Shpesh herë, gjatë instalimit të sistemit WiFi, mund të mos merren parasysh hapat e sigurisë, duke vënë fjalëkalimet e lehta, të cilat mundësojnë qasjen e lehtë dhe të paautorizuar nga të tjerët duke keqpërdorur sinjalin tuaj të internetit. Si të informoheni se a është WiFi vetëm i juaji, si dhe të jeni në dijeni nëse dikush qaset në WiFi pa autorizim tuajin mund të lexoni më shumë në këtë edutek WiFi vetëm i juaji, apo edhe i të tjerëve?

Cilat ishin të rejat nga bota e smartphone-ve gjatë kësaj jave?

Paralajmërohet iPhone me ekran 4.8 inç. Spekulimet për iPhone nuk kanë të ndalur. Sipas informatave më të reja nga China Times të përkthyera nga BrightWire, Apple po planifikon të lëshojë dy modele të reja në treg, është fjala për iPhone 5S dhe një telefon më të madh “iPhone Math”. China Times thotë se iPhone-i më i madh do të vijë i pajisur me një ekran 4,8 inç dhe një kamerë prej 8-megapixel. Është thënë se ky smartphone do të debutoj në treg gjatë muajit qërshor së bashku me iPhone 5S.

Kanë filluar të shfaqen imazhe të reja të HTC M7 i cili do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 4.2 (Jelly Bean) me versionin Sense 5.0 i cili do të ofroj një pamje të re në “lock” për ekran, orë, ikona dhe gjëra të tjera të cilët janë ri-dizajnuara. HTC M7 do të jetë i madhësisë 4.7- inç (190×1080 pikselë) Full HD SoLux me 468ppi (pikselë për inç) , me procesorë 1.7 GHz katër bërthamorë Qualcomm Snapdragon. Kamera e pasme këtij smartphone-i do te jetë 13 MP me LED Flash dhe kamera e përparme prej 2MP HD. Një e veçantë tjetër e HTC M7 është edhe sistemi i zërimit “Beats” dhe bateria prej 2300 mAh.

Mozilla nxjerr smartphone-in e parë me Firefox Mozilla ketë javë të cilin e ka krijuar për zhvilluesit, për të inspektuar sistemin operativë të ri Firefox. Smartphone-at e ri Firefox janë te pajisur me ekran me prekje (touchscreen) HVGA prej 3.5 inç procesor 1 GhZ Snapdragon S1,  512MB RAM , 4GB memorie të brendshme, kamera 3 megapixel, dhe ka të integruar WiFi.

Samsung Galaxy S4 të zbulohet me 22 Mars? Sipas një gazete koreane Samsung do të organizoj një ngjarje në SHBA më datën 22 mars, dhe pritet që pajisja Galaxy S4 të vijë në dy ngjyra, të zezë dhe të bardhë dhe të shfaqët me mbushje wireless siç kemi raportuar edhe më herët. Për specifikat tjera që janë spekuluar për Galaxy S4 përfshijnë ekranin AMOLED 4.99 inç, procesorin e ri të Samsung-ut me 8 bërthama Exynos 5 OCTA, plus 2GB RAM dhe kamerën 13 megapixel.

Nokia ka konfirmuar lançimin e pajisjes së re Nokia Lumia 620 nga 31 Janar 2013, që i bie javën e ardhshme. Me çfarë karakterizohet Nokia Lumia 620? Është një smartphone me sistem operativ Windows Phone 8 nga Microsoft-i, me ekran 3,8 inç, 1GHz procesor dual-core, 512 MB RAM, 5 megapixel kamerë frontale, përkrahë teknologjinë NFC, 8 GB memorie të brendshme e cila mund të rritet deri në 64 GB nëpërmjet microSD kartelës. Pajisja është në dispozicion në gjashtë ngjyra: ngjyrë gëlqere e gjelbër, ngjyrë portokalli, ngjyrë të kuqe, të verdhë, të bardhë dhe të zezë. Çmimi i Nokia Lumia 620 në Evropë, fillimisht do të jetë 298 €.

Cilat ishin të rejat nga bota e tableteve gjatë kësaj jave?

Sony Xperia Tablet Z është njoftuar zyrtarisht dhe do të ketë ekranin 10.1 inç me rezolucion 1920 x 1200 pixel,  do të ketë të instaluar Android 4.1 Jelly Bean, procesor katër bërthamorë Qualcomm APQ8064 clocked në 1.5GHz, 2GB RAM, 32GB hapësirë për të dhëna, dhe gjithashtu do të posedon kamerën 8.1 megapixel. Sony Xperia Tablet Z është projektuar të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, dhe po ashtu do të përmban NFC, LTE dhe një slot për kartën microSD.

Çfarë kemi të reja nga Aplikacionet dhe Lojërat?

Sega ka futur lojën Kingdom Conquest II në dyqanet online AppStore dhe Google Play. Kjo është vazhdim i lojës se njohur Kingdom Conquest origjinal nga 2010-ta, e cila kishte më shumë se 3.5 milion shkarkime.

Kontrollori për PlayStation 4 do të ketë ekran me prekje. Se fundmi kemi dëgjuar shumë lajme dhe thashetheme rreth Sony PlayStation 4. Mirëpo të thënat e fundit janë rreth kontrollorit të PlayStation 4. Sipas burimeve të CVG-së, Sony do të përjashtoj kontrolloret DualShock, pavarësisht së sa të pëlqyera janë ato nga lojtarët. Kontrollori i PlayStation 4 thuhet së do të jetë ngjashëm si Wii U, me sensorë biometrik dhe ekranin LCD më prekje.

Përveç kontrollorit, kanë filluar të shfaqen edhe disa thashetheme për Sony PlayStation 4? A jeni të përgatitur për  Sony PlayStation 4? Thashethemet për modelin e ri nga Sony, tregojnë se do të ketë karakteristika mbresëlënëse; Memoria e Sistemit: 8 GB, Video Memoria: 2.2 GB, Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama), Porta: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet, Drive: Blu-Ray, HDD: 160 GB, Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.

Të reja nga rrjetet Sociale?

Vazhdon lufta në mes të dy gjigantëve Twitter dhe Facebook në bllokimin e shërbimeve. Një ditë pas lasnimit të aplikacionit Vine nga Twitter, Facebook reagon në mënyrë të shpejt duke bllokuar shërbimet e aplikacionit në rrjetin e tij social.

Informata, Biznese, Kuriozitete gjatë kësaj jave?

Duke filluar nga ora 18:30 nesër, me 28 Janar, do të fillon edicioni i dhjetë i BarCampTeatrin Oda në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Edicioni kësaj radhe do të sjellë para audiencës një përzgjedhje interesante të folësve dhe një ngjarje atraktive dedikuar pjesëmarrësve të WikiAcademy. Në po të njëjtën ditë prej orës 17:30 deri në 18:30, në po të njëjtin lokacion do të mbahet SpeedGeeking, një para ngjajre që do t’ua mundësojë aplikuesve në WikiAcademy marrjen e më shumë informacioneve, por mbi të gjitha edhe mundësinë për formimin e ekipeve atyre që ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Windows 8 Pro do të kushtojnë 200 $ nga muaji Shkurt. Në muajin korrik, lajmet ishin së çmimi për të përmirësuar (upgrade) Windows XP, Windows Vista, ose Windows 7 në sistemin e ri operativ Windows 8 Pro do të jetë vetëm 40 $. Kjo ishte një ofertë promovuese nga Microsoft e cila gjithsesi se nuk do të zgjasë përgjithmonë. Mirëpo nëse e keni në plan dhe ende nuk keni kaluar në Windows 8 Pro, atëherë më mirë të bëni atë para së çmimi të rritet. Keni kohë deri më 31 janar për të marrë çmim promovues prej 40 $, por pas kësaj pritet qe çmimet te ndryshojnë, sepse ka mundësi që të instaloni Windows 8 do t’ju kushtojë 199.99 $ ndërsa versioni standard Windows 8 do të kushtojë 119.99 $.

Instagram arrin 90 milion shfrytëzues aktivë në muaj. Instagram për herë të parë ka nxjerr disa shifra mbi përdoruesit aktivë mujor të saj. Sipas kompanisë, përdoruesit e tyre aktivë mujor qëndrojnë në 90 milionë. Me sa duket kjo është 10 % nga muaj dhjetori në janar. Kevin Systrom nga Instagram thotë se kompania “vazhdon të shoh rritje shumë të madhe në mbarë botën.”

Tanku spiun “iSpy” me kamerë në bord. Nëse jeni tifoz i flaktë në lodra që kontrollohen nga largësia (remote control) duke përdorur iPhone ose iPad, dhe nga tani keni një tank spiun me kamerë që quhet iSpy. Ky tank lodër është shumë interesant dhe i ndryshëm nga lodrat e tjera të kontrolluara nga largësia, sepse ka një kamerë të integruar pa tela (më WiFi). Kjo kamerë pa tela transmeton video në smartphone-in tuaj duke mundësuar kështu pamje nga tanku.

Yahoo blen portalin Snip.it në vlerë prej 10 milion $. Yahoo ka njoftuar zyrtarisht sot se ka blerë platformën Snip.it. Nëse nuk e dini, Snip.it është një platformë sociale që u mundëson përdoruesve të mbledhin imazhe, video, dhe artikuj tjerë në ueb dhe të ndajnë ato me botën, është themeluar në pranverë të vitit 2012.

Veshjet e printuara 3D ekspozohen në javën e modës në Paris. Në javën e modës në Paris (Paris Fashion Week), kompanitë e printimit 3D Stratasys dhe prodhuesi tjetër Materialise, kanë ekspozuar bashkëpunimin e fundit të tyre me printime 3D të cila përfshinë dizajne të veshjeve me copa 3D dhe qepje. Të dy kompanitë me printime 3D u shfaqën në krijimet e 11 dizajnëve të dizejnerit holandez Iris van Herpen. Si rezultat është dizajni që përfshinë të dy materialet e buta dhe të forta.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE